25.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Gusht 2025

Poezi nga Zef Mulaj

Emri yt
———-
/Nga libri “Merr per dore hijen time”/
————
Mos më qajë kur të vish
dhe t’ mos më gjesh,
Nën hijen e lisit.
Per dore merre hijen time
Dhe në krahet e tu,
Një zog do të ulet.
Në fluturim qiellin do të marre,
Aty do të më gjeshe ..
Emrin tënde duke shkruar.
“”””””””””””””””
LËKURË E LISIT PLASUR
————————-Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe kitarë
Lëkurë e lisit plasaritur
Zogjtë në horizont
Vërtiten pa fole.
Turma njerëzish nëpër rrugë
Akoma nuk dinë të flasin
Gjuhën e tyre.
Mjelmat e deleve nëpër male
E në fusha e deri në bregdet
I bëjnë nën drita qirinjsh
Si në mesjetë.
Në duartokitjet e tyre
E zëri i çjerrë gicilon diellin.
Në krah turmash pash dje
Ngarkuar kohën me vetëvrasjet
Njerëzore. Me thasë paresh ngarkuar
Duke shpallur liri të reja
E bëhem akoma më primitiv
E nuk mundem të flas
Kur shoh njerëzit që vetëvrasin
Kombin…..
Nuk kuptoj as gjuhën që flasin,
Ndaj fëmijët që do lindin
Tek lisat lëkurëplasur
Do të kenë kufirin..
Primitiv nën flakën e qiririt.
Digjni paratë e lironi shpirtin,
Ndryshe në sofër do keni
Djallin e djeshëm e të sotëm.
E kështu fëmijët nuk do flasin
Gjuhën e gurit,as gegë as toskë
Por në djepa do lidhen ..
Këngët e nënave pa lahutën
E Fishtës.
Bastardat nëpër turma njerëzish
Duke mashtruar,tradhtuar
Hajdutëruar me paratë që kanë
Erën e gjakut tonë,erën e tokës
Erën e ujt,erën e kryqave
E gurëve mbi varret njerëzve
Erën e të humburve,erën
E emigrantëve nëpër rrugët e botës.
Dua të flas gjuhën time
Dua kufijtë e mi,dua pushkën time
Lahutën e Gjergj Fishtës ..
Natë e errët,lisa lëkurëplasur
Në horizont. Zogj pa fole.
E di ku shkon koha…
Atdheu duhet të jetojë gjithmonë
“”””””””””””””””
ANATOMIA E ATDHEUT TIM
—————-
/Botuar në Italisht ,Gjermanisht,Inglish dhe Shqip/
———–
Ta bëra autopsinë
e kohëve,
duke gërmuar me thonjtë e mi
si bisturi…..
Ti kam prekur damarët e gjatë
të prerë …
I gjeta rrjedhjet e tyre nga
shkojnë dhe vinë.
Lëkure e trupit, këmbë e duar
Sa herë t’i kann prerë….
Ti lypa sytë
ndezur të kishin mbetë.
Ta lypa koken, nuk të kishte tretë ….
Ta lypa gjuhën
në çdo thërrime të dheut të kishte mbetë.
Ta lypa zemrën, gjallë ishte me të vertetë.
Ti kërkova zërat e njerzve,
ngrirë në muret e kalave
të kishin mbetë….
Eca nëpër trupin tënd
duke lypur damarët e tu,
të bëra analizën DNA-anë,
ta bëra autopsinë, t’i gjeta pjesët
e trupit tënd të gjatë ..
O toka ime…….
Kudo që të kanë mbetë.
I mora malet e mia
Fushat, bregdetin, lumejtë, bjeshkët,
i mbështolla në lëkurën tënde,
O atdheu im:
I gjeta kohët njëra pastjetrës
në damaret e tu lidhur kishin mbetë.
Sa herë të kan vrarë, e kurrë nuk ke vdekë,
Sa herë t’i trembën njerëzit e tu,
ata u lëshuan mbi detë duke ikë.
Anatomia e atdheut tim…..
Sa herë të kanë prerë,
sa herë të kanë vrarë
të pabesët e tradhtarët.
Nëpër rrugë kan ikur e janë tretur
njerëzit, gra, burra e fëmijë.
Mbeta duke mbledhur kocka nëpër kohë.
Atdheu nuk i vret kurrë njerëzit e tij,
Por ka nga ata që e vrasin atdheun
Per një grusht” pare”o për lavdi”.
Atdheu im, mbi trupin tënd
kuaj të vjetër e kuaj të rinj damarët t’i shkelin ,
duke lënë pas hijen, hijen, hijen……ikin !!!!!1
Anatomia e atdheut tim,
lëkurën e copëtuar
duhet ta qepim…..
Ndaj ta bëra autopsinë,
t’i prek damarët, të rri në sytë e tu.
Mbi trupin tënd një dritë të pashuar,
një grusht qirinj …
Të mbroj nga gjarpërinjtë që herë ikin,
herë vijnë …
Jo kurrë…
Anatomia e atdheut tim…..
Dorën në derën e shtëpisë vendosë kam,
rreth e rotull heshtje, muret e oxhakut për tokë
ra kanë.
Ikën, ikën, pas lanë trupin tënd,
heshtja mbuloi gjithë fshatin.
Mure të kullës sime maje gurit
Jeni pjesë e anatomisë së atdheut tim
– poezi nga Zef Mulaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.