13.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Tetor 2025

Prel Ndreka

ASPAK MOSHEN RE’ SE VUNA.

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, pemë, bimë dhe jashtë

Tash sa’ dit qielli krejt nxi’
Tu lshua borë e tu lshua shi’
Ma në fund na e gëzoi synin
Qerpikarti ndriçoi qiellin
Skam prit ma’, kam dalë përderet
Pa u mendu’ se s’asht dit veret
Edhe pse s’jam ma’ një djalë i ri’
Te biçikleta me t’shpejt kam m’rri’
Aspak moshen re’ se vuna
Tu ec rrugës si furtuna
N’fund te parku shpejt arrita
Si çiklist kodrës ju ngjita
Maskën ula poshtë te gusha
Me ajër t’pastër mushkritë mbusha
Ndigjoj pyllin si fëshfërinë
Zogjt n’për degë si cicërinë
Edhe ata diellit i g’zohen
Fluturojnë krahësh shkriftohen
N’gjethe t’rame ulen çërmojnë
Për ndoj vemje a rrajzë kërkojn
Dikurë jetën pash me ngjyra
Se kështu t’duket ajo n’rini’
Tash që u plaka vi te natyra
Gjej ajër t’pastert e qetësi’.

P. Ndreka.

“””””””””””””””””

AH MORE KOHE SHTRIGE E KEQE!

Imazhi mund të përmbajë: qiell, pemë, re, bimë, shtëpi, bar, jashtë dhe natyrë
Një kullë ngritë njatje n’malsi’
Hijerandë në krye t’livadit
Mbetë prej vitesh në vetmi’
Që kur krahët i ktheu djali
Babë e nanë në moshë të vjetër
Si statujë mbetën n’at votër
N’vite t’fundit pa’ kënd tjetër
Fillikat kërcu’ në sofër
Ikën ditët edhe stinët
Pleqënia erdh’ tu i randue
Kambët zvarrë, mendjen te fmija
Përdit malli tu u shtue
Toka djerr sikurë rënkon
Në oborr ferrat harlisen
Mbi çati veç quka këndon (kukuvajka)
Hanë e Diell sikur gremisen
Te dy t’shkretët ulun te pragu
Brrylat n’gjunj, e duart mbi faqe
Sa i pa m’shirshëm ky maraku
N’mendje e n’shpirt për ta s’len paqe
Prit e prit motet tu shkue
E mallkueme ah… kjo pleqni’
Erdh’ një ditë s’mujtën meu çue
Kush kish hallin me jau ndi’?
Kështu kan mbet dhe kulla tjera
S’ndihet lahutë as qyfteli’
Veç ndoj plakë kacuk te dera
S’tundet djep as nuk kjan fëmi’
Ah more kohë, shtrigë e keqe!
Pse na e solle kët’ mënxyrë
Pse ua nxive jetën pleqve
Fmit e vet pa mujt me i kqyrë?

P. Ndreka.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.