Poezi nga poetjaFatmire Thaqi -Berisha
LUTJE IM ZOT
Kthehu sërish tek unë im zot
Lëkunde zemrën dhe shpirtin tim
Në këtë dimër të ftoftë acari
Mos lejo lotët të më shkojnë rrekë faqeve.
Mos lejo që lotët e shpirtit
Të bëhen ortek dhembjesh
As në gjumë mos lejo
Të më prishin ëndrrën.
Atë mbretëreshë nate
Të më fundosin në ndjenjat
Që trubullojnë detin në zemrën time
Ashtu siç u fundos anija e Titanikut.
Mos të lutem se nuk do mundem
Tˊi bëj ballë gjithë asaj tragjedie
Nga erërat e forta kundrejt ndjenjave
U shëmba shumë herë si kështjella e Rozafatit
Gjysmën e shpirtit e murosen ndjenjat
Që gjysma tjetër të qëndroj
Ta ushqej zemrën njëjtë
Siç ushqehet dhe foshnja nga gjiri i nënës.
Mos të lutem se nuk do mundem
Tˊi bëj ballë gjithë asaj tragjedie
Nga erërat e forta kundrejtë ndjenjave
U shëmba njëjtë si kështjella e Rozafatit.
Gjysmën e shpirtit e murosen ndjenjat
Që gjysma tjetër lart të qëndroj
Ta ushqej zemrën njëjtë
YLLI MË I BUKUR I GJITHË GALAKTIKËS
Penën e mora t’ia nisi vargut
Atëherë kur mbrëmja filloj
Yjet i vizatoja kuq e zi
Ndër ta më shumë ndriçoje ti.
Ti yll ,që dritën lëshon mbi mua dhe letrën time
E më bëhesh vargu i kësaj poezie
Nga malli nuk mundem veten ta mbajë
Shpërthyer në lot ,me zë fillova të qajë.
Lotët pikuan nw mua dhe në këtë letër
Mbetën në çdo varg që formoj
Dënesjet e mia dëshmitar mungese
Dhembja u bë pushtues i trupit tim
Dashuria ndaj teje s’lejon kurrë harresën
Buzëqeshjen e ëmbël më le si kujtim.
Tani më je shumë larg
Në mes yjeve tw tjerë
Si dritë reflekuese ndrioçn
Nuk më lenë vetëm si neon.
Edhe pse shumë larg
Në muzgun e mbrëmjeve
Ti më shoqëron
Kujtimi më i bukur
Momentet para tre vitesh
Që më ledhatoje
Çdo herë kur flija në gjumë.
Territ shumë ia kisha frikën
Prania jote atë frikë ma largonte.
Kujtimi i yt i bukur
Mua sa më ngushëllon
Ndriçimi n’distancë të largët
Shpirtin mua ma qetëson.
Edhe pse s’mundem
T’i bëj ballë ikjës tënde
Do mbetësh për mua
Çdoherë yll i pashuar.
Më i bukuri i galaktikës.
ECI LARTËSIVE TË FLUTURAVE
Eci drejtë teje me hapat të sigurt
Tˊi derdhi vargjet më të bukura
Që burojnë nga brendësia e shpirtit tim
Të ju tregoj të gjithë miqve të mi.
Se jam duke kërkuar lartësimin
Me ndihmën e fluturave të qiellit
Që në ëndërr më kërkojnë zgjimin
Të shpërthen në dritë të diellit.
Asgjë nuk pres tjetër prej teje
Veç bëhu koha ime e shejtë
Dhe me krah hapur të më mirëpritësh.
NË MES SHKRETIRËS
E vetmuar mes shkretirës
Drejt teje eci si pa kokë
As gjurmë njeriu nuk shoh
Veç rrezeve plot dritë.
Heshtja më lodh e dremit
Si kujtime malli në errësirë
Kërkoj burim për freski
Diku thellë në zemrën tënde.
Nën dry e mbyllur
Pres një lindje të re
A dashuri shpirti përvëlues.
Mbeta pa fjalën tënde
Të munguar
E dorën plot lule për ty.
