BOTA SOT
Bota sot nuk është sikur dikur
Kur unë isha e vogël
Lulet ishin më ndryshe
Malet ishin të gjëra
Fushat të mbuluara me ngjyra
Qielli ishte shumë largë
Dielli lindte herët
E hëna vinte vonë
Dita ishte e shkurtër
E nata ishte shumë e gjatë
Lodrat ishin të bukura
Të thjeshta e pa asnjë çmim
Më gurë e dru sebashku
Më shoqe e shokë të klasës
Shiu nuk më lagu kurrë
Dielli nuk më djegu asnjëherë
Era mˊi muar mendimet
Bashkë më fëmijërinë e lumtur
Bota sot nuk është më si dikur
Mungon fjala e mungon besa
Nuk ka më lodra të thjeshta
Nuk ka më lotë si dikur
Buzëqeshja është e forzuar
Të natyrës ka shumë pak
E dua botën e kaluar
Jo një botë sikur sot.
NË ATA SY
Në ata sy si lumwnj
Kur era i ledhatonte
I humba ëndërrat e vjetra
Kur dielli perëndonte.
Erdhi ajo ditë
Për mos të shkuar më
Ulur afër teje
Për tregime të reja.
Ata sy kur i pashë
Nuk besoja asgjë
Ku e merr atë fuqi
Që loti mos të bie.
U përmbajte aq bukur
Hyre në shpirtin tim
Për mos të dalë kurrë më
Të rri aty deri në pafundësi.
Syri flet vetë
Edhe kur nuk ka lot
Syri buzëqeshë
Edhe kur sˊka gëzim.
Syri qanë
Edhe nga lumturia
Syri shikon larg
Edhe si fotografia.
PASQYRA
Në mëngjes herët
Të shikova
Ika shpejt mbrapa
Në pasqyren time.
Kush ishe ti
Unë vetes i thashë.
U ktheva sërish të shikoj
Më buzëqeshe aq ëmbël
Atëherë të njoha ty
Fytyra e bukur hyjni.
U gëzova shumë kur të pashë
Të buzëqeshur e të lumtur
Tˊi besoj pasqyrës time
O fytyrës tënde të bukur.
Të ktheva në anën tjetër
Por s’të dola më përpara
Deshta të kujtoj të buzëqeshur
Jo më lotin në faqe.
Atëherë s’të deshta më ty
Pasqyrë e mjerë pasqyrë
Deshta atë fytyrë të bukur
Kur e pashë atë ditë në natyrë.
Mos eja më këtu
Rri aty e mjerë
Bukurinë e saj
Ti nuk e prish dot.
Një pasqyrë e thjeshtë
Një fytyrë hyjneshë.
MBI RE TË BARDHA
Mbi re e pashë botën
Në sy të engjëllit tim
Në botën tënde
E bukura jetë.
Ma more mendjen
Edhe frymën
Ato ëndërra të bukura
Të fëmijërisë.
M’u duk një lodër
Kur lart qëndrova
Një ëndërr e gjatë
Në natën e shkurtër.
Era as dielli
Nuk zënë vend askund
Veç retë e bardha
Të buta si pambuk.
Deshta të eci zbathur
Mbi juve
Ta shijoj ndjenjën
E butësisë.
Erdhët e shkuat
Ndër këmbët e mija
Nuk më lagët
As në ditët e vështira.
Disa yje më bënin dritë
Nuk mjaftuan
Ta letësojnë këtë shpirt.
E pres diellin
Dhe ditën e bukur
Ato rë të bukura
Mbi ballin tim.
Në muzgun e thellë
Të prita edhe sot
Mos u nguro
Dikë të ma përqafosh.
Është engjëll i butë
Të ti pushon
Malli e dhembja
Dëshirën ma plotëson.
Të lutem shumë
Si në perëndi
Merrja atë dorë
E ledhatoja për mua.
I thuaj një fjalë
Të bukur nga unë
Ta mendoj e kujtoj
Gjithmonë.
Mbi retë e bukura
TI ENDE JE
Kur të kërkova
Ti ishe aty
Ti ende je
Aty ku të lashë.
Këtë se dita më herët
Por mirë që e kuptova
Më prite për ditë
Më prite si më parë.
Nuk i harrove ditët e bukura
Ato buzëqeshje plotë mallë
Më mungove tepër
Por nuk të thashë kurrë.
E humba veten time
Por ty edhe më shumë
Nuk deshta të lëndoj
Nuk deshta të të harroj.
Nuk deshta ta kthej shpinën
Nuk deshta të bëj më lotë
Lotin e vëra unë
Nga malli për ty.
Nuk i tregova askujt
Por e mbajta në gji
Ti rreze që ndriçon
Edhe kur bie shi.
Nuk ta dua të keqën
Pasha atë perëndi
Ti ende je aty
Ku duhet të jeshë.
Në kujtimet e bukura
Në mendimet e duhura
Kur unë të kërkoj ty
Ti je në gadishmëri.
Një fjalë të mirë të ma thuash
Për të më ndihmuar
Rri aty ku vendin e ke
Në kopshtin plotë lule.
Në ëndërrat e mija
Miku im i dashur
Ti ende për mua je.