Malësorët e mi të dashur…
Kini mëndjen e më ndegjoni.
Tu i fry zjarrit …
Asgja s’fitoni…
Leni njërëzit në halle të veta
Së do të dal një dit e drejta
Me benzin mos e ndalin zjarrin .
Së gjitha t’zezat në shesh do dalin.
Nuk vjen kush më t’vjell nga larg …
Pa e pas hieksin ngat..
Nuk është vrasës vetem dorasi…
Vrasës është ma shum gergasi…
Nëse i doni njerzit vertet
Ka mënyrë tjera afër m’ju gjet…
Më i marr gjërat urt e qet
Së më një fjal vret një mijë vet.
Në kuvend me u shtru me malet .
Më urti çdo gja do falet.
Shumë jan vra e shumë kan vdek
Po dhe sa shumë jan falë n’kyt jet.
Mirëkuptim dua të keni.
Jem shqiptar të gjith t’një vendi.
Në vende t’hueja ligjin se ngasim.
Në vendin ton gjithça po çarsim.
Ju baj thirrje o njerëz të mirë.
Ma shumë mëndjes ju me i thirr.
Mos nxitni luft e as dhunë .
Se nuk del askush i fituem.
Mos shitni mën pa i pas…
Së i merr njerzit n’pik të qafs.
Prej nga larg të gjith po flisni…
Po realitetin nuk e dini.
As unë vet vertet se di.
Po ju baj thirrje me qetësi.
Matni fjalt mos nxitni sherr…
Së dhimbja shpirtin njerzve ua merr.
Nëse ju ftojnë me ju dal zot…
Ju si flisni nuk shkoni dot…
Koh mizore dhe e pashpirt.
Pa pik dhimbjet të hell në prit.
Ti fik dritat ti shuan ëndrrat.
Mbet në errsir vetëm
Me rrënat.
Koh mashtruese pa qëndrës.
Ëndrrat njerëzimit ja le n’harres.
Eeeee more njerëz mbanju e mos qani…
N’kyt koh me re gëzon veç satani
Koh djallëzore me ëndrra të çartme.
Njerëz të lollun e të pa fate.
Duan të ecin e të vrapojnë.
Ç’të bëjnë të mjerët s’kan ku të shkojn.
Kan mbet pa shpres e pa kurgja
Shqiptari i vorfen e gjithmon tu qa…
Po i shkon jeta veç tu vrapua…
I namur nga zoti asgja mos më gzua.
Ëndërroj parajs mu m’kam e me ec.
Mëndoi se si ai…jan t’gjith të sinqert.
E gënjej ëndrra që pati pa dikur.
Ja muar stuhia …më gur e me drur…
…..Drita Dekaj
“””””””””””””””””””””
Ka dhimbje e plag qe
shpirtin ta vrasin…
Ka dhoj e dhoj njerëzish.
Që me këmbë duan të shklasin.
Nëse të dhëmb shpirti.
Mëndoju për një çast.
Kush ta trazoj plagën.
Afër mos e qas…
Nëse do qetësi rriju
larg belave.
Njerëzit e pashpirt
nuk kan gajle se u vrave…
Eh more njeri…
Nëse do rrish vertet i tidh.
Mblille e shtrylle dhimbjen
Të vadis lulet që të mbijn.
Se pas çdo furtune
Do të dal dhe dielli
Nëpër shpatë e lugje
Do shëndris ylberi…