= SOT NJË THIRRJE MË ZGJOI NGA GJUMI !==
===================================
Sot një thirrje më zgjoi nga gjumi
Më erdhi si sirenë e anijes në det
Më erdhen fëmijet me krah pëllumbi
Malli per prindin shumë i kish djeg!
Po ku je gjumash o detar i dallgëzuar
Dikur per jastek kishe venë pagjumsinë
Dikur unë para Yllit drites isha zgjuar
Sot ditë e natë bashkë me gjumin rrimë!
Eh, mosha dhe jeta sa ka ndryshuar
Nostalgji, kujtime per atë kohë më vijnë
Si trima krekoseshim dallgë duke shaluar
Sot trimëri e madhe se në shtëpi rrimë!
Çdo ditë e du, e pres një sirenë anije
Të më thërras per lundrim si at’herë
Të shkoj si zgalem si burrit i ka hije
Të ndjehem gjallë,dimrin ta kthej pranverë !
Dhe do vijë ajo ditë, do të vijë e di
Dhe mos qofsha unë ka detarë të tjerë
Se sa të ketë diell, sa të ketë perendi
Do të lulzoi jeta si lëndinë në pranverë !
Mëhill Marku
Shëngjin: 02.04.2020 11:11
KARANTINA SI SPIRANCA !=====
=======================
Karantina se si më ngjanë
Si dikur kur rrinim në spirancë
Nendetsen,anijen matnim me pëllambë
Herë në detin e trazuar e herë me bunacë.
Dhe ahere kur rrinim në mes detit
Veç me dylbi e shikonim shtëpinë
Shpesh zemra sa s’plaste prej mllefit
Dhe digjeshim nga malli per fëminë !
Më ngjanë dhe me lundrimet e gjata
Tek rrinim shumë ditnet në thelĺësi
Harronim cila është dita, e cila nata
Virusi luftë ahere na kishte perpi !
Sot gjithëçka seç ka ndryshuar
Topa,raketa,silura gryken kan ulë
Armiku virus sot na ka pushtuar
Superfuqitë janë struk si një pulë!
Thellësitë e errta na kishin zvetnuar
Meraku per fëmijet na kishte tharë
Kur dilnim në siperfaqe ishim të hutuar
Na dhëmbnin sytë diellin per ta parë !
Karantina sot si spiranca aherë
A si lundrimi i gjatë me javë e ditë
Alarmi ahere na trokiste në derë
Sot virusi te dera na ka zënë pritë!
Si na shkoj jeta në luftra perherë
Sa me virusa e armiq imagjinarë
Tokë e det i mbollem me bunkerë
Shtëpitë në kala per virusin vrastarë !
Kanë kalue shekuj, kanë kalu breza
Çdo ditë nga një luftë tuj ba pa nda
Do dal ylberi per ne pas reve të zeza
Jemi bij të Kastriotit me shpirt flakada!
Karantina: lundrim e spirancë më kujtoi
Tek shtynim ditnetet si dallga dallgën
Si gjithëmonë dhe kjo e keqe do kaloi
Të qendrojmë që të kemi të vogel plagen !
Mëhill Marku
Shëngjin: 01.04.2020 08:58
== A KA PER ZEMREN KARANTINË ?!====
===========================
Ditet kalojnë rradhë, rradhë
Kujtimet shkojnë e vijnë
Herë na vijnë si një pulbardhë
Herë si zgalem në fluturim.
Kështu siç jemi të mbyll në shtëpi
Veç zemra si zog i lirë fluturon
Fluturon kujtimeve gjerë në rini
Dhe kthehet e në gjoksin tim pushon.
Dhe më thoni a ka zemra karantinë
Unë s’e besoj, ju më jepni një mendim
Ajo shetit nga s’e shohin, s’e dinë
Zemra ka karantinë veç shpirtin tim!
Mëhill Marku
Shëngjin: 31.03.2020 20:35