8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Pregaditi per botim Gjin Musa

 

Pena brilante e shkrimtari,poetit te njohur “ENVER SAHITI” ka bere nji pune me plot perkushtrim ne liberin -Monografi kushtuar aristes “MERITA SAHITI”.Me poshte po japim biografin dhe disa nga vleresimet brilante te artisteve dhe njerzeve te artit per artisten Merita Salihaj,me kete raste perfitoj nga rasti ti uroj seskese ne rrugen e bukur te artit. Gj.Musa (Akademik)

MERITA SAHITI – artiste e permasave kombëtare

Një artiste e cila shkelqeu në ç’do festival ku morri pjese ku duhet vequar qe gjat viteve 2019 dhe 2020 fitoi mbi 20 Çmime te para Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Merita Sahiti  u lind në fshatin Budrikë e Epër  komuna e Vitisë me 28 shtator te vitit 1987. Ishte fëmiu i parë nga prindërit Enveri e Remzija të cilët kanë edhe dy fëmijë Hekuranin dhe Ardianin. Kjo familje ishte një familje ekonomikisht mesatare, dhe rendesi të veqantë i kushtonin shkollimit pasi që të dy prinderit ishin të punësuar . Në këtë familje me nostalgji dhe egoizëm ruhej tradita kombëtare, kulturore si dhe krenaria për një të ardhme të ndritshme të popullit ne pergjithesi dhe familjes në veqanti , ku brez pas brezi  ky popull punoi , edukoi, dhe luftoi në vazhdimësi për lirinë dhe pavarësinë e vet. Në këtë rast edhe familja e Merites si dhe më konkretisht prindërit , gjyshërit e sajë axhallarët,  ruanin një traditë shumë tradicionale shqiptare dhe disa nga antarët e familjës kultivonin artin muzikor , por në rrethanat e kohes .

Merita  femijërinë e sajë e kaloi nën tingujt e muzikës të folklorit burimorë të cilën ia kultivonin gjyshja e sajë me ninulla ,  ndërsa babai dhe dy xhaxhallarët kishin bërë aktivitet rreth ruajtjes së kulturës sidomos të këngëve burimore ku veprimtaria e tyre muzikore ishte zhvilluar në SHKAA “ 4 Dëshmorët” të Budrikës gjat viteve të ’80 –ta. Pra pas vitit 1987 pasi Merita erdhi në dritën e kësajë bote , qiftelia dhe fyelli ishin pjesë e pa ndashme e fëmijërisë së  Meritës me të cilat instrumente edhe në këtë familje u ruante tradita e mirëfillt e muzikës burimore shqipe.

Kjo traditë u trashëgua edhe te kjo vajzë e re me sy të ngulitur në ardhmerinë e cila filloi që nga ninullat e arriti që sot të pretendon të bëhet një këngëtare e sukseshme  duke u rritur me  muziken.

Nga pamundësia që të qaset më heret  me instancat kulturore për shkak që jeta u zhvillonte në fshat, pas luftës u krijuan kushtet nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë  ku Merita së bashku me familjen e sajë ia mësynë qytetit të Gjilanit ku qe nga viti 2000 jetojnë dhe veprojnë aty. Andaj edhe iu krijuan mundësitë që nga mosha 13  vjeqare të paraqitet edhe para publikut . Për herë të parë para publikut me rastin e ditës së shkollës në Shkollës Fillore“Thimi Mitko” në Gjilan ,Merita edhe ashtu si fëmijë debutoi me këngën e Remzije Osmanit me titull “Moj Kosovë mire  se t’gjeta”.

Nga ky moment  te kjo vajzë u vërejt talent i jashtëzakonshëm për këngët burimore andaj edhe ashtu filloi të vazhdojë të merr pjesë nëpër koncerte e festivale të ndryshme.

