20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Pregaditi per botim. Gjin Musa

Lamtumire miku i te gjithve Prof. Murat Gecaj.

SOT U NDA NGA JETA PROF MURAT GECAJ,PO I JETOJNE VEPRAT DHE EMERI QE LA PASE.

PO KUSHE ISHTE MURAT GECAJ?Murat Gecaj.JPG

Prof. Murat Gecaj, studiues e publicist shqiptar. Ka lindur në fshatin Bujan, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), më 29 mars 1940, në një familje me tradita atdhetare. Pasi kreu studimet e larta me vlerësimin “shumë mirë”, për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitet 1963-1965 punoi redaktor në gazetën javore të fëmijëve “Pionieri”. Ka studiuar e botuar dhe vazhdon punimet e tij për historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar, veçanërisht nga Kosova. Në vitin 1992, mbrojti disertacionin në këtë fushë dhe mori gradën “Doktor i shkencave pedagogjike”. Në vijim të punës së bërë, në vitin 1996 iu dha titulli shkencor “Profesor i asociuar”. Në 2011, është përfshirë në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë, me detyrën përgjegjës i sektorit të shtypit e i marrëdhënjeve me publikun.

Për një periudhë afër 55-vjeçare, është autor i mjaft shkrimeve e studimeve, në gazeta e revista shqiptare. Ka mbajtur një kumtesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 1972). Eshtë autor i disa zërave për arsimin e shtypin, në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (Tiranë, 1985) dhe ribotimi (Tiranë, 2010); bashkautor i veprës “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar” (Tiranë, 2002), si dhe bashkautor në botime të tjera: arsimore, historike, folklorike etj.

Një vit pas luftës në Kosovë, e vizitoi këtë për herë të parë. Përshtypjet e tij i botoi në librin “Si e pashë unë Kosovën” (Tiranë, 2000), i cili mori vlerësimin “Mirënjohje e Kombit”. Në vazhdim, publikoi librat: “Nëpër udhët e shkollës shqipe”(Tiranë, 2001; ribotuar më 2008), “Pishtarë të parë të Normales së Shkupit”(Kumanovë, 2002) e “Filologë që nuk harrohen”(Tiranë, 2002) dhe “Salih Myftar Kolgeci-monografi” (Tiranë, 2006; librin jetëshkrimor ”Ëndrrat ’e grisura’ të jetës sime”(Tiranë, 2010),”Bedri Dedja: Në kujtesën tonë”-përmbledhje kujtimesh(Tiranë, 2010) dhe ”Rrahin zemrat arbërore” (Tiranë, 2011).

Sot gazetaria,publicistika eshte e varfer,i shuhet nji ikon,nji pene qe lide radhe nder vite,ishte miku i te gjithve,te gjithe donte ti kishte prane miqet dhe bashkepuntoret edhe kure nuk ndiheje mire dilte nga shtepia ti takonte krijuesit e ç’do gjinie,nji fotografi,nji kafe dhe nji shterngim duaresh me burrin e Bujanit te Gjakoves.Tirana ishte shtepia ku jetonte,zemra dhe shpirti gjithmon atje ne malesit e Gjakoves.Lajmi per ndarjen nga jeta ne diten e sotme ka tronditur seriozishte shume zemra shqiptare,ne mjetet e komunikimit  nuk pushojn komentet per Prof.Murat Gecaj.

Nga SHBA JA SI SHKRUAN POETIA

Seli Murati

Ngushëllimet e mia të përzemërta për miku Dr.Profesor “babushi’

Murat Gecaj

😢

Të prehesh ne paqë miku im i mrekulluar dhe i çmuar ,kënaqësi ime që të njoha ty babush Dr.Profesor Murat Gecaj nuk do të harroj kurrë respektin dhe mirësitë tuaj të sinqerta ,krenari kush të njohu ty një person i veçantë më shumë vlera ,do të jesh në zemra tona gjithmonë do të kujtojmë për herë me shumë mall ,me dhimbje me të madhe ishpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes miqve dhe te gjithë dashamiresive
Hysen Grajçevci

Kenaqesi qe te njoha “Babush”
U prehsh ne paqe miku im prof.

Murat Gecaj

!Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëHysen Grajçevci, njerëz të ulur dhe E brendshme

Aurora Ndreu

Shpreh keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta te Dr.Prof. Z.Murat Zef Gecaj.I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij dhe ndaj dhimbjen me ta në këtë ditë zie me Katrinen, djemt ,vajzen, nipat e mbesa Te qofte dheu i lehte profesor Murati,Do mbetesh gjithmone ne memorien tone babushi i dashur ,gojeembel,mik i shtrenjte i familjes sone.Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, jashtë dhe Zmadho

Nga familja Ferhat Cakajt.

LAMTUMIRË MURAT GECAJ!

Fuat Memelli

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz të ulur, tabelë dhe E brendshme

Lajmi i trishtë i ndarjes sot nga jeta e Prof. Murat Gecajt, në moshën 80 vjeçare, kapërxeu oqeanin e mbriti edhe ketu në Boston, duke më prekur thellë edhe mua, si njê nga miqtë e tij të shumtë. Më preku se ai e kishte zemrën behar,fjalën e ëmbël, dashurinë- mal për njerzit, për Tropojën dhe tropojanët, për Shqipërinë dhe shqiptarët, për Kosovën dhe kosovarët, për arsimin dhe figurat e tij të shquara. Është shprehur kjo dashuri në qindra shkrime

( ndoshta mijra), në shumë libra, etj. E takoja sa herë shkoja në Tiranë dhe disa herë ishim mbledhur tok me miq të tjerë krijues, kemi pirë nga një gotë, kemi qeshur e kënduar. Prej 2-3 vjetësh nuk ndihej mire dhe thoshte: “ Po të më doni, ejani më takoni te një lokal afër treint”. Dhe kemi shkuar aty tok me miq të tjerë të tij si Fiqri Shahinllarin, Përparim Hysin, Lida Lazajn, Eli Kaninën, etj. Fjala “ shok” te ai mishërohej më së miri.

Këtë vit nuk e takova dot se më preu rrugën virusi. Ai nuk na priti ne shokët e tij emigrantë. Lamtumirë Murat Gecaj, ose babush Murati, siç kishe qef të thërrisnin pasi u bēre gjysh! Ngushëllime familjes, miqve e shokëve të tu të shumtē! U prehtë në paqe shpirti yt qelibar!

NGUSHLLIMET VINE NGA CEPE I GLOBIT.PUSHOFSHE NE PAQE PROF.DR.MURAT GECAJ.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.