”Vjeshtë 2020” Poetët e qytetit tim…
Mbrëmje poetike *Vlorë*-Vjeshtë2020-*
23 Tetor 2020 Bashkë me Tetorin,
trokiti dhe muaji i letërsisë dhe artit…
Moderator dhe organizator :Eduart Frakulla ”Pasha Vlonjati”
Duket sikur Perëndia i ka veshur kodrat me ngjyra pafund ,
ngjyra që ndryshojnë nga dita në ditë,nga të kuqëremta në të portokallinjtë,ngjyra që vijnë në jetë nën qiellin e kthjellët të vjeshtës”
Mahnitem duke vështruar gjethet në vjeshtë
të cilat fluturojnë lehtë-lehtë nga qielli si flutura të arta!
Në heshtje vështroj, parqe e pemë janë zhveshur,
vjeshta ka trokitur … Eduart Pasha Vlonjati
***
Ekuacion i pazgjidhshëm
Se si më duket ky zëri yt sonte,
si tingull i harruar,
pa ty një ditë më duket vit,
dhe viti shekull i shkuar!
Mos vallë kjo vjeshtë që ka trokitur,
më bën melankolikë , më bën, më të paduruar,
Mos vallë unë dua vetëm dritë
dhe tinguj që rijnë zgjuar!
-Ti hesh dhe merr frymë thellë !
Ekuacion i pazgjidhshëm frymëmarrja jote,
sa herë ngjit shkallët nxituar.
Rendim të dy, vrapojmë harrbuar sonte
me copëza malli mbi supe ngarkuar…!
shkroi : Eduart Pasha Vlonjati
**** Lindur për t’u lëvduar në përjetësi.
Aulonë, O Vlora ime
O vend antik prallor
që ëmbëlsisht ledhaton.
O tokë e gjyshërve të mi,
që zërin e lirisë më sjell kaq pranë.
Tokë gjithmonë e shenjtë!
Vend pritës dhe tërheqës
që të mahnit …
vezulluese e ndritëshme si drita.
Prehër mbushur me lule të bardha,
merr frymë nga gjiri i Jonit .
Tokë me histori të lashtë …
në teritorin tënd ruan pasuri
qysh nga prehistoria!
O vend antik prallor,
Orakull i shenjtë dhe i kaltër.
” GURE I ÇMUAR”.
O Vlora ime, qyteti im
simbol i dashurisë dhe paqes,
për Ty me forcën e shpirtit
gjithmonë do të këndojë.
O Djep dhe vend i riteve të ndryshme,
unazë që bashkon agimin e ëmbël
dhe mbrëmjen e zjarrtë!
O bukuri linfatike,Far i poetëve …
E lindur për t’u lëvduar në përjetësi.
Shkroi : ”cicëroni i mikpritjes” Eduart Pasha Vlonjati
Nuk di asgjë
Më lini ta heq kapelen.
Alfabeti i respektit tashmë përkthehet kudo në gjuhën e interesit.
Ah!..
O sentimentet e mia të trishta.
U mbusha me shpresa në versionin bardhë e zi.
Humba trenin në stacionin e pritjes duke përhumbur edhe njëherë pas një kënge të ripërsëritur.
U deha pas refrenit pa kuptim.
Mbusha shpirtin me kotësi për të ndjerë sërisht frymën e frymëzimit adoptiv.
Mbeta koshient në tavolinën e zbehtë që prej kohësh ka harruar të frekuentohet edhe nga gumëzhitjet e frymërave të sfilitur.
U ndjeva fantazmë para hijes sime që lëshohej në tokë.
Si hije që s’gjente as forcën të bëhej shi, prej loti.
Dhe..
Nuk di më asgjë.
Më lini ta heq kapelen. Shkroi :
Harilla Ibrahimi
Si s’të desha pak më shumë
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.
*****
Ti do vish
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se une ty te pres
duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe une po te mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vertitnja
si nje portokall’ ne doren time-
te rrjedhe koha shpejt
…………e ti te vish…
****
Ti do më dashurosh patjetër
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditëne ndezën.
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?-
Ti do t’më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcev jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,-
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ti do t’më dashurosh patjetër!
****
Ata që dashurojnë akoma
Ata qe s’kane buke,
kur te kujtojne buken,
ty dhe mua le te kujtojne.
Ata qe s’kane zjarr,
kur te kujtojne zjarrin,
ty dhe mua le te kujtojne.