Qe nga ajo moshë  Merita filloj te merrte pjes ne manifestime kulturore  per nderë të  festës së “28 Nentorit“ , manifestimeve për përvjetorët e “Dëshmorëve të Kombit” ,7 dhe 8 marsit , për festen e Bajramit , ditave te Shkollave e manifestime të ndryshme kulturore që u organizonin atë kohë. Kendoi këngët më të preferuara të sajë e sidomos ato të :Shkurte Fejzes, Shyhrete Behlulit, Remzije Osmanit  Violetë Kukajt etj, qe i kendoi me dëshirën më të  madhe, ku ato këngë  nën përcjellje të qiftelisë nga   vllau  Hekuran Sahiti krijuan një afinitet të jashtzakonshëm për moshën që e kishin .

Pastaj me vonë së bashku me nxënësit e Gjimnazit ,,Zenel Hajdinit,, dhe koleget e saj te shkolles së mesme të muzikes , nen udheheqjen e Burim Demirit filluan të mirren me aktvitete shkollore që mbanin koncerte për nder të festave të ndryshme .

Në këtë manifestim u bë zbulimi i bustit të Dëshmorit të kombit

Nijazi Azemi- Komandant Mjekrra

Foto : Në zbulimin e përmendorës së dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra

Në këtë event pra me rastin e zbulimit të bustit të Dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekrra,Kënga titullohet ” N’dritë t’lirisë dhe Flakadanit”këtu Merita performoi me një këngë të re e cila iu kushtua Komandant Mjekrrës ne shenjë rrespekti , Tekstin dhe muzikën Skender Doshlani , orkestrimin Edmond Zhulali.

Të  tjerët  për  Meritën

  Hatixhe Lushi.Bio Folk - Hatixhe Lushi: “Nuk mund të rri dot pa këngën” - albanian

(Akademia e Arteve Tiranë, Teatri i Operas dhe Baletit-    Ansambli Shteterr Tiranë)

Kam kënaqësinë të shkruaj pak fjalë për këngëtaren  Merita Sahiti . Takimin e parë e kam pasë me Meritën në Kukës në një koncert , aty e dëgjova për here të parë zanin e bukur plot ngjyra diellore, plot dritë , ai za kish me vete personalitetin e sajë njerëzor e artistik, veshur bukur  me një fustan plot fije ari si vet Ajo. Takimi i dytë në Viti në një koncert për  nderë të gurbetqarve , aty kënduam bashk ,darkuam bashk dhe thash se ky za i bukur ka familje të bukur si zani i sajë , sepse zani do ngrohtësi edhe familjare , e ajo i kishte ato elemente. Merita një artiste e re, por zani i bukur i saj tregon pjekuri profesionale. Sa herë që e degjoj atë zë më vjen si gugullimë uji të paster Valbone…..i uroj suksese Bilbilit të Kosovës….e pres ta bëjmë të dyja një duet  “ Mori sy lareshë “ këngë e kënduar nga e madhja dhe mretnesha e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha…

Suksese Meritë, meriton shumë fjalë të mira o za e bukura ime..

Suksese të pa fund Meritë ne rrugetimin tuaj artistik , të dua ty dhe zërin tend ..

Të uron ..Tixhja..

          Arianit F. Hetemi.Mund të jetë një imazh i 1 person

           ( Drejtor i përgjithshëm i  QKA ANAMORAVA –VITI )

 

Merita Sahiti Selishta, Diva e Anamoravës! Kam pasë fatin ta përcjellë edhe të bashkëpunoj që nga hapat e pare të fillimit të aktivitetit të sajë kulturor si soliste e re me një zë karakteristik që të rrënqethë trupin kur e dëgjon !, për her¡ të pare pata rastin ta dëgjoja diku në vitin 2004-2005 deri sa po performonte në skenën e sallës së teatrit në Gjilan, aty ishte me grupin kulturor që funksiononte atë kohë në Gjilan AKV ” Alba Folk”. Zëri i Meritës preku gjith audience , Pas perfundimit të asajë performance në atë manifestim pata rastin ta takoj aty dh eta komplimentoj për paraqitjen që pati. Në bisedë e sipër kuptova se Merita sahiti –Selishta , qenka nga Budrika e Epërme komuna e Vitisë , dhe qenka vajza e Enver Sahitit, një figurë e njohur e plejadës intelektuale të komunës së Vitisë, një veprimtar i dalluar në zhvillimet e proceseve politike që nga vitet e ’80-ta , si pjesëmarrës i demostratave studentore e deri në çlimimin e Kosovës nga hegjemonia serbosllave.

