Profesor Mëhill Marku . (Michael Marku)
DREJTOR I SHKOLLËS SHQIPE NË INSTITUTIN E GJUHËVE TË USHTRISË AMERIKANE
Personalitet elitare i mërgatës shqiptare SHBA. Lindi Lotaj të Shalës (me 1919 vdiq në Californi 1966) Ishte përfundimi Luftës e parë Botërore kur Serbët shkelën dhunshëm nder malet tona, duke djegë e shkatërrua , grabitë e masakruar popullin. Po me ketë kohë vritet edhe baba i Mëhillit (Michaelit) duke lenë atë foshnje dy muajsh. Me kujdesin e famullitarit, Shalës jetim i vobektë hyri në shkollë në konviktin “Malet tona” në Shkodër, ku kreu filloren dhe gjimnazin e shtetit “ Gjithmonë i pari i klasës, i pari në sport, i pari në guxim, i pari në nderë e karakter,shembull në sjellje , fisnik në punë e në veprime” (Gjeke GJOLEKA .Art i Cituar)
Per bindje anti fashiste arrestohet kur ishte në Liceun e shtetit në Shkodër me 1940 . Nuk u pajtua as me ideologjinë dhe sistemin komunist prandaj arratiset nga Shqipëria Studimet universitare i kreu n’Europë, kurse në Californi muer diplomën—Master Degree n’arte e histori
Megjithëse larg vendlindjes ishte në kulmin e duhur në shërbim të atdheut dhe të shqiptarëve, duke nderua malet Dukagjinin fole Shqiptarizmi dhe mbarë shqiptarë ( shkruan në postmortum shqiptaro amerikani Gjeke GJOLEKA) Profesor Michael Marku, ishte shembull për të gjithë shqiptarët e mërgimit. Me vdekjen e tij mergimi shqiptar humbë nji shtyllë të fortë, nji personalitet të dalluar në dobi të çështjes kombëtare