TE LUTEM ANDERR, MOS MA BAN ZGJIMIN!
Mendja më ka shkue, n’andërr e kam pa’
Rreth e përqark bjeshëve, edhe iher mu’ ra’
Me u ngjitë n’Alpe, n’ato bjeshkë krenare
N’ato maje t’nalta, me borë si kristale
Me shetit lëndinash, ku lulet gëzojnë
N’për rranxa shkembijsh, ku krojet burojnë
Atje ku parzmet , t’mbushen me aromë
Qingjat ndër lëndina, ti shoh kur lodrojnë
Bletët lule m’lule, ku mbledhin nektarin
Në kullat stojnike, t’ndigjoj lahutarin
Fjalët tu i derdhun, në tel të lahutës
Për trimat që lindën, nga qarku i hutës
Të shoh malësorin, me qeleshe n’krye
Kangës maje krahut, kur ja thot mbi qye
Gratë sojnike, t’veshuna me xhubleta
Të ndershme bujare, puntore si bleta
T’shoh nuse t’bukura, vajzat si sorkalle
Me djem sokola, bukur tu hell valle
Plakat me furkë n’dorë, tu tundun djep
Me ninulla t’ambla, fëmit tu i vu’ me fjet.
Të lutem andërr, mos ma lejo zgjimin
Më lër të knaqem, t’mos provoj zhgënjimin
Erdhi kohë tjetër, bjeshkët mbetën shkret
Rinia u largua, shkojë në kurbet.
P. Ndreka.