10.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Shkurt 2026

Poezi nga poetja Jeti Joulia Clk

Gëzuar Shën Valentin !

Çdo kush, rrend në këtë ditë
sa më shumë, të shpreh dashurinë.
Ndaj sot muza ime, je ti dashuri
je ti universi im, frymëmarja, agu, dielli im.
Gëzuar Shën Valentin, urojnë të gjithë
me dhurata modeste, buqeta lulesh, apo ndonjë suprizë
çdo kush sot zgjedh një mënyrë, njeriut të zemrës ti shpreh dashurinë.
Në më pyetsh, ç’dhuratë më pëlqen
mbi gjithë universin dashuror,
unë do të zgjidhja, që
ty çdo çast të të kem prezent
jo vetëm në Shën Valentin, por çdo çast, ditë, muaj, vit shpirti im.
Të dua ditëve të mia të vështira, kur ndjej dhimbje, kur lëndoj
të dua prezent, dhimbjen ta përgjysmoj
në supin tënd të gjej forcë, pak të pushoj.
Të më bëhesh shoku im, i dashuri, apo prindi im
në çdo disfatë, zhgënjim
të dua dhe në gabim
dhe kur grindemi të dy..
në çdo moment të dua prezent shpirti im.
Mirësisht, të më buzëqeshësh
ëmbël, shikimin të më hedhësh
të më përkëdhelësh
me nostalgji, të më përqafosh
në ëndrrën tonë dashurore, gjithmonë të më shoqërosh.

Kjo ishte dhurata , që dua të më bësh

është betimi jonë , për të qenë prezent

jo vetëm në Shën Valentin, por çdo dit muaj e vit përgjithmonë!

Amijete Çollaku!

“””””””””””””””””

Gëzuar Pavarësinë e Kosova jonë!
Fry moj erë e dardanisë
sillna, flladin e lirisë
shpalos, flamurin e Pavarësë
me gjak shqipesh vaditë
gjurmë lulkuqesh, simbol i lirisë.
Vish vellon, me shumë ngjyra
sot feston, gjithë shqiptaria
gëzon nëna e fëmija
gëzoni vëllazën e motra
në konak, ashtë shtrue sofra
gjëmon çiftelia e lodra
Pavarësinë, gëzon Kosova.
Qielli, rretë e zeza ka pastrue
mbi ta, ngjyra t’ylberta ka pikturue
me shkronja t’arta, rrugën e lirisë ka shtrue.

Si parajsë lulesh, pranvera vjen

aromën e fitores, sjell

lot gëzimi, prej syni rrjedh

sot Kosova e Pavarur ka festë.

Gëzoju kësaj dite, moj trimneshë

moj Nanëloke sokoleshë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.