Prel Preka Pakategori 6 Korrik 2021 Updated: 6 Korrik 2021 Nga Gjin Musa Thonë ke ikur, Larg je mërguar!… Jo, Zoja e Shkodrës Askund s’ke shkuar. Atje tej detit Ka shkuar ikona; Zojë e Kalasë Je n`zemrat tona!… U pa ndër shekuj, Shihet dhe sot: Nga zemrat tona Ti s’ikën dot! Kush pat si ne Vuajtje pa masë?… Kush na dha forcë? Zoja e Kalasë! Para torturash E ndër burgime Trimat të thirrën: “O Zoja ime”! Ball’ pushkatimit Ty t’kishin n’gojë; Fjalët e fundit; “N’dor’ tande Zojë”! Ndër përdhunime Ditë e përditë, N’terr t’diktaturës Kush na jep dritë? Ndaj përtej detit Ka shkuar ikona; Zojë e Kalasë Je n’zemrat tona!… Idetë e liga, Zojë, na pllakosën, Kishat e tua Tëra u rruposën. Thua se s’qenë Djepi i lirisë, Thua s’u bënë Mbrojë e Shqipërisë! Thua dëm prej tyre Pati Atdheu, Thua s’qe falur N’to Skenderbeu! Por ani, Zojë, Uratë ne themi, Si kishat tua Zemrat i kemi. Ty t’kërkojnë ndihmë Në çdo t’vështirë, Ti na e jep Zojë K’shillën e mirë. Se përtej detit Ka shkuar ikona; Zoja e Kalasë Je n’zemrat tona! *** Ty nuk të lutet Veç krishtërimi, Ti je o Zojë, E çdo besimi. Çdo shqipëtar Kështu të flet: “Zojë e Kalasë Kam bër’ nijet”! Te Rozafati Rrëzë asaj kodre, Çdo ditë të hidhen Ty lule shkodre. Merre edhe kët’ lule Që t’a punova, Në shpirt më lindi, Ty ta kushtova. S’do i vë nënshkrim, Emër kurrfarë: T’a dhuron Zojë, Një shqipëtar. Ty amanet T’lë Shqipërinë: “O Zojë e dashur Na kthe lirinë”! Se përtej detit Ka shkuar ikona; Zoja e kalasë Je n’zemrat tona! Gjin Musahttp://dritare.info/Dritare.Info Gjin Musa, Botues Shpërndaje FacebookTwitterPinterestWhatsApp Shkrimet e fundit PakategoriVERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALIGjin Musa - 20 Shtator 20250PakategoriPregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025Gjin Musa - 8 Shtator 20250PakategoriNga:Ndue DedajGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriAutore Katerina Tereziu LigejaGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriMurtez AsllaniGjin Musa - 28 Korrik 20250 Pakategori VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Pakategori Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Murtez Asllani Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Lajme relevante Pakategori VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Pakategori Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 LINI NJË PËRGJIGJE Anulo përgjigjjen Koment: Ju lutemi shkruani komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruani adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, email dhe uebfaqen në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Δ This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.