24.05.2021 Autori : Pjetër Ndrecaj
“”””””””””””””””””””
Këto me pelqejn mu
Ja mora mamit
Pak me i provue
Kur kërcasin taket
Sa ahumë i dua
Zhurma e takeve
Me ka rrit mue
Qysh në djep
E vogël
Taket me shoqërojn
Por me to
Jam mësuar
Melodija e takeve
Aq gjat më shoqëron
Sa veshi im
Këtë melodi e mësoj
Tani që u rrita
Vetë do provoj
Këpucën me take
Shumë e dashuroj.
22.05.2021 Autori: Pjetër Ndrecaj
“””””””””””””””””””””
Puntore si ti
Në bot shumë pak ka
Fluturake më të bukur
Vështir mundësh me pa
Stilin dallendyshe
E njef një dynja
Folen në çdo vend
Me shpejtësi e ndërton
Aty bëre vez
Rrite të vegjlit tu
Të gjith të shëndetshëm
Si len me u anku
Ju sjelle ushqime
Të gjitëhve me radhë
Punës së rënd
Me sqep i bën ball
Në shtepin time
Mirëse ke ardhë
Ti qofsh e bardhë
Këtu ke vend
Të lirë përher
Me gëzim të presim
Në çdo pranver
Cicërima e zogjvet tu
Ne na gëzon
Në çdo her.
18.05.2021 Autori : Pjetr Ndrecaj