“”””””””””””””
MUNGESÈ
Më lodh pa masè mungesa jote,
Arratisem kohève ku rrugètuam tè dy
Sytë e tu kërkoj udhëve të asaj bote,
Sytë e tu jeshil, marrë nga degè ulli.
Herë m’kthesh nè fllad, herë nè erë tè fortë,
Herë të ndjej gjëmim, herë të ndjej stuhi .
Pështjelluar jam, nuk e kuptoj dot,
Èshtè imazhi yt, a je vèrtetè Ti?!
Mos nxito t’ma thuash, merre me ngadalë,
Mos ma trazo shpirtin, se jam bèrè e brishtë,
Shikimi i ullinjtè, mè trazon pa fjalë,
Je deti i trazuar, ku lundroj qetësisht!…
Lola SHEHI
“””””””””””””
FAJTORJA
Ashtu në të errur, një kafe të flamosur
( Ndodh shpesh ta bëj këtë gabim)
Nata për inat, nuk paska të sosur
Kujtimet ulërasin si qiell në gjëmim.
Ca më kallkanosin, ca më ndezin flakë
Ca të tjera si shtriga më shpien skaj më skaj
Gjumi rebeluar më kthehet bumerang
Zemrës i përshpirtem, e zënë në faj.
Grindem me vargjet që s`dashkan t`më binden
S`pushojnë së qortuari e më zënë në lak
Faji rrethqerpikësh, më prangos shikimin
Syri digjet ethesh e lotin ma bën gjak.
Gabimi krekosur s`mi pranon as faljet
( Thua se jam bërë subjekt për në spak)
Ma paska qëndisur me kohë akt- akuzën
Mezi çpaska pritur që të marrë hak.
Sa asgjë u desh
Sa asgjë…
E sa pak….
Lola Shehi.