UDHEKRYQ
Fatet e jeteve pas enigmes kapur,
mbarsur politika ,pas tyre te marret.
Djerrë m’benē tokat,po shterr edhe Drini,
te varferit,te mjereve ja kthyen shpinen.
Fondet i levrijnë te bardhe e te zi,
xhvasin ç’te mundin per te urtin s’pyesin.
Ç’na bere thone moj Kine ,te befsha gropen,
ne nje vend te futsha bashke me coronen.
Ik te ikte mendja lere njerezine,paria te tund
zinxhire,fshatari token te rêmijë.
Se ne kete bote nuk ka barazpeshe,dikush,
lepin sahane,dikush ha persheshē.
Lipsu tutje mortje,lipsu ik,
dielli serish te ndrije ,e jeta te leviz,
Te ndjek fatin e vet i ziu njeri,
se nuk rrojme dot me frike dhe si parazite.
Mirjeta Hasa. Divjakë.
“””””””””””””””””””””””””””
VITE NE HARRESË.
O vite qe me vrate vitet,
i kam borxh vehtes
jeten qe i vrava ditet.
Endrrat e thurura
qe tani rrine strukur,
ne harrim vitesh.
Nderkohe une jam kerrusur
nga pse-të e pse-ve,
qe si gjeta kurresesi.
Ah,borxh i kam nenes,
qe me fali jeten,po iku,
shpejt ne amshim.
Borxh i kam dashurise,
qe nuk dashurova
ne çdo qelize.
Borxh u kam femijeve,
qe nuk i plotesova
çdo deshire.
I kam borxh natyres
qe nuk e eksplorova
ne cdo gjiriz.
Borxh ma ka vellai,
perqafimin ne ditet
me trishtim.
Dhe borxh ,do ma keni
ju te gjallet,po nuk pata,
nje gure ,dhe nje ,
qeparis atje mbi varrin
tim te perjetesise,
ne amshim pa kthim.
MIRJETA HASA.
Divjake.