13.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Poezi nga poetja Lebibe Zogiani

Shkruar nga Çun Lajçi,publikoje z.

Lebibe Zogiani

Shqipnisë sime t’luhatun!

Kur dridhesh ti,
Ne s’bajmë gjumë Shqipni,
se tutemi po vdes
e rrajë jetimash mbesim…
Të duem edhe kur vërshohesh ujnash,
edhe kur digjesh zjarresh,
edhe kur mallkohesh nesh,
kur luhatesh,
dridhesh e përkundesh tërmetesh,
si zogj t’futemi n’gji
e lutemi vetëm ti t’mos vdesish…
Ne, s’bajmë gjumë kur ti dridhesh,
se veç Ty t’kemi Shqipni!
2
Rrajë t’forta ke moj Shqipni,
ato kurrë s’t’u dridhën ,
as kur t’përpimë kosovarqe,
as kur t’vërshuem çamërisht,
as kur t’vramë me ikje…

Zemëra kurrë s’t’u thye
as kur u pehate regjimesh,
as kur u dridhe zotnash,
as kur mortajash lëngove,
Ti, dhimbjet na i more
e s’vdiqe,
se ne u lutëm për ty…

Ti, s’na len m’u dridhë Shqipni,
kur mbesim gërmadhave,
kur qajnë fëmijët e cijasin qentë
na merr ngrykë dashunisht,
na përkund n’gurin e gjinit
e s’na len me vdekë,
se nanë t’kemi vetëm Ty…

Çun Lajçi,
Prishtinë, 27.11.2019

E DUA NJË BOTË ME ZEMËR FËMIU

E dua një botë
ku heshtet fjala e idhët
i mbyllen dyert
thashethëmeve
urrejtjes
xhelozisë
Një botë ku dëgjohet
vetëm fjala e zemrës
E dua një botë të pagjakosur
ku dëgjohet kënga
ku ndjehet loti
dhembja
gëzimi
E dua një botë
pa krisma
pa lot nënash
e britma fëmijësh
E dua një botë
me një prehër më të ngrohët
ku dëgjohet përralla
lexohet libri
nga prindi
nga gjyshi
E dua një botë
me më pak dhoma të mbyllura
me duar më të buta
se hekuri
më të ngrohët
E dua një botë
me me shumë takime
përqafime
pranë burimeve e krojeve
cicërrimave të zogjëve
blegërimave
E dua një botë
pa ndarje
pa ikje nga mëmëdheu
nga vendlindja
E dua një botë
ku s’paku fjala e shpirtit
të thuhet pa frikë
në çdo shtëpi
dhe kudo në botë
të guxohet të jetohet i lirë

E dua një botë me zemër fëmiu

Lebibe Zogiani

ME TY ZOT E KISHIM ATDHEUN

Na deshe pa hile
President
Na mungon
buzëqeshja jote hyjnore
Bekimi yt
Në duar tua
askush nuk mundi
të na ndajë
Zot e kishim Atdheun
qanim e qeshnim
bashkë….

Lebibe Zogiani

DIKUSH JETON PËR T’MOS VDEKUR KURRË

Dikush vdes
edhe sa është në jetë
Jetë e quan
të bie gjum
e të zgjohet në mëngjes
pa i vënë vetes asnjë qëllim
Dikush jeton
edhe pas ikjes nga kjo botë
Jeton për t’mos vdekur kurrë

Kemi jetuar kot
thoshte gjyshi im
nëse nuk ua lëmë pak dritë
besim në jetë
atyre që janë e ardhmja jonë
Shpresa e Atdheut
njerërzimit
Lum kush jeton
në veprën që lë pas vetes
Ishte urimi i tij i çdo mengjesi

Lebibe Zogiani

DASHURITË E MËDHA SHENJTËROHEN.L'immagine può contenere: 2 persone

A nuk mjaftojnë

njëzet e pesë vite jetë

të Gjergj Kastrotit

luftë e shenjtë për liri

për t’u bindur

se ishte i dërguar

nga vet zoti

dhe e kemi sot Shqiperinë

Lebibe Zogiani

RINIA SHPRESA E ATDHEUT

Atdheu eshte i te rinjeve
I së ardhmes se tyre
n’trojet e veta
që ua lanë të parët
Mbrojtur me gjak
për të mos i lënë udhëve të botës
Fati e atdheut jane studentet
Profesoret
Mësues e poet
Ata që ua mësuan dashurinë
për atdheun
Ata që ishin mësues të dashurisë me shekuj
Atdheu në duar të atyre
që e duan
Atyre që i bëhen dritë udhës së Kombit
Të paprekurëve nga interesat e partive
Atyre qe para çdo veprimi
u kujtohet Kruja
Vlora
Prekazi
Reçaku
Atyre që mbi te gjitha fete
dhe partit kane fatin e Atdheut
Atyre që ishin shpetimi yne
brez pas brezi
Atyre që ndjejnë
dhimbjen dhe dashurinë
para çdo nteresi

Labibe Zogiani

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.