Shpejt biem në kontakt me bacen Enver dhe Meriten ku filluam bashkepunimin pasi që unë veç kasha themeluar AKV “ Kemajl Azizi” në Viti dhe poashtu bëja aktivitetet e ushtrimeve intensive me te cilen ushtroja veprimtarinë kulturore artistike në komunen e Vitisë. Dhe bga ky moment aktivitetin e sajë Merita filloi ta bëjë me  ansamblin tone dhe se kudo që paraqitej linte gjurmë, shihej si një soliste e re me një zë broljant dhe e cila po ngjitej me hapa të sigurtë drejt shkallëve të karrierës së sajë ne lemin e muzikës – këndimit. Pra bashkepunimi po shkonte si më si miri, dallimi i sajë dhe veçanti që duhet theksuar ishte se ajo pa asnjë hezitim merrte këngët më të fuqishme të cilat këngë i këndiojnë këngëtar me bagazh të lart artistic e  të cilët ishin në gjirin e artistëve të Estradës Shqiptare siç ishin këngët e të madhes Fatmira Breçanit, Hafza Zyberit, Tefta Tashkos , Nexhmije Pagarushës, ku të pakëta janë ato soliste ku për të i kënduar këngët e tyre duhet që të kenë guximin të sfidohen si dhe për ti marrë e për ti kënduar këngët e këtyre artisteve me emër dhe me fame e të cilat kishin arritur majat e karrierës së tyre në kulturën muzikore. Këtë afinitet dhe talent që kishte Merita u dëshmua me paraqitjet në festivale dhe evenimentet e ndryshme kulturore ku ç’do her e më shumë rritej interesimi i audiences dhe jurive të festivaleve nuk ju mbetej alternativëtjetër. Kur performonte Merita ,çmimet rrëmbeheshin kudo, dhe për të shkëputë kujtimet rreth punës, aktivitetit dhe performances së sajë , emocionet në skenë me Diven janë aq shumë të mëdha sa që nuk  mund të përshkruhen me fjalë dhe e pa mundur te thuhen në një kapitull. Këtu kasha dashur t’i veçoja disa nga rastet që emocionet e audiencës kaluan kulmin. Paraqitja në Festivalin Tradicional në Gjilan “ Flaka e Janarit 2012, ku Merita rrëmbeu dhe ndanë çmimin e dytë me këngëtarin e mirënjohur Hysni Klinaku. Paraqitja në vitin 2013 në Festivalin “Oda Dibrane” në Peshkopi ku i tërë publiku u ngrit në këmbë duke kënduar së bashku duke aplauduar.