Vargjet t’i shkruaj me mall
Do t’i ruaj si dallgë deti
Dua të të kam si dikur
Zog i lirë në hapësirë.
Pa lot me dashuri të re.
DIMRI
Erëra të fortë, acar i madh
Bora flokë-flokë, pa ndalë po bie
Bardhësia natyren ka mbuluar
Male fusha, çdo kulm shtëpie.
Strehët e çative ditën sˊpushojnë
I ftohti i madh i bënë akull natën
Lëshohen poshtë vargun formojnë
Të gjitha gjasojnë sikur me shpatën.
Fëmijët të gëzuar
Veshin xhaketa
Vënë kapuq dhe dorëza
Dikush me saja.
Dikush me skija
Dy apo tre kapur për dore
Rrëshqasin në akull për mrekulli
Formojnë njeriun prej bore.
NË SHI
Kur më merr malli
Për përqafimin tënd
Dal në shi
Qoftë edhe natë me errësirë.
Hija jote më vjen sërish përsëri
Dhe ngriti një gotë me verë
E tjetrën thatë
Kujtim i bukur më je ti.
Pres që të vish si dikur
Për kohën tonë ndjej nostalgji
Me të harru nuk mundem kurrë
Ato lule që mˊi solle ti.
Janë vyshkur e janë tharë
Sebashku me mua
Kërkova dikush tˊi ujitë
Vetëm lotët e mi i kisha.
Sot që pikojnë si krua
Pa ty kam mbet si lulja pa erë
Më ka humbur çdo imazh
Veç hija jote mua më përcjell.
Kujtimi flokëve tua sikur mëndafsh
Ky shi pakëz mua më freskon
Sepse për brenda po digjem si zjarr
Kujtimi i bukur mua më ngushëllon.
Ka kohë që buzët më janë tharë
Ah, për pak shi vargut dhe kohës sime.
ATA
Ata aq dinë
Dhe aq flasin
Flasin për rreth meje
Shumë fjalë të kota.
Para meje fytyrë engjëlli
E më pas ndryshojnë fjalët
Siç ndryshon moti.
Shumë inatqor
Ka kjo botë
Shumë lakmitar
Të jetës sime.
Do të jetoj jetën
Siç dua unë.
Aq më bën
Çka thonë
Pas shpine.
ARSYE JETE
Fytyra juaj engjëllore
Një portret për mrekulli
Hapat e juaj fëmijërore
Shkëlqim i syve të mi.
Zëri juaj gazmor
Freski shpirtërore
Suksesi juaj shëmbullor
Krenari prindërore.
E mbështjellur si me batanije
Nga dashuria e juaj
Sillëni vërdallë meje
Me aq nxitim.
Mu vërsuleni në prehër
Që të më hidheni në përqafim
Është ndjesi e pa përshkruar
Kur je e mbushur me lot e gëzim.
Nga të gjitha anët
Faleminderit që ma dhatë
Titullin më të bukur nënë.
Me butësinë e fjalëve tuaja
Gjithkund e bëni për vete
Për mua jeni dhe do mbetëni
E vetmja arsye jete.
TERMETI
Në djep më nuk të përkundi
Se të përkundi kjo tokë sot
Mbi trupin tënd u shëmb shtëpia
Në gjithë Shqiptarinë vajtim dhe lot.
Në gjumë ishit atë moment
Nga goditja e madhe nuk mbijetuat
Sy mbyllur në gjumë të thellë
Jeta juaj përgjithmonë u shua.
Ah sa e vështirë për ty Nënë Shqipëri
Të të shikojmë në gjendje shkatërrimi
Me ty jemi dhe vetëm me ty
Si në ditë të mira, apo edhe mjerimi.
Në lot janë lisi, guri dhe deti
Mallkim ky tërmeti
Nga kjo ndodhi për ty
Nëna jonë.
Qofshin këto ditë të fundit
Që pikon loti.
Mos t’pafsha kurrë
Të shkatërruar ty
Qoftë e fundit kjo sprovë
Nga Zoti.
MALL
Më pëlqen shumë
Të shkruaj
Kur malli më djeg
Për ty.