Te pagjumet e botes,
me syrin hapur si nata,
ne mesnaten e tyre
ty dhe mua le te kujtojne.
Ata qe kane vdekur
dhe dashurojne akoma,
ty dhe mua le te kujtojne.
****
Jeta
Jeta eshte stacion ndarjesh e takimesh.
Jemi perhere udhetare
dhe nder duar, bagazh te pandare,
nje valixhe te vogel
perpjekjesh, sulmesh, kujtimesh.
Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth
Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë
Si fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë nga Petro Marko
****
HAKËRRIM
poezi nga Ali Asllani interpreton Olsi Sherifaj
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!
– poezi nga Ali Asllani
NËNAT NUK NDRYSHOJNË nga
Natasha Limaj
Ajo, ishte nëna jote. Mike timen, pse e ndjeva?!…
Fotos i rrëshqita dorën. Lotërim… Ç’u mallëngjeva….
Jo-joooo.., nënat nuk ndryshojnë, shenjtëri universale,
Mike-mike-mikemira…, me atë foto, ç’ma ngjalle!…
BRENDA LLOJIT
I qetë, pooo…
Embelsirë pooo…
I bukur, pooo…
Kasafortë inteligjence po-po-po…
Elitar , domosdooo…
Botën rreth teje e dooo…
Veç te thembra e ” Akilit ” brenda llojit i njësuar
Sytë e qenit të tërbuar !…
Bardhësisë ” qesh e luaj,
Ti i kamur e i ngopur…
Palcërimit kallkanosur,
Varfanjaku sy përlotur !..***
****
NJË FUSTAN
Një fustan ,si yti dua , o vjeshta me shegë e ftua,
Nëpër të rrush edhe dardha ” palat ” flakërim’e arta..
Jaka mbetur , që nga vera, xhepat gjethe prur nga era
Kristale vese qëndisur nata me yje kish nisur
Një fustan si yti dua , dizajn me ngjyrat e tua
Edhe prehrin plot të mbushur, hem me sheg‘e hem me ftua!…
KËNGËMARROSUR
Pse më thua :- Je e marrë, kur kaq bukur ëndërroj ?!…
Pse më thua :- Je e marrë, kur natyrën dashuroj?!…
Pse më thua : -Je e marrë, kur nanuris nëpër gojë?!…
Pse më thua : E marrosur , kur këngëzimin filloj?!…
E “ marrosur “ un’jam lindur, këngëmarrosur do të shkoj!…
***
MIQËSI BRILANTE
Sa dua të të besoj ,kur flet për miqësi brilante,
Po ç’t’i bëj kujtesës sime , sejvon të tuat ” mëkate” …
Shpika ” gomë ” e thash , t’i fshija,
Të mos prishej bukuria…
Mjeshtërisht’e dizenjuar,
Retin’me shtirje mbuluar!…
VLERA
Doli ” vlera ” nëpër Vlorë ,
Antivlera ” gur ” në dorë…
Zhduku ” prapashtesa “ime,
Se të bëra cop-thërrime!!!!…
Aq e rrallë , sa ke mbirë
Ekzistencën të vështirë…
Unë , far’e ” hithrës ” shtuar,
Ty…, mbytur e injoruar!…
***
Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ”
EDUART FRAKULLA PASHA VLONJAT
Eduart Pasha Vlonjati
Harilla Ibrahimi
Xhorxhi Prifti
Marenglen Rushiti
Merita Bani
Laureta Petoshati
Zamira Veselaj Ormenaj
Olsi Olsi
Shqiponja Matuka
Rudina Papajani
Lindita Toti
Lindita Zyberaj Bellu
Efrosina Arapi
Vojsava Shkurtaj
j
Ferdinand Hysi
Petrit Muhametaj
Petrit Qejvani
Eduart Dëma
Renato Jaho
Fatmir Skendaj
Andi Bacaj
Viktor Lagji
Suzana Xharra
Lulezime Malaj
Eva Gavani
Ermelinda Zani
Margarita Sitaj
Nuri Alikaj
Adil Elisa Alikaj Dönmez
Maro Pasho
Teuta Habilaj
Teuta Pajaj
Agim Meli
Aferdita Beaj
Merita Bani
Flamur Lamaj
Liljana Gjondedaj Lame
Seri Xhaferaj
Aferdita Beaj
Valbona Dena