EDHE NJË ARKIVOLI I MBYLLUR NË VARGUN E PA MBARIM TË ARMATËS MËRGIMTARE
(Post mortum per ish kolegun Gjeto Prele Çezma )
Ju ishit ende i ri të qaheshit nder varre, ndaj sot Mali Shoshit , Bulli, Kodra e Shqurkut, Rrasa e Palajve dhe shkollat e Shoshit janë mbuluar nga një mjegull zie per vdekjen tande të parakohshme.
Kush e thirri atë vdekje që të shytoj sa çel e mbyll në mes të Londrës në kohën kur ishe më i mirë plotësuar se kurrë?
-Mos vallë të mallkuan të lumet nga Çijat e Palajve?!
-Mos vallë ta ato patën zili se shtegtove aq larg në një botë të begatë pa mite ?!
Jo, jo nuk më besohet!
Ju Gjeto ju mori Zoti pranë vetit se ishe njeri i Zotit dhe si tillë nuk meritoni të qaheni e te vajtohet si pagan.
Ju ishte një kristian i mirë.
Zoti të përkëdheli në jetë, të dha dhurate një familje punëtore e bujare të konakur si mali me dushk e barë . Një kullë liridashëse me dy lapidare martire atdhetarie Pal Kola dhe Kolë Marku të shkimur në lule te rinisë.
U rrite në një ashtë me lisa te vjetër rinuar me picak të hijshëm e lule të njoma fëmije nipa e mbesa.
Zoti të dhuroi shëndet dhe virtyte shembullore. Deri ditën e fundit nuk ditë se çfarë janë ilaçet dhe gjylpanat
Vërtetë vdiqe shumë para kohe kur familja dhe shoqëria kishin nevojë per ju.
Por Zoti të shpëtoi nga pleqëria dhe ligësitë tmerrshme te saj!
Të paktën kur vijmë nder varreza duhet të kujtohemi se jeta nuk është veç një frymëmarrje.
Pyeteni vetën o njerëz se çfarë jemi kur na len kjo frymë!
Gjeto Çezmja në 56 vite jetë zgjodhi rrugën e drejtësisë dhe nuk humbi kohë rrugicave të ngushta e te errëta të vesit, padrejtësi dhe dhunës.
Së bashku me qumështin e lokes tënde fisnike more një edukatë të shëndoshtë që fatkeqësisht shoqërisë sonë ka munguar më shumë se buka, vesha e mbatha e pushka.
Ju ishit një djalë i pashëm, i mbajtur, punëtore, arsimdashës i pajisur me cilësitë morale qe dallojnë malësorin e mirë.
Ju Gjeto ishit i pajisur me te gjitha ato kërkesa që duhet të ketë një edukator dhe mësues i mirë, i hapur ndaj të gjitha pamjeve të jetës
Aq sa ka nevojë trupi per pastërti dhe higjienë aq edhe mendja ka nevojë per arsim.
Arsimi ishte ëndrra jote madhore e jetës. tende . Djali njomëzak i malit që ra qytet me një valixhe të rëndë druri e me pak ndërresa. me sakrifica, vullnet , punë e djerse pa as një privilegj u kthye në mal me diplomën e mësuesit, me dëshirën që nxënësit tuaj të bëhen si ju dhe me të mirë.
Gjeto ti i fali arsimimit të fëmijëve vitet ma të bukura të jetës tënde.
E kujtoj Gjeton në pedagogjike , unë isha në gjimnaz,por rinim në një konvikt, isha dy vite me përpara. Nuk erdhi as i druajtur as hardadhisur. I shte djalë punëtorë, studioz, shoqëror e me shumë humor, i qetë që kurrë nuk e çonte keq me njeri:
Zbritëm një herë përmes një bore te madhe prej Gurit të kuq ngarkuar rende me çanta,veriu na thau djerset ne Prekal tue pritë makinë dhe në fund u nisëm këmbë.
Gjatë gjithë Rrugës vetëm Gjeto qeshte nuk mërzitej.
Ani sa herë e ka ba Xhuku, me koshiq në shpinë E ç’ka po gje mua një herë të vetme!
-Mërdhitnim dimrave në konvikt Gjetoja thoshte me pas afër Mëhill Zefin në Qershizë nuk kishin me ju dhimte grime një barre dru zgorkni i kaki kërtolla per ne sonte.