Nuk dua ta di
Çfarë del e shkruara
Ndonjë tekst kënge
A poezi.
S’më bën aspak
Çka thonë të tjerët
Nuk lodhem fare
Për broqkullat e tyre.
Për brenda po digjem
Nga malli yt.
PO DIGJEM
Si cigarën që e djeg shkrepsa
Digjëm me mallëngjim
Asgjë s’më mbet nga e kaluara
Veç fotografia jote si një kujtim.
Në këtë pranverë
Pres që të vishë
Me zërin e bilbilit
Me gjallërinë e natyrës.
Pres ta këndojmë këngën
Me të bukur të dashurisë
Nën hijen e blirit
Të ia themi melodisë.
Në ritmin e telave të gitarës
Të shtrihem në gjoksin tënd
Së bashku tˊ i shikojmë yjet
Nën hijën e hënës.
Sˊka mbetur dhe pakëz
Mallëngjimi dhe dashuria
Do bëhen troq
Një laramani ndjenjash e bëjmë.
Sˊdo na del asnjë pengesë
Tˊi mbajnë në distancë të largët
Dy trupa që duhen
Ka mbetur edhe pakëz.
Lumturinë e pafund
Do ta dhuroj
Vetëm ke durim.
MIQT E JETËS
Miq i quajmë por çka dalin.
Çdo gjë me ata e ndajmë
Ditë e natë tek ta gjejmë ngushëllim
Miq i thuhet se sˊka tjetër
Pranë i kemi n’pikëllim qoftë dhe gëzim.
Një bisedë që bëmë me të
Dita ndryshe na u duken
Por ndodh që marrin kahje tjetër
Me vrull ikin nuk di nga zhduken.
Shikoj vallën miq dorë për dore
Kur je në hallku vajtën ore
Ke shumë çaste kur për brenda
Vetmia bën luftë me mallin.
Si ke afër seç të kanë harruar
Miq i quajmë por çka dalin.
LULJA IME
Kur në shpirtin tim
Të mbolla moj lule
Ta vura emrin më të bukur
Dashuri.
Të mbolla në një enë
Më të bukurën lumturi
Këtu mˊu në zemrën time
Me gjakun e damarëve të mi.
Të ujiti çdo ditë
E ti dita ditës je duke u rritur
Duke u bërë më e madhe
Më e bukur se lulet e tjera.
Sa herë që ti nga hidhërimet
Dhe mërzia nis e vyshkesh
Të freskoj me gëzime
Me lumturinë që të dhuroj.
Je aroma më e bukur që e nuhas.
IKE
Ike sikur era që sjellë stuhinë
Në zemrën time e le vetminë
Nuk shoh agun e mëngjesit
Vetëm natë e yjet që më shoqërojnë.
Duke ecur rrugëve të vjetra
Kalova aty pranë parkut të qytetit
Mijëra kujtime mendjen ma turbulluan
Dhe lotët si shi shkonin pa pushuar.
U ula në një qoshe si e habitur
Seç erdhe e kalove pranë meje papritur
Shikimin që kishe si një magjistar
Dhe ata sy që shkëlqenin si ar.
Ishe kapur për dore më dikë tjetër
Filluat së qeshuri me të madhe
Sikur të ma bëje këtë gjë me qëllim
Vështrimin e bëja më plotë mallëngjim.
Mˊu kujtuan çastet kur mˊu hidhje në përqafim.
FYTYRA E ZBEHUR
Ç’është kjo lodhtësi
Në trupin tënd
Ç’janë këto gjëma
Ç’janë këto djersë.
Ç’janë këto fjalë
Që tingëllojnë
Si fjalë lamtumire
Apo për diçka kërkon ndjesë
Nga çasti në çast
Sytë tu vetëm nisën mbylljen
Trupi yt nisi ftohtësimin
Zëri yt e nisi belbëzimin.
Me një zë të butë
Nise të japësh amanet
Bija ime ma bëj hallall gjinin
Se nëna po ikën nga kjo jetë.
