12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Poezi nga poetja,Marina Prenga

Dy pika loti..
Dy pika loti reja lëshoi,
Në tokë ranë si me përti,
Qenien time ajo e ndryshoi,
Mos ishin vallë lotët e mi?!.
Lotët e mija avulluan,
Në qiell u kthyen në re,
Në mëngjes ranë vesuar,
Si shiu kur bie mbi dhe.
I pyta pikat e shiut,
A jeni ju lotët e mi,
Apo jeni avujt e diellit,
Dhe në tokë vini si shi?!.
Lotët e tu ato janë,
Më foli reja nga qielli,
Mbaj t’i kesh pranë,
Lule në bahçe mbjelli.
Dhe unë, krahët i hapa,
Shiun e lotve të mi,
Retë me dorë i kapa,
Të derdheshin lotët shi.
Marina Prenga
Faqeve të tua…
Faqeve të tua,
Zbresin rruzuj loti,
Oh, sa shumë të dua.
E shtrenjta nëna ime,
Në pasqyrë të lotit,
Shoh fytyrën time,
Unë edhe Ti,
Në rruzujt e lotit,
Është një dashuri.
Nënë edhe bijë,
Oh, sa mrekulli.
Marina Prenga.
Per konkurs
Koha vodhi ditët..
Dhe koha vodhi ditë pa mëshirë,
Fluturuan ato si gjethe vjeshte,
I shpërndau era nëpër hapsirë,
Pranvera lindi të tjera gjethe.
Ditët ikin plotë dhimbje dhe lotë,
Në qiellin e zymtë i djeg rrufeja,
Por aroma e tyre nuk shuhet dot,
Se e tashmja çelë plotë lule të reja.
Kur e djeshmja të jetë harruar,
E sotmja lule do ketë lëshuar.
Marina Prenga
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.