Shtypi i Dites.
SHKODRA NE ZI,NDAHET NGA JETA NJI PERL E HUMORIT SHKODRAN,E PA BESUESHEME…IKEN EDHE “ANTON KROSJA” SHTYPI SHKRUAN ME GERMA TE MEDHA KETE LAJME TE TRONDITES….
Aktori i njohur pëson infarkt, Zyliha Miloti: Në spital duhet ta kishin dërguar me helikopter, merr vetëm 20 mijë lekë!
Humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër.
Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.
Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :
“O vajzën o komunën” “Vëllai nga babai” “SurprizaBig Brother Shkodra 1 “Big Brother Shkodra 2” “Martesë me Intenet” “Zef Deda Show” “Bujar Qamili Show” “Lumturi në Fukarallek” “Je Shkodran në qoftë se” “Humor me shkolle te mesme” etj.
Artisti shkodran Besnik Çinari ia ka dedikuar tërë jetën humorit. Këto katër net pasi bëri publikun shkodran të qesh gjëndja e tij shëndetësore është rëndëuar dhe ka pësuar infarkt.
Ngjarja ka ndodhur pas shfaqjes “Humor me shkollë të mesme” në Teatrin “Migjeni”, të cilës aktori i kishte realizuar dhe regjinë. Aktorja Zyliha Miloti, e cila ka luajtur bashkë me të në këtë shfaqje në një bisedë telefonike për “ReportTv” u shpreh se:
Ka qenë i lodhur pas shfaqjes së fundit, por nuk na i mori mendja. Menduam se e kishte nga shfaqja. Ka thënë që më dhembë koka prej tre ditësh. Por, pasdreke dje i ka ndodhur, ndërsa shfaqjen e katërt e bëmë parmbrëmë. Shyqyr që nuk i ndodhi në skenë. I ka ndodhur duke pirë një kafe me shokët, pati një shqetësim frymëmarrje edhe prej asaj e sollën në shpi, në urgjencë, e më pas e sollën në Tiranë. I kanë vendosur një unazë dhe i kanë pastruar koronaren në anën tjetër, por nuk është në gjendje, se duhet që t’i bëjnë dhe një ndërhyrje tjetër”.