10.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Nëntor 2024

Poezi nga Shqipe Hasaj.

Ta ha zemrën!

ta baj bashke me temën.

E i perzij mir i perzij deri sa të dyjat në sheqer sherbet ti shkrij…!

Ah fjal me vende, qe veq zemra jote di ti përmend…!

Unë nuk di shkrim as lexim,
por di ta vlerësoj dashurinë ..!!!
Dhe këtë dhunti që ke ti rradhë kush e ka!
prandaj kjo zemër pa pikë e pa presë të don.!!
Mjafton, se dashuria nuk do shkrim as lexim, por don ndjenja e ledhatim,
o shpirti i shpirtit tim…!!
Po mos te kisha stilolaps,
do ta kisha pre gishtin tim ,
me gjakun qe pikon do kisha shkruare,
ne fleten e bardh fjalen qe meriton ti,
te dua Dashuri….!
Eh ti puthsha ata dy sy ,qe shkelqej edhe ne terr te zi,
ti me jep forc ti me mban ne jet,
ti je vet sherimi im , dashurija e shpirtit tim ..!!
Sot nuk dua te them,
ase qe jam shkrimtare e as poetë,
por zemrën time ta dhurova për jetë…!!
A po vjen? a unë po vij tek ti,
se te kam për jetë e dritë e syve të mi,
t’kam dashni e më ke dashni, Zoti  bekoje këtë dashuri!
per mua edhe per ty…!
Në një kasolle  prej balte,
ku bleta sjellë mjalten ,
trupin tend  dhe timin,
doe zhytnim ne embelsin e mjaltit.
Pak pa vdek do ndihem perseri e gjalle,
do kerkoj se je vete jeta qe do jetoj,
me ty une lirshem frymoje,
mety ëndrrat i ëndërroje,
me ty di te dashuroj ..!
Je i vetmi ne ket jete,
ketu atje e ku do jem ne lotin ti me kthen buzëqeshje!! .
Me kujto mos harro!
se kjo zemer ofsham dhe bertima lëshon!
dhe Zoti le te me ndigjoj, ai na ka bekuare, un jam për ty e ti je për mua.!!
Këtë dashuri as gjylja e topit po ti bie nuk do ta luan..!

Poezi nga Shqipe Hasaj.

17.03.2021.Rihen, Basel.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.