“””””””””””””””””””””””””
BALADE PER NENEN TIME !
_____*****____*****____*****____
(Me rastin e dy vjetorit te vdekjes se saj )___***__***___***___***___***__
Ajo iku nje mbremje korriku ,
kur qielli kish ndezur cep me cep yjte,
atje siper ne qiellin e arte ,
e priste nje yll i lare ,i florinjte.
_Ketu,_me tha,_me xhuriti dhembja,
nje plage e rende qe zemra s’ma mban,
se dhimbja per djalin po ma tret shpirtin,
dhe zemren me dysh im bir po ma can .
Kur behej gati te ngjitej ne qiell,
ma shtrengoi doren me ankth e me mall,
ate shtregim te dores sate te fishkur ,
o nene e shtrenjte ,une e ndiej cdo cast .
Nje kenge vajtimi i mbeti tek buzet,
nje kenge piluriote e derdhur ne vaj,
ndaj iku nxituar,ne heshtje u shua,
me plagen e hapur pas birit te saj.
I iku shpirti si nje dallandyshe ,
i lehte ,i bukur si shpirti i nje nene ,
jeta jote nene,qe nje balade ,
me nota brenge ne tingujt e nje kenge .
Tani kam kujtimin tend te bukur ,
kujtimin tend, me te shtrenjtin ne bote,
po prape ndjehem si nata pa hene ,
dhe jeten e shkoj me mall e me lote.
(Marre nga libri ,_Nje Balade per Nenen time)
“””””””””””””””””””””
VEC ME LAN NJE AMANET
*****………*****………*****………*****
Ne mengjes pa zbardhur dita ,
nga nje ngasherim u ngrita .
Ish nje nene qe qan me ligje ,
_Korba ,zemer, pse me ike?
Pse me ike shpirt i nenes ,
te kisha si drite e henes .
Pse s’me merr, o zot ,dhe mua ,
kur s’kam djalin, ty c’te dua?
Se nuk di ke te besoj,
ne cilen kishe te lengoj,
kujt t’i them,kujt t’i drejtohem,
t’i lutem ,t’i gjunjezohem,
te me bjere xhanin e zemres ,
te me sjelle driten e henes ?
Si qiriri sec u treta ,
vaj e lot me iku jeta ,
dhe shamine permbi koke ,
c’do dite e lare me lote.
O kurbet ,kurbet i djallit ,
c’me more xhanin e xhanit ,
sec u treta ,sec u plaka ,
dielli drite me nuk paska,
nga mengjezi gjer ne darke,
dite e nate si kukuvajke,
fille vetme ne dritare ,
vetem dimra ,s’ka behare .
Syri sec m’u tret tek dera ,
te pres, o bir si ngahera .
Hapur syri do te jete.,
si ketu ,si ne ate jete .
Dhe ne vdeksha s’do te tretem,
prane teje do te mbetem,
te pres me lule ne dore ,
permbi varr ,varrur kurore ,
dhe sa here te vije behari ,
do ngrihem ,do dal nga varri ,
e kur qyqja do t’ia thote ,
bashke me te do jemi toke.
Ne cdo lis e ne cdo peme,
ligjerimin do te derdh ,
kur fillon e behet nate ,
do kthehem ne kukuvajke,
dhe tek pragu i shtepise ,
destemelin e vajzerise ,
vajzes do t’ia vesh kurore ,
diten qe do vijne dasmore .
Boll o bir ,ne dhe te huaj ,
se s’eshte toke e shpirtit tuaj .
Ninullat qe ti kendova ,
nga te paret i mesova ,
vec me lane nje amanet ,
NE VEND TEND DHEU TE TRET .