“”””””””””””””””””””
Në trenin e dashurisë
Ah, si i prisja gjithë ankth, ata trena,
Me orë të tëra por dhe gjithë kënaqësi,
Sa shpejt më mbushej boshllëku i shpirtit,
Kur në qoshe shfaqeshe e buzëqeshur, ti.
Sa shumë puthje të ëmbla ti më dhuroje,
Që nga takimi ynë e deri në tjetrin stacion,
Për dreq trenat ecnin aq shpejt,
Pasqyrë e shpirtit tim, sot po i kujton.
Asnjëherë nuk na u nda, koha gri me shi,
Edhe ditën e bekuar kur ne shkuam, larg,
Breg-oqeani zjarrin e ndezi,
Eh, buzët nga puthjet na u bën, plagë.
Sa shpejt që vrapoi koha ndër vite,
Të bukurat ato ditë që pas nuk kthehen, më,
Dashuria që lindi veçse nga shikimi,
Në një stacion treni të heshtur nën zë.
Piktura në shpirt murosur të ngelet përherë,
Si plagë e pashërueshme lënë nga dashuritë,
Mes kujtimeve gjendesh, ëndrra prishur,
Eh, veç me lotë dhimbjeje ato i vadit.
Marë nga vëllimi i 3-të me poezi.
“Duart e shtrira mbi re”
AUTORI@Ylli Toska!
“””””””””””””””””””””
Udhëtim mes ëndrrave
Si plak i moçëm mundohem të gjykoj ndonjëherë
Mendoj se nga erdha dhe sa rrugë kam përsëri
I ulur mbi një sënduk të vjetër në derë
E dredh një cigare duke kërkuar sado pak qetësi.
Oh, sa ëndrra thura për jetën ditë e natë
Dhe sa të tjera ma prishnin çdo lumturi
Mes vorbullës udhëtova për tek yjet fillikat,
Sa herë që bija brenda me të ëmblën dashuri.
E bukura s’m’u nda asnjëherë në rrugën time,
As në ëndrrat e natës dhe as në realitet
S’e di kë zgjova mes më të mirave në vite,
Oh, sa herë gëzoja, gjumi nuk më vinte për qamet.
Nuk harrova kurrë që të ëndërroja, për jetën
Dhe kur isha zgjuar, eh, nuk flija aspak
Me ato më të bukurat nëpër labirinte shkoja,
Diku lart tek yjet në ndonjë vend abstrakt.
Po jeta reale ishte shumë herë më ndryshe ditëve,
Lëngon shpirti nga dhimbja e nuk gjen qetësi,
Më e ëmbla ndjenje kur bëhej si mjalti,
E gjen thellë zhgënjim kur prek një dashuri.
Eh unë plaku i ri ç’po them këtë agim i përhumbur,
Shumë përralla dhe ëndrra pa ndjenjë e dashuri
Sa herë preka gëzimin në jetën time të mardhur,
U shfaq e liga nga hiçi, me përpinte sikur, fati i zi.
Por lotët s’e lanë pikturën në shpirt të gdhendur
As koha e gjatë ndër vite plagët s’i shëroj dot,
Qëndrova në këmbë dhe vazhdova rrugën pa kthim,
Sa pak lumturi ka jeta, oh, ëndrrat e mia sa kot!
Eh, çohem sërish dhe eci ngadalë, ngadalë.
Se jeta më lodhi, edhe pse nuk jam aq plak tani,
Do sosem një ditë mes të vdekurve do kërkoj falje,
Për jetën e ëndrrat, për ty, o e ëmbla dashuri.
Marë nga vëllimi me poezi
” UDHÈTIM MES ÈNDRRAVE “
AUTORI,@ Ylli Toska,!