LAMTUMIR NDOC MULAJ.
Per ty kjane male dhe kreshta
Per ty kjan Nikaj Merturi,kjan shoqni e kumari
Loti derdhet posi shi,ne kete nat te Vitit te Ri.
Vin ngushllime nga ç’do ane,
bahen shkrime e poezi,shprehet dhimja ne ç’do shpi.
Lamtumir NDOC MULAJ,Lamtumir per te fundit here
Dheu i tokes te kjoft i lehte…….Gjin Musa
KETE FAQE JA KUSHTOJ SHOKUT MIKUT,NJERIUT TE VLERAVE TE NDJERIT NDOC MULAJ.
Ja si shkruan Dr.MHILL GECAJ.
Mbrëme ne oret e mesnates mora nje lajm shumë rende!
Kumara, miku, shoku, dashamiri Ndoc Mulaj ndahet nga jeta.
trishtim dhe dhimbje e madhe
Pushofte ne paqe njeriu i cili gjithe jeten ja kushtoj
natyres, maleve, bjeshkëve , majave, kanjoneve, ujëvarave dhe shpellave duke eksploruar dhe promovuar natyren dhe alpet e bukura te Shqiperise.
Do na mungosh shume miku im, perveç se do na mungosh te gjithëve ne fizikisht
do ju mungosh edhe maleve e bjeshkeve te cilave ju kushtove gjithe jeten.
Ne emrin tim.
Ju shpreh ngushellimet me thella bashkëshortes, femijeve, vllezërve motrave dhe gjithe Nikaj Merturit dhe jo vetem, miqve tu te shumte te cilet sot ndajnë dhimbjen me familjen Tuaj!
Pushofsh ne paqe!
“””””””””””””””””””””””””””””
Poeti dhe shkrimtari FRAN UKCAMA dhimjen e shpreh ne vargje:
O JU MALE MBLIDHUNI ME KJA,
PËR NJË MIK, PËR NJË VËLLA!
-elegji kushtuar mikut të madh, eksploruesit, studiuesit Drenit të Alpeve Ndoc Mulaj-
Elegji e larë me lot..
Kjo vetimë që shkrepi sot,
Më sterr shpirt,
Ma shkund këtë botë..
Ngrihu sfiniks,
Ngrihu Vella,
Ngrihu Ndoc nuk besoj,
Pse na more o zot,
Shpirtin shtrydh,
Nuk duroj dot!
Prej Munelle Der ne Vorr te Fratit,
Shkembjt grushta ne krahnuer të malit,
Oh Dri me Dri,
Lug me lug,
Va me va,
O he, heeee hej moreee,
Fisi i Merturit ka qite za,
Per Ndoc Mulen, per Ndoc Malin,
A po vini more me pa,
Tash zani iken shpejt,
Gjithe Shqiperise,
Botes rreth..
I madh e Vogel e
muer vesh…
Dekë e rande, Zi, medet!
O ju male, gurra, kroje,
O ju bjeshke, o ju troje,
O ju qiej, kulla të moçme,
Helmi shpirtit m’i ka ra,o
Orë e zana,
O shqiponja,
Mblidhuni sonte pa nda
Gjamë e madhe,
Fisit trollin ia ka ça,
Oh shpirti im gjëmon e dhëmb,
Ku ka shkue Dreni i Alpeve,
Ku ka shkue Ndoc Ded Mulaj,
Miku i madh,
Kumara jem,
Ishte dje shtegtar mbi maja,
Sot në Munellë u kthye në shkëmb,
Një legjendë..
Oh medet si me ngushllu,
Nuk gjëj fjalë,
Si me duru,
Nuk m’ besohet se je nisë,
Drejt Parajsës mik fisnik,
Kthehu burri i Malcisë,
Pa ty nuk ka mal, as mriz,
Pa ty nuk ka rudinë as bjeshkë,
Pa ty në Alpe s’ka pranverë!!
Oh medet si me ngushllu,
Dejvin
Dean
Si me i kallxu,
Zonjës kulles Bashkshortes Violeta,
haj medet,
Vllazen motra, niper, mbesa miq ku jane botes me ane,
oh gandue krejt,
Ded Rrustemit çka me i thane,
Ne prag Parsjse aty po pret,
Pse o Ndoc, kaq i ri, erdhe kaq shpejt,
Shytue asht dhe Nana e shkrete,
Oh kope ne shpirt te gjalle e te deke!
Mulaj,
Katund Merturi,
Kullat ne thepa guri,
Eh zoti u forcote per kete Gjame,
Gandue amë,
Gandue fis,
Ra kjo gjamë
Ra kjo gjamë Nikaj- Merturit,
Dhimbja çan zemren e gurit!!
Orë e zana vesh në zi,
Sa herë motesh ndejten me ty,
Mriz më mriz,
Gurrë më gurrë,
Nuk besoj që ke ikë,
Kurrë,
Kurrë nuk mund ta pranoj,
Ngrihu kreshnik zanin të ndigjoj,
Dje ne folëm,
Unë në Fier, Ti shku në Shkodër,
Me UK Drinin Edmon Qeten,
Nga larg ne Sofer me ngritet shndetin,
E une te pyeta: -Dren, ç’ka po ban!?
Ti m’u gjegje:
– E din mire, sot ne Tirane,
Neser ne Mal..!!
Malin Kishe bjeshke e verri,
Zyre dhe shpi,
Kishe anderr dhe Magji!
Fjala e dhanë me u ngjitë
Me e pa përseri Bëtoshën,
Me amë, me pa troje,
Oh kjo gjamë,
kjo klithmë mortore,
Do më pushtojë,
Do më shungullojë,
Sa të rroj të jem mbi tokë,
Do të vajtoj e do të këndoj,
Himen shpirti,
Gjithmonë të thoja, vëlla, kumar,
Lindur në Mulaj,
Në Ballkon Dielli,
Poshtë nuk rrije
Si shpend.drejt majave ngjitesh
Lart gjithmone nalt,
Lart në maja,
Oh qielli të përpiu,
Se ti ishe djali i tij,
Syri i tij,
Se ti ishe , se ti mbete,
Drague kreshte,
Fisnik, fistar,
Shpirt shëjtor për Parajsë..
Si mund të thëm unë lamtumirë,
Më thahet fjala,
Fjala në buzë akull më ngrin,
Ma kthen zëmren në fërgill..
Ike mik, si një hero,
Malet, majat t’u banë djep,
T’u banë vorr..
Sa të jeta jeta, mbi këtë vend,
Do kujtohesh,
Do nderohesh, si shqiponjë edhe si Dren,
Mbi Munellë çetinë në shkemb,
Alpet ,
Për ty vëlla janë monument!
Kjo poemë mortore sot,
La me lot,
La me lot,
La me lot,
Ndjej Shqiponjat mbi Jezercë,
Mbi Cukal,
Lumit Shalës,
Gurit Lekës që i dhe mazën e jetës,
Maranaj, mbi Kelmend,
Mbi Munellë
Klithin pa pra,
Ngrihu Ndoc Mulaj, ngrihu vëlla,
Po të presim,
Si të kem pritë,
Dekë për ty jo kurrë nuk ka!!
Nje oqean Zi ne shpirt,
Mbetem ne,
Dielli Ty ka dale me te prite,
Mot e jete,
Sa te kete male, sa te kete, qiell, fushe e det,
Ne preher te moren Perendite!!!