31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

POEZI nga Pjetër Nikolla, studiues, shkrimtar.

Paraprinë një thënje brilante!

”Jini sherbëtor të diturisë,
nëse doni vërtetë të jeni të lirë.”
¬Seneka.
BALLI I BUKUR ME TRU
Sinkronizim intuiativ i arteve,
Ndërthur natyrshmërinë e të bukurën,
E Bukura e Artit në harmonizim.
Thesar estetik i natyrës!
Poezia në figura letrare,
E Madhërishmja dhe Rebelja,
Metafora e sinteza, të etikës,
Pyllnajë mahnitëse agimesh!
Dhe arti modern, progresiv.
Lëkundet te deshtimi e suksesi.
Mistika mbi ndijimin dhe intuitën,
Lumë i pistë që bën artin të vdesi!

Mistika, tërsëllimë karnavalesh,

Balli i bukur me Tru.

Etika dhe natyrshëria racionale,

Në harmonizim e lartësi ideale!

“”””””””””””””””””””””””””””

NJE LUTJE ZOTIT!
Botuar në librin:”Mendimi Pleks Ylberët” ,
Tiranë 2018, f.118
PARAPRINE NJE THENJE E NJERZEVE TE SHQUAR!
Ne duhet të mësojmë të jetojmë të gjithë së bashku si vllezër,
ose do të zhdukemi të gjithë si budallenjë.”
¬Martin Luther King
TE LUTEMI O ZOT!!!
Zoti i madh, Zoti ynë!
Ki mëshire, na bën derman!
Gjithë mashtrimet po na vinë
Nga analistë e politikan!
S’ka ide, nuk ka mendim,
Plot shpifje e denigrim,
Lëshojnë spirancat në mohim!
Dëgjuesi pret qytetërim…
Tmerr u bë ky vendi im
Pa logjikë dhe pa fytyrë.
Çirren me kapilar të shqyer!
Si një det i errët nxinë.
S’merret vesh çfarë po ndodh!
Gjithë gënjeshtrat i mbledh shtypi,
Me paturpësi i publikojnë,
Televizionet kerma i mbyti,
Edhe varret po gjëmojnë!

Zot i madh, Zoti ynë,

Si na e shpike pafytyrësinë?!

Na gozhdove në dhimbje ferri,

Pse na polle djallëzinë.

Dhe gropose mençurinë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.