Kur ndokujt jo pa të drejtë nuk pëlqente ushqimi:
Gjeto me shpoti thoshte
– Besa te Turizmi ka meze boll të mira, por nuk ka karrige per ne.
Ëndërrove pranverë e lule dhe korre zhgënjime .Ti thyen xhamat dhe të dëmtuan mjetet e shkollës Anise se ato edhe riparohen, por kur hyri në arsim gjithkush atëherë ike natën per hënë mes valëve të detit te trazuar.
Ike por Shoshin, dhe Shqipërinë i more në një valixhe plot me kujtime.
Nuk të joshën, trafiqet, draga, bixhosi as mishi i bardhe. Shkove, u integrove dhe u bere qytetarë i denjë një super shtetit të denjë. Po të kishin gjithë shqiptaret sjelljen tende emri i tyre në botë do ishte i mirë dhe i nderuar si ju.
As një herë në jetë nuk more poza heroi, por po ishin të gjithë njerëzit si ju nuk do kishim nevojë për burgje, gjykata, misionarë gjagjesh as polic
Së bashku bashkëshorten Violetën edukuat dhe arsimuat si mos më mirë dy vajza e djalin tek të cilët kultivuat kujtesën dhe dashurinë e madhe per Shqipërinë.
Gjeto djali po priste te shkolla të shkoja ta merre si per ditë.
Bre burë si nuk te erdhi keq qe le tue pritë derisa i humbi durim dhe erdhi te gjeti te rrethuar nga urgjenca.
Gruaja dhe vajzat po të prisnin në tryezën e shtruar të drekës
U the me prisni dhe nuk ktheve me kurrë
Pse Gjeto pse ?
Pse ike kështu vjedhurazi me kaq nxitim pa i thënë askujt Lamtumirë?!
Kur po shijoje frytet e sakrificave shumë vjeçare nuk duhej të dashuroheshe me mordën e zezë
-Ma bani halla se ju kam mërzitë, përlotë dhe veshë në zi, por një shytë e pa besë arresti kardiak më ndau ju.
Pas një shtetrrethimi ndërkombëtarë Korone e rrugëtim të gjatë per ajri u ktheve në atdhe tu shtue edhe një arkivol të mbyllur në vargun e pa mbarim të armatës mërgimtare.
Trupi jot nuk do prehej kurrë i qetë jashtë tokës që lindi.
Ketë e dinte me mirë se kushto bashkëshortja juaj bija e të mirit Ndue Gjonit nga Thethi e cila qysh në telefonatën e parë mortare që beri të kunatit Gjegj Prela tha :
-Gjeton do ta sjelli të varroset Shqipëri.
Mbasi u ba puna kështu edhe unë kështu dua, por nuk mund thënë bjere, mbasi ju dhe fëmija do jetoni atje dhe atje keni të drejtë ta varrosni që shkoni te varri sa herë tu marrë malli tu përgjigj kunati i madh.
-Do ta sjelli se atje kemi le e unë e Gjetoja . Atje ku kemi shumicën e te gjallëve e te vdekurve të shtrenjtë që kemi bjerrë. Atje kam dy motrat e mija te rrezuara shkëmbit. Atje kam nipin djalin e vetëm të Rrokut
Atje ka Gjetoja ka Katrinë Staken që lindi e rriti një tufë djem,e cika shembullore.
Sot Gjeton Çezmën po përcjellin me respekt e dhimbje, jo vetë familja, miqësia, ish koleget por mbarë Shoshi që pati djalë. Atje ku po shkon ti janë fushë e pa anë me kryqe e varre. Atje sot ka me pritë me një buqete lulesh si nxënësi mësuesin e parë, kushëriri yt dashur Tonin Toka.
Atje ke me gjete edhe Nikollë Mirashin e urtë e fjalë pak!Axhat e dashtun Mirashi e Vata me te cilët kurrë nuk theve nje fjalë kanë me marrë grykë si dikur kur vije prej shkolle. Nana ka me të përqafue me mall e lot por as një fije nuk ka me gëzue se nuk të priste kaq shpejt.
Ty Gjeto të Thirri zoti dhe në dritën e tij të amshuar pushosh!