L A J M E R I M
Lajmerojme te gjithe shoket, miqte e dashamiresit e Nikoll Dudit se varrimi i ish Komisarit te Aviacionit te Republikes, Nikolles behet neser ne oren 13.00 te dt.07.11.2020 ne Rreshen Mirdite.
Nisja nga banesa e tij ,ne Tirane per ne Rreshen behet ne oren 9.00.
Lajmerojme te gjithe shoket, miqte e dashamiresit e Nikoll Dudit se varrimi i ish Komisarit te Aviacionit te Republikes, Nikolles behet neser ne oren 13.00 te dt.07.11.2020 ne Rreshen Mirdite.
Nisja nga banesa e tij ,ne Tirane per ne Rreshen behet ne oren 9.00.
LAMTUMIR SHQIPONJA E AJRIT BIRI I MIRDITES AVIATOR “NIKOLL DUDI!
Nikoll DUDI (04.05.1940 -)
Ushtarak i lartë, kolonel, pilot. Arsimin fillor e 7-vjeçar i kreu në vendlindje (Fang, Rubik). Pasi kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” (1953-57) përfundoi studimet në Shkollën e Aviacionit në Borisogleps, Varoneza të Rusisë (1957-1960). Në vitet 1972-1974 kreu Akademinë Ushtarake në Tiranë dhe në periudhën 1978-1979 – Kursin e Lartë të Filozofisë.
Në vitin 1989 mori gradën shkencore kandidat i shkencave (Doktor i shkencave). Në vitet ’80 ishte bashkautor në hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar dhe në Enciklopedinë Shqiptare, si dhe autor i disa shkrimeve në revistat ushtarake, kryesisht për aviacionin ushtarak shqiptar.
Ka filluar karrierën ushtarake në vitin 1960, duke shërbyer për katër vjet si pilot me avionët luftarak MIG 15 e MIG 17 dhe më vonë zëvendëskomandant skuadrilje. Në vitet 1974-1980 ka qenë komandant i Shkollës së Aviacionit në Vlorë, kurse në vitet 1982-1983 ishte komisar i Aviacionit Ushtarak. Dhjetë vitet e fundit të karrierës punoi si pedagog në Akademinë Ushtarake, deri në vitin 1993 kur edhe doli në rezervë.
Dekoruar disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, përfshi “Ylli i Kuq” i klasit II. Zotëron gjuhët rusisht e serbo-kroatisht.