Dorën mua ma lëshove
Ike si një meteor
Ti nga unë u largove
Tërë atë ditë dhe qielli lotoj.
ATË DITË DHE QIELLI LOTOJ
Loti buzëqeshjen se ç’ma mori
Gëzimi mˊu kthye në pikëllim
Mbi karrigë fotografia jote
Njoftim të dilnin në varrim.
Trupi si thupër
Nuk pushoj së dridhuri
Kur erdhi momenti
Lamtumirës.
Mbi trupin tënd
Një grusht dhe
Pse o babi vetëm më le.
Seç më zuri mua paniku
Vdekjen tënde askush se priti
Atë ditë dhe qielli lotoj
Dielli nuk ngrohu më shpirtin tim.
Si ike shkove pa lamtumirë
Ike aq larg në amshim
Edhe pse ti shkove
Për të mos u kthyer kurrë.
Malli dhe dhembja për ty sˊdo të shuhet
Në mua ti nuk do vdesësh kurrë
Ngrohtësia jote prindërore
Gjithmonë në zemër time do të ruhet.
Me krenari do të kujtojmë
Të gjithë ata që ti i deshte
Parajsës një lule më shumë iu shtua
Babë shpirti yt u preftë në paqë.
VENDLINDJA
Tek pragu i shtëpisë gjej gjithë ato kujtime
Që prej asaj dite kur erdha në këtë botë
Ca flutura më shpejtojnë të rrahurat e zemrës sime
Sa herë që në mendje më sillet e bekuara ajo tokë.
Shoh gjithë ato shtëpi
Të rregulluara mirë
Ngjajnë sikur pallate
Ato ara ku shoh shumë bujqë.
Duke nxjerrur bukën e gojës
Dhe duke fshirë djersat nga balli
Në livadhe shumë bagëti duke kullosur
Se ç’më bëhet zemra mal
Kur shoh gjithë at bukuri.
Fëmijë të gëzuar luajnë lojën e tyre
Më kujtojnë kohën e fëmijërisë sime.
Shoh shumë burra
me plisa të bardhë
Mbajnë me nder çdoherë
Simbolin kombëtar.
Shumë vasha dhe djemë
në veshje kombëtare.
Gratë përgatisin bukën
në mënyrë tradicionale.
Jam krenare prej nga vij
Prej aty ku u lind dhe e bëra rritën
Nga të marrë rrugën dhe të udhëtoj
Me vëndlindjen time asgjë nuk krahasoj.
ÇˊMË DJEG NGA BRENDA
Kam shumë mall
Të bëj bisedë
Me gjithë ata që më rriten
Me mundin e tyre
Që më shkolluan
Pa pikë përtesë
Më dhanë dije dhe edukatë
Më mungojnë këshillat e tyre
Kritikat ndonjeherë që mˊi bënin
Ku prej tyre mora shumë mësim
Eh po çfarë tˊi bëmë jetës
Na rrëmbej në më
Të bukurën moshë
Shumë plane na i la në gjysmë
Na i mori afër vetes
Na përgjysmoj ne
Na lanë vetëm kujtimet më të bukura
Na lanë mbas vetes mungesën ndaj tyre
Mallin që më djeg nga brenda
Ai mall që zemrën na therrë
Sikur të jetë gjëmba.
NATË
Sa ishte errësue dhe qielli
Asgjë nuk shihej nga terri
Ishte qetësi shumë
Pa asnjë sy gjumë.
Isha e lodhur nga vetmia e shkretë
Isha e lodhur nga hallet që sjell kjo jetë.
Doja vetëm pushim
Që ta çˊlodhja trupin tim
Por papritur dola tek dritarja
Ia dhash një vështrim nga jashtë
Seç hyra në mendime
Ku s’ma lanë këtë shpirt qetë
Dhe lundroja si një anije
Thoja më vete me një zë të fortë
A do bëhet mirë për mua
Seç dëgjova një zë duke më thënë
Po si nuk do bëhet mirë oj bijë
Ishte zëri i nënës që më këshilloj me butësi.
Nëse ti ke besim në vetvete
Do ia arrish tˊi realizosh ëndrrat tua.