20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Prele Milani

“NDRIKULLA “E BAJRAKTARIT

May