17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Prel Preka

N’Laç t’Kurbinit nalt mbi male
asht ni Kish jo shum e madhe
qindra vjet thon kan kalu
kur u nal shejti Shna Ndu
Mund të jetë një imazh i monument, ambiente të jashtme dhe teksti
N’ata gur e ne ata shkrepa
ku aj shkeli me kam t’veta
sot gjithkush prej tan Shqipnis
mblidhen bashk te ajo Kish
Katolik e mysliman
aty bashk mblidhen te tan
se Shna Ndou me mrekulli
te tan bashkë i mbledh aty
N’at oborr e n’at Kish t’vogel
nga Saranda deri n’Shkodër
askerkush sot nuk mungon
i madh e i vogel aty shkon
Kush beson n’mrekulli ti
gjithmon fest e past ne shpi
e Shna Ndou ka me nimu
vec me tmira ka me gzu
Se deshmit per mrekulli
mir i din sot çdo njeri
mir e din se ca asht ba
e shum kush edhe i ka pa
Aty sakati asht çu n’kam
aty memeci ka thirr nan
aty ndodh kan mrekulli
aty i verbri ka pa me sy.
Amen!
“””””””””””””””””

E MARTE 11 JANAR – JAVA E I GJATË VITIT
Leximi i Ungjillit shenjtë sipas Markut
Në atë kohë, në Kafarnaum, të shtunën, Jezusi hyri në sinagogë dhe filloi të mësojë.
Njerëzit mbetën të habitur nga mësimi i tij, sepse mësonte si ai që ka autoritet e jo porsi skribët. Shi atëherë ishte në sinagogën e tyre një njeri i pushtuar prej shpirtit të ndytë dhe bërtiti:»Çka ke me ne, o Jezu Nazareni? A erdhe të na zhbish? Unë e di kush je: Shenjti i Hyjit!« Jezusi iu kërcënua: »Hesht dhe dil prej tij!« Shpirti i ndytë, si e përplasi pa mëshirë dhe si lëshoi një britmë të madhe, doli prej tij. Të gjithë u tmerruan dhe i thoshnin njëri – tjetrit: »Ç’u bë kështu!?» Ja, një mësim i ri i paisur me pushtet! »Ky urdhëroka deri edhe shpirtërave të ndytë dhe ata po e dëgjokan!« E menjëherë u hap zëri për të gjithkund në të katër anët e krahinës së Galilesë.
Fjala e Zotit
…. Meditohet
Jezusi i mësonte të tjerët si dikush që ka autoritet: nuk e dimë se çfarë u ka mësuar të tjerëve Jezusi atë ditë, por dimë se fjalët e tij kanë kanë ngjallur çudi dhe mahnitje në dëgjuesit. Ajo që na çudit se në sinagogë, vend i kultit, i lutjes, ishte një njeri i pushtuar prej shpirtit të ndytë. Askush nuk e kishte vënë re ndonjëherë këtë. Prania, mësimi dhe autoriteti i Jezusit e vënë në siklet shpirtin e së keqes i cili fillon të bërtasë. Mjafton një fjalë e vetme e Jezusit për ta bërë të ikë. Fjala e tij është e vetmja që ka pushtetin ta kthejë njeriun në dinjitetin dhe lirinë e plotë, duke i bërtitur e duke e përzënë shpirtin e së keqes që shumë herë banon edhe ndër në, për shkak të mëkatit dhe të besimit tonë të kufizuar në Të. Për ta ndjekur Jezusin dhe për të qenë nxënësit e tij, pra, nuk mjafton tërheqja dhe entuziazmi fillestar, siç kemi parë në pjesën e djeshme; duhet ta pranojmë Fjalën e tij, të dëgjojmë mësimin e tij dhe të lejojmë të lirohemi prej asaj që na bën skllevër. Ai është Zoti i jetës sonë, vepron me autoritet dhe mund të na lirojë. Për të nuk ka gjë të pamundur.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.