Aty mori komplimentime nga fytyra më eminente të kultures muzikore në Shqipëri siç ishte  Qerim Sulo – mjeshtër i madh si dhe  Mimoz Dizdari – kompozitor dhe mjeshtër i madh . Pra në këtë festival Merita Sahiti- Selishta rrëmbeu Çmimin  “ Zëri dhe artistja më e mire e festivalit, të vlerësuar nga një juri shumë profesionale. Çmimet nuk kishin të ndalur dhe kudo që paraqiteshim ishim faqebardh  . Trimfi i radhës erdhi më 28 Nëntor 2014 në festivalin tradicional të këngës popullore “ Kosovarja Këndon 2014” –Ferizaj. Ishte një sfidë e radhës në një konkurencë të jashtëzakonshme dhe shumë serioze dhe nga një juri shumë profesionale që percillte ç’do detaj të performances së artistëve , mirëpo duke e njohur kapacitetin,përgaditjen, talentin  dhe zërin e saj të kristalt të pa dëgjuar gjer më tani e kasha besimin te Diva! Dhe njeashtu te juria shumë profesionale .Po vazhdonin zërat më të bukur, po konkuronin, erdhi radha dhe po performonte Merita siç e quajm ne Diva, zëri ,paraqitja skenike , interpretimi i këngës “ Mu aty te shtatë zymbylat”    , kaloi ç’do kriter dhe nuk mbeti gjë tjetër më, juria i ndau vendin e parë  pra Fituesja e çmimit të pare “ Kosovarja këndon 2014”. Paraqitja tjetër përveç tjerave , kjo e cila vuri themelet ishte në muajin Maj 2019 në Festivalin  “ Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen” i organizuar nga komuna e Deçanit ku kësaj radhe me Qendern Kulturore Artistike “ANAMORAVA” nga Vitia po marrim pjesë , ishte diçka e pa pare aty, rrallë ndoshë në skenë edhe për yjet më të famshme të muzikës ku publiku ngritet në këmbë dhe këndon me meriten. Pas përfundimit së parë konkuruese te sajë , publiku ngritet i tëri në këmbë duke kerkuar kthimin e sajë dhe brohoritur që të ktherhet në skenë dhe arritë ta kthejnë për 5 herë radhasi por edhe me kenge te ndryshme e jo të njejtën  ku këtu më nuk bënte përshtypje çmimi i pare sepse aim ë duihej , mbeshtetja e publikut, kerkesat e tyre për të vazhduar Merita , interesimi I mediave pra ato ishin ngjarje e bukur për një artiste që po i ngjitej sjkallëve të karierës, pra ishte një ngjarje kolosale !. Merita Sahiti- Selishta realizoi shumë projekte të cilat janë më të njohura për opinionin , si kënga për dëshmorin Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra me titull “N’dritë t’lirisë dhe Flakadanit” e cila veç se ësht bërë hymni I festivalit  “Flakadani i Karadakut”  në Viti. Gjithashtu edhe projekti kngë kushtuar qztetit të Virisë me titull “ Ty Viti” e cila ka kaluar shume klikime dhe nje degjueshmeri te jashtezakonshme, si dhe shume projekte te tjera me vlera te veçanta muzikore.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Merita Sahiti-Selishta , është njëra nga artistet që zen vend të posaqëm në historinë e cultures muzikore në regjionin e Anamoravës dhe Karadakut, si soliste me një begraund të pasur artistic te deshmuar me trofetë e fituara në festivalet mbrenda dhe jashtë vendit. Për Merita Sahiti-Selishta  kan folul edhe shumëveprimtar dhe ushëheqës të proceseve kulturore nga vitet e ’70, siç ishte profesori Fehmi Zeqiri, i cili veçon talentin e Meritës ku thekson se një regjoni , rrethi apo vendi i duhen së paku 50 vite për ta pasur një soliste të tillë.

Me rrespekt dhe me shume konsuideratë nderon

            

 

         

    (Kompozitor Tropojë )

Skender Doshlani

Kompozitori nga Tropoja Skender Doshlani . “Kosoves po i shtohet edhe nji talent i ri siç është solistja Merita Sahiti e cila çdo ditë me perfaqesimin e sajë  ku do që paraqitet  po lartëson nivelin e sajë artistik…Urime..”

