SHËRBËTOR TË MËKATIT
Kalojnë rrugët, kthesave duke ikur
nëpër terrin e natës si hije të fshehura,
ndërgjegje-vrarë në parzmë mbërthyer.
Meteorë të ndritshëm e përlajnë errësirën
tek shfaqin pamje me sy gjarpëri ndjekur.
Shërbëtorët e mëkatit nuk janë engjëj
ndonjëherë ngjajnë edhe me të krisur.
Adhurojnë terrin dhe nuk kanë frikë
të hedhin valle, madje sy-mbyllur
shkelin zemrën e tokës duke e ndrydhë.
Mandej, e gjakosin me mllefin e mohimit
me thonj bishash duke e grithur
(tempulli i braktisur)
“””””””””””””””
FJALA E PA THËNË
Fjala e pathënë është peng
ajo puthjes në akull i ngjanë
fjalës së pathënë merri diçka
se paku heshtjen
shpirtin e sajë
të shoqërojë kohën
që vetminë e vret
ecjeve në shtigje të braktisura varur
fjala e pa pathënë është memece
shteg i mbyllur në pyllin pa rrugë është
thuaje fjalën e pathënë
e heshtjen vraje
para se (ajo) ty të vrasë
(shkarpa)
“”””””””””””””
TI
rri urtë
e mos bëzajë
ti
plagëimja
e vënë kurrë rreshkë
e njomë
mbetur përherë
me lotin e dhembjes
e larë
që s’dite kurrë të teresh
(shkalla e diellit)
“”””””””””””
JERUZALEM
Jeruzalem,
vend i shenjtë
nga shenjtërit braktisur,
mbete qytet.
Çfarë iu duhet shenjtëria
atyre që vuajnë
dhe vdesin për tokën e vet.
Tokë e sh(tr)enjtë
veten ripërtrinë
e nuk mplakesh.
Të shenjtë e ke veten
të shtrenjtë e ke emrin,
shenjtërive qiellin ua le.
Jeruzalem,
qytet i shpresës
shndritur nga diell e hënë.
Ndërgjegja njerëzore
shenjtërit ngatrrestarë
do t’i përzejë.
Jeruzalem,
qytet i bardhë
i vogël për një…
për të gjithë (mjaft) i madh.
Jeruzalem,
Jeruzalem.
(tempulli i braktisur)