10.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Prele Milani

 

 

NIKOLLË BREGU I FALI SHOSHIT VIRTYTET ME TË MIRA DHE NUK I VJEDHI ASGJE
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
Vdekja inatçare ta bani benë dhe kish do kohë që nuk të la rehat. Të ndoqi natën në qiellin e terratisur në stuhi dhe bubullima tronditëse. Zbriti poshtë e te gurra e Nderajve ku ti pije ujë j të cigramtë dhe flladisje faqet dikur.
–Ku është Nikolla se do ta marr me vete- e pyeti burimin që nuk fle kurrë.
-Ik o e zezë. Ik i marrsh të ligën!Si kujton se mund padis djalin tim që me këtë ujë ushqeu e rriti shtatin e hijshëm!
Mordja kishte ardhur gabim prandaj ia mbathi vrapit dhe trokiti në derë të Rozafës legjendare e cila i tha: Nuk kam djalë për ty! Unë kam shumë djem në Amerikë edhe Nikollën atje e ke. Ai asht djalë Shoshi e nuk ta ka tutën.! Bakeqja kish nda kusht me shitue ku ta gjente për tokë e për qielli ! Po, po ashtu bani mbrëmjen e djeshme bujti e pa ftuar në konakun e ri të Nikollës përtej Oqeanit. E gjeti mes njerëzve te tij më të dashur ! Ka disa ditë që kërkoj në fushë e në mal, në Dukagjin dhe në Shkodër! Pse më fshihesh o Nikollë Bregu të dija për burrë trim! Moj e bekueme lypë me paske mbare atje ku kam lindë e rritë shtatin, atje ku kam mendjen dhe zemrën. Mëqë më erdhe me nderë ardhesh e bardhë, qe ku më ke. E shoh se ke nda mendjën! Ani se çdo fillim ka edhe një fund deri këtu e pata . Veç amanet hajde e me kjaj në Shqipni me gjamën e burrave te motit dhe kujet e grave shamizeza të Shoshit. Nikollë Bregu u nda nga ne para kohe per të vijuar mendueshëm dhe i lavdrueshëm rrugën e gjatë të jetës së pasosur. Shoshi humbi sot një nga bijtë e tij më të mirë dhe ndoshta më të spikaturin e brezit të tij. E kam njohur shumë mirë, nuk ishim moshatarë por me kalimin e viteve e çmova dhe vlerësoja si një nga miqtë më të mirë. Nikolla trashëgoi më së miri hiret mashkullore që e kanë veçuar Shoshin në shenj ndër gjitha fiset e maleve. Qe një djalë trendi në nivel më të lartë se moshatarët e tij. Mjaft i pashëm i mbajtur,guximtar, besnik ,i edukuar mirë në një familje shumë të mirë e të konakur dhe i mirë arsimuar në qyetet. Si pak meshkuj të brezit të tij madje dhe sot dinte të bisedonte etnikisht me një femër . Si pak moshatarë te brezit të tij ishte i aftë te bisedonte me të moçmit, ti kundërshtonte dhe te mos ju bindej pa i lënduar. Kurrë nuk u bë palë me të fortin kundër të drejtit dhe të vobektit. Kurrë nuk mbolli intriga thashetheme as nuk i prini sherrit. Kurrë nuk bëri lak as u tërhoq përpara atyre që u duhej treguar vendi siç i do mushka drutë . Gojëtar i mirë në kuvend, mësues dhe punonjës i pasionuar i kulturës. Aktivist i shquar dhe dobishëm shoqëror. Dashurues i madh i stinëve, adhurues i gotës dhe grave, para të cilave kurrë nuk u ç’burrërua. Nikolla si drejtues pushteti lokal, tregtie dhe më i lartë i partisë në Shosh(i fundit por edhe i pari, me i ngrituri dhe më pak i politizuari) tregoi karakter dhe integritet të lartë .Nikollë Bregu nuk ishte Mesia te shpëtonte një sistem te rrënuar, por ishte një kuadër energjik dinjitoz që punoi me ndershmëri e pasion. Edhe me i persekutuari i kohës do dëshironte të ngjitej në atë Zyre që jo shumë gjatë ti drejtove. Nëntëdhjeta e shpresave të mëdha erdhi e rrokopujshme e zhurmshme dhe revanshiste. Arsimi kishte nevojë për njerëz si mësues Nikolla, por ishte politikisht i pa dëshiruar. Erdhi pranvera kur në arsim hyri viçi e kriçi i ofruan Brashtën, por forca e karakterit nuk e lejoj të behej top pingpongu politik. Ike dhe i the lamtumirë profesionit dhe çdo detyre në administrate duke qëndruar larg nga “shenjtorët” e ri “demokratikas”,”socialist” apo “rilindas”. Luftove fort, sfidove brengat, vështirësitë dhe përfundove atje ku ëndërroje . Në USA u integrove së bashku me familjën tënde që është pasqyra dhe shëmbëllimi yt më i mirë . Kur ndiheshe më i lumtur se kurrë, i dashuruar deri në përmallim për miqtë, shokët, njerëzit dhe krejt Shqipërinë që të mungonte aq shumë një sëmundje e rendë të sulmoi deri sa të thau si lisin dergja. Shoshi humbi një burrë të nderuar një idealist që përçoi në komunitet virtytet më të mira të kohës. Më tepër se për vdekjën t[nde te parakohshme është për të vajtuar instiktet shtazore politike ku njeriu akoma vlerësohet nga tesera e partisë jo nga virtyti Në zyrën e Nikoll Bregut çdo shoshian mund të hynte pa ju dridhë tlinat. Në zyrën tënde çdo shoshjanë mund të hynte pa u dridhë se mos e shihje nga këmbët Nikoll Bregu nuk demaskoi as diskriminoi askënd politikisht
Ti nuk përvetësove asgjë nga pasuria private as kolektive e Shoshit.
Nikollë Bregu ishte i mirë dhe vdiq i mirë Anise ishte komunist ! Komunisti i parë në histori ishte Krishti. Lamtumirë dhe pushofsh në amshim Nikolla ynë !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.