 

 

 

Selajdin Miftari- Salushi

Salejdin Miftari(Salushi) Potpuri - video Dailymotion

Artist i Estradës mbarëshqiptare

(Ansambli shtetërot i këngëve dhe valleve në Maqedininë e Veriut)

 

Në fillim kasha dashtë ti përshëndes prindërit e Meritës, që e përkrahën dhe vazhdojnë përkrahjen e sajë në lëmin e kultures muzikore duke i ditë traditat tona. Merita këngëtare SHKA-ve ka treguar rezultate të jashtëzakonshme para publikut dhe komisioneve vleresuese-jurive. Edhe viteve të fundit ç’do festival dhe koncert ku këndon Merita është primadona. Andaj me dy fjalë Merita meriton piedestalin e artisteve në gjith shqiptarinë. Unë i uroj suksese deri në pa kufij, se na e zbardhi fytyren familjes në fillim e pastaj kombit.

 

Me rrespekt    Selajdin Miftari- Salushi

 

                  

                        Baki Xhaferi

Baki Xhaferi | Play on Anghami

Artist i Estradës mbarëshqiptare

(Nga Rahoveci-Anadrini, Instrumentist virtuoz, këngëtar dhe artist i Estradës)

 

Kur shkruan për kolegë të rrespektuar atëherë është me të vërtetë privilegj i vërtetë, Me Meriten kam pas nderin dhe rrespektin të kemi bashkepunime të ndryshme në aktivitete te ndryshme . Merita sipas meje është nga zërat më brilant në miuzikën e sotme shqipe , diapazoni i saj vocal e bënë që prezantimet e saja t’i japin madhështi ç’do skene muzikore ku Merita prezantohet dhe pothuajse aty ku prezantohet më nuk ka garë pasi që vokali i saj shpërthen si vullkandhe ja lehtëson punën ç’do jurije në festival të muzikës folklorike shqiptare. Në festivalin  “Anadrini Fokl “ u shpërblye me çmimin  prestigjioz “ Nexhmije Pagarusha” si këngëtarja më e mire e festivalit dhe kush më shumë se Merita mundë të vazhdojë rrugën e saj. Pjesë e pa ndarë e sukseseve të vazhdueshme të Meritës është i pa lodhuri zotëri Enver Sahiti një veteran i artit muzikor, i cili si rrallë kush jep ç’do gjë nga vetja që Merita t’i arrijë majat e sukseseve , një element që duhet vlerësuar te Merita është e disciplina skenike dhe dashamirësia dhe sinqeriteti i saj i pa shoq që rrallë artistë e posedojnë. Në përmasat e saj i uroj përzemërsisht shëndet dhe zëri i saj kurr mos u shterroftë , sepse ka nevojë muzika jonë e bukur për zërat si kjo.!!!! Shpresojmë të kemi nderin dhe kënaqësinë që të shkruajm edhe më shumë përvjetore të tjerë për punën aktivitetin , talentin e saj artistic dhe njerezor si artiste e mirëfillt me të silën duhet të mburret vendlindja e sajë Budrika, Anamorava si regjon , Kosova dhe e gjith Shqiptaria.

 

Me rrespekt  kolegu Baki Xhaferi.      

 

 

  

                      Mrika Trumshi

Mrika Trumshi - Mirsevjen Dita e Shqiptarit - YouTube

          Artiste e Ansamblit Folklorik

         “ MIRDITA”-Mjeshter i madh.

                                     Nga Rrësheni – Durrës Shqiperi

“ Merita moj, u njësove si sfidante e gjitha konkurimeve të këtij viti me duket ,,, bravo, bravo yll dhe vetem urime pafund!!!

Do të takohemi kur të bëhemi mbarë në një realizim kënge me Meriten ,, tana t’mirat dhe vetem suksese…..

Mjaft bukur Merita, sidomos shkëlqen te kënga “ Në ball’ të Arbrit” ,,,,Edhe këtu është shumë mire por pak poshtë për regjistrin e vet, ndoshta e kushtëzuar nga kengetarja tjeter, kurse tek tjetra eshte brilante , Aty eshte fix në tonalitetin e vet ,,, karamele ne vokal,,, shume suksese ,,, e rendesishme eshte se kudo është dominante ne origjinalitet,,, pafund urime !!.”

Me rrespekt  Mrika Trumshi..

 

 

 

 

 

         

  

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.