13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Prele Milani

NDAL KËSAJ EKSTAVAGANCE TE ÇMENDUR MORTORE NË MES TË KOLERËS

Lindja dhe vdekja janë derivat i çdo frymori me arsye, diku në mes të tyre qëndron edhe martesa.
Nëse gjuha është sistemi nervorë qendrore , sistemi nervore periferik i çdo kulture janë ritet e më sipërme
Keto rite në trajtat më tipike liro pagane + shartuar me element kristian u ruajt në Shqipërinë Epërme Katolike. Në Shqipërinë ulet fushore bazamenti pellazgjiko- ilir u kalçifikua nga kultura osmane dhe bizantine. Dukagjin per vetë natyrën gjeografike dhe lirinë e tij natyrore është oazi më i virgjër, më pak i ndikuar dhe me arkaik i riteve iliro-arbërore. As kush në Evrope, Ballkan as në Shqipëri, jo që jo nuk tregon më përkujdes, respekt madje deri në tepri ndaj të vdekurve.
Ashtu si “Realit” i Madridit, nuk mund t’i dalë askush përpara per trofe edhe Dukagjinin, askush nuk mund ta konkurrojë në interpretimin me fanatizëm të këtij riti. Duke ngrëne e pijë si zotni në ritet dukagjinase kam dëgjuar, ata që përfaqësojnë kultura te ndryshe duke qeshur dhe akuzuar per naivitet primitiv krahinore. Anise të gjitha llojet e kulturave mbi dhe ja nxjerrin dhembet njëra tjetrës. Kjo kacafytje herë e nxehtë, herë e ftohtë kështu ka qenë që nga kopeja primitive deri te kopetë e sotme moderne. Gabimi më madh per brezat e ri ishte po të emitojnë shabllon ritet e kulturave të tjera ashtu si nuk perse të frikësohet askush nga ndikimet dhe huazimet më pozitive te tyre. Një banket seroiz në nderim të ati që ikën është detyrim moral për ata që mbetën dhe vlerësim per atë që ikën! Ai që të shtro tryezën nuk, ka asnjë përgjegjësi morale nëse dikush nuk dinë të rrijë si duhet. Aktualisht në ketë jetë kolere me vdekjet më të shpeshta ndoshta që nga kolera e moçme, zbatimi me pike e presje i protokollit sikur të ishte normalitet është IDIOTËSI DHE BUJARI E ÇMENDUR.
O ti njeri baba dhe nëna jote që të vdesin, janë më të shtrenjtit në botë per ju, por jo per gjithë të tjerët. Nëna dhe baba juaj nuk janë as shenjtorë as heroi të pavdekshëm që duhet përcjellë me kortezhe madhështore edhe në gjendje të jashtëzakonshme.
Ti o njeri që me dërgo lajmin per vdekje në ketë situatë po më thua:
-Hajde byjrmë në llogorin e pare nuk dihet se nga pot shytojnë topat e Virus Korones. Unë po vij i tunduar nga respekti e detyrimi, kurse ti më nxjerrë përpara gjithë katundin, me qese te fryra duhani, pa maskë pa doreza. Unë trimi i “çartun” në krye të një çete te madhe sy leshe pa pikë vezvezje, përqafohemi, ngushëllojmë, por dhe ja themi thekshëm kafes rakisë. Kuvendi plot larmi nisë nga viktima deri, te pulat lopët drrekucët, politika dhe gjeopolitika ndërkombëtare. Pa as një distancë, pa as një kujdes çohemi dhe shkojmë tek i vdekuri . Edhe aty me detyrim përcaktim shterngohemi duarsh dhe me një tabor grash, gjysma spektatore që s’u bjen ndermen se kush ka vdekë. Atëherë kur duhet iku dhe tu liroj vendin të tjerëve, nguli këmbet si mushka në burrërinë time. Thumboj herë njërin here tjetrin, duke detyruar me pahirë të më japi dorën edhe ndonjë “shkelës” të zakonit. Grumbull në autobuzë, e vetura nisemi nder varreza. Atje, ndrysh nga pjesa e madhe qe flasin e qeshin mbi pushima varresh, unë si ndjeshëm dhe i “dashur” mbuloj në puthje te vdekurin, madje po qe i mbuluar e zbërthej në mënyrë demonstrative arkivolin. Pas ritualit të gjatë sa një tërkuze, rikthehem duke folë e qeshë me zë të lartë. Në sheshin para lokalin tufa shembullore pret radhën per hyrë në hetore. Plot një orë vazhdon mitingu ngreh e shty se kush do dy në radhe sipas nishave që na ka pas dhurue per devocion rahmetliu Sulltan Hamiti. Pasi na kanë dalë djerset mbi xhakët shtrohet banketi 300-400 veta. Mirë na baftë ushqim e pija dhe shpiatrit ndera ju emri e bereqeti. Ndërsa policisë i rritë dreqi nderën që nuk ndërhyn me shpërnda nga ky tubim më aventuresk se thyesit e xhamave në Pazar. Rituali qe përfundon edhe nje herë me duardhënie ngjeshur si fishekët në gjerdan. Shpërndahemi zhabë fryrë si lopët prej njomishte, pa ditë as gje se kemi marrë ose dhenë shokut në krah barin e helmit. Punë madhe, pas tre ditësh rituali përsëritet prap dalim në kullosë pa na trembur syri.
O Zot ç’është gjithë është një lajthitje kolektive, si e atij që na pret si e jona që shkojmë yrysh si delet pas ogiçit të vjetër zakonorë edhe kur ai hyn poshtë shkëmbit. Unë që vij pa maskë tek ti nuk jam gjë tjetër veç një copë idioti . Edhe ti që më detyron të jap dorën gjithë mëhallës nuk je gjë tjetër veç një çmendur që ja ke ba mendjen lolo gjithë lagjes. Unë dhe ti dhe gjithë Dukagjin ka mbi 6 muaj qe sillemi,si pagan të laritur të përulur dhe përlotur para vdekjes dhe të shpërfillur marrzisht per jetën të cilin e kemi të dhenë dhurate vetëm nje here
More kaq cungje nejç jemi sa nuk latohemi hiç as në kohë lufte? Zoti na ruajt pasi nuk dimë as ta duam ta ruajmë njeri-tjetrin sa jemi gjallë, ndërkohë që gjithë dashurinë i rezervojmë vetëm per ditën e vdekjes.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.