O NËNË, O BABË, MË PRISNI
Ja erdhi behari edhe këtë vit
Erdhi korriku i shumëpritur
O nënë,o babë,më prisni
Vij me mall të zhuritur.
Kur të fus këmbën në oborr
Do bërtas sa të tundet dynjaja
Dhe nuk do më vij aspak zor
Se mallin se shuan dot paraja.
Nuk ka asgjë më të bukur në jetë
Edhe pse sytë më mbushen me lot
Kur nëna dhe babai në derë të pret
Atëherë je më i lumturi në botë.
( Pritja ketë vitë do jetë më e gjatë )
“””””””””””””””””
Sa shpejt edhe koha kalon
U bënë muaj mikun pa e parë
Edhe pse afër meje jeton
Hallet e brengat na kanë ndarë.
Mora rrugën për t’i bërë një vizitë
Nga gëzimi na u mbushën sytë me lot
Eh… si erdhi sot kjo ditë
Dhe të gjallë s’u bëmë tok.
U kënaqëm e qeshëm me lot
Nën shkëlqimin e yjeve plot vezullime
Ah,të mblidheshim mijëra herë si sot
Dhe të zgjonim kujtime.
“”””””””””””””””””””
Në sytë e tu lexoj ndjenjat e shpirtit
Aty shikoj të madhin oqean
Stinët më të bukura të vitit
Aty brenda,gjitha bukurit janë.
Shikimi yt më merr me vete
Dhe fluturoj si zogu i pyllit
Të vij tek ty si valë në dete
Të rri tek ty në cep të syrit.
“””””””””””””””””
KUSH TË FOLI KEQ PËR MUA?!
Kush të foli keq për mua,oj?!
Dhe më hodhi kaq shumë faj?!
Ato si qas,si afroj
Më vrasin zemrën skaj më skaj.
Kush të foli keq për mua,oj?!
Kush foli keq për mua?!
Veç një gjë për ty pranoj
Që të desha dhe të dua.