FAMILJA
Familja është e bekuar,
Babai, nëna, Vëllai, motra,
Atje ku rrinë të përqafuar,
Rreth e rreth zjarrit, tek votra.
Babai është shtylla e shtëpisë,
E mbron, ja pret rrezikun,
Ai ka forcën e Perëndisë,
Përballon hallet, nderon mikun.
Babai është vetë krenaria,
I prin karvanit dhe bajrakut,
Prej atij edukohen fëmija,
Me ruajtë nderin me pika gjakut.
Babai ështē përmendore,
Dhe kur s’është t’mbulon me hije,
Që të vogël të merr përdore,
Derisa të bën zot shtëpie.
Ngado shkon e ngado vjen,
Të ngre lart forca e zanit,
Porsi kënga me refren,
Thonë, ky është i biri i filanit.
Edhe jeta kështu vazhdon,
Si oshtima që merr shpatin,
I lumi ai që pērparon,
Kur i biri e nderon t’jatin.
Nëna është perëndeshë,
Është ëngjëll, nderi i shtëpisë,
Të përkëdhel, të buzëqesh,
Jetë e dashuri i jep fëmisë.
Nëna është krijesë e shenjtë,
Shpirtin jep fëmijët t’i ndrisin,
Është e dashur dhe e drejtë,
Nderon familjen dhe fisin.
Nëna është si mbretëresha ,
Që e mbledh në zgjua bletën,
Nëna është vetë hyjnesha,
Për fëmijë t’vet jep edhe jetën.
Nëna e ka zemrën e madhe,
Oh, sa vuan fëmijët t’i rrisin,
Nëna s’pyet aspak për halle,
Të mjerët ata që e braktisin.
Nuk ka kund si zemër nëne,
E kulluar, e gjërë sa qielli,
Të mbështjell me dritë hëne,
Dhe të lanë me rreze dielli.
Përballon të ligë e stres,
Zemra e nënës zjarr e hekur,
Të mjerë fëmijët kur nëna vdes,
Një pjesë zemre ju ka vdekur.
I lumi ai që ka vëlla,
E ke shok e ke mik,
Pasuri më të madhe s’ka,
S’të le vetëm asnjë dekik.
Vetë Zoti të ka bekue,
Të bëhet tra, të bëhet shtyllë,
Të mbron si një drague,
Të ndriçon si një yll.
Të mbështet, të afron,
Të ngre lart deri në re,
Më tepër se veten të don,
Kur ke vëlla, botën ke.
Kur ke vëlla je i bekuar,
Dhe është më i madhi bekim,
Kur ke vëlla je më i zgjuar,
Kur ke vëlla je më trim.
Kur ke vëlla ke lumturi,
S’je i vetëm, je vetë i dytë,
Kur ke vëlla s’njeh vetmi,
Kur ke vëlla të qeshin sytë.
Dhe kunata me peshë në votër,
Nderim për rolin që ka,
Kunatën e ke si motër,
Ajo kunatin e ka si vëlla.
Kur shkojnë mirë janë si zoja
Nderojnë veten dhe shtëpinë,
Kur shkojnë keq sjellin pasoja,
Dhe e minojnë harmoninë.
Shpesh kunatat zihen,shahen,
Njëra – tjetrës fjalë i qesin,
Kurse vëllezërit kurrë s’ndahen,
Vëllezër janë e vëllezër mbesin.
Kur ke vëlla s’e njeh frikën,
Vëllezërit kanë madhështinë e vet,
S’guxon kush ta bëjë të ligën,
Kur ke vëlla je mbret mbi mbret.
Motra është tepër e çmuar,
Motra është margaritar,
Motra është krijesë e bekuar,
Është thesar e mbi thesar.
Motra ndrin si rrezja e diellit,
Të rrethon me dashuri,
Porsi ëngjëll që zbret prej qiellit,
Të jep jetë e gjallëri.
Motra shpirtin ta mban nxehtë,
Të shoqëron nepër udhëkryqe,
Vëllai pa motrën është i metë,
Motra për vëllain bëhet qyqe.
Kur ke motër qesh shtëpia,
Ta njomë truallin porsi vesa,
Motra është nderi, krenaria,
Ta mbushë shtëpinë me nipër e mbesa.
Të krenojnë nepër e mbesa,
Të duan fort, të nderojnë,
Të gjitha streset t’i fshinë fshesa,
Kur të puthin e të përqafojnë.
Mos e humbësh këtĕ mrekulli,
Se do e ndiesh veten të huaj,
Po të mungoi kjo dashuri,
Të kanë munguar fëmijët tuaj.
Motra është me tepër vlerë,
Është pasuri mbi pasuri,
Motra të don pa ndërprerë,
Dhe asnjëherë s’të mban mëri.
Motra të ka si zemër t’veten,
E shtrejtë, e ëmbël si sheqeri,
Kur ke motër, ke gjithë jetën,
Je i rrethuar nga ylberi.
Baba,nënë, motër e vëlla,
Kur i ke pranë të lumturojnë,
Askund në botë si këta nuk ka,
Kur i ke larg të varfërojnë.
Mendja prej tyre s’të hiqet,
I don fort si sytë e ballit,
Larg tyre shpirti të digjet,
Veç jeton ashtu prej hallit.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data. 29. 04. 2022.
“”””””””””””””””””””””””””””
SHOQËRIA
Atje, kur t’keqen ta çon Zoti,
O i qëllon ashtu halli shtëpisë,
Sikur të ishte njeri i joti,
I drejtohesh dhe kojshisë.
I rrallë zakoni i Shqipërisë,
Hapet lajmi si vetëtima,
Kur të vdes njeriu i shtëpisë,
Të nderon e gjithë krahina.
Me dhimbje të ngushëllojnë,
Me ditë të tëra pranë të mbesin,
Të përkrahin, të ndihmojnë,
Derisa ta kalosh stresin.
Atje, sa herë lindë një fëmijë,
E merr vesh i gjithë mileti,
Është vërtetë një mrekulli,
Gëzon katundi e qyteti.
Atje ku macja dhe qeni,
Të duan fort, n’prehër t’hidhen,
Atje ku pulat a çdo lloj shpendi,
Rreth e rrotull teje mblidhen.
Atje ku jeta qesh, gjallon,
Dhe kafshët të duan, të njohin,
Gëzohesh ti kur i shikon,
Të vinë pranë kur të shohin.
Të bëjnë shoqëri, nuk largohen,
S’braktisin kurrë shtëpinë,
Të përkëdhelin, të fërkohen,
Dhe ta tresin gjithë mërzinë.
× × × × ×
Sa i dashur është shoku,
Sa i çmuar, sa peshë ka,
S’ta do t’keqen as qime floku,
Të nderon, e ke si vëlla.
Kur e ke pranë, një mrekulli,
Ke një siguri më shumë,
Të përkrahë me bujari,
Më i qetë flë gjumë.
Të ngroh, të përshëndet,
Mendon vazhdimisht për ty,
Të jep shpresë, të mbështetë,
Shoku i mirë, si drita në sy.
Shoqja është ëngjëll me fletë,
Është dashuri mbi dashuri,
Shoqja është si motra vetë,
Të jep nder e krenari.
× × × × ×
Miku është një shtyllë e fortë,
Pikëmbështetje e sigurtë,
Miku, mirë se vjen të thotë,
Me zemër të madhe, jo të ngurtë.
Kur e ke jetën në rrezik,
Atëherë miku e tregon veten,
Atëherë miku vjen me vrik,
Përgatitet me dhënë jetën.
Kur miku është tamam mik,
Është më e madhja pasuri,
Më mirë një mik se një çiflik,
E thotë populli me gojën e tij.
Po qe ngushtë, ta qanë hallin,
Me bollëk ta jep dorën,
Kapërcen lumin e zallin,
S’pyet për ngricën, as për borën.
Kalojnë muajt, stina e moti,
Po i lë këto, ke dënuar veten,
Të ka dënuar vetë Zoti,
E ke nëpërkëmbur jetën.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data. 25. 04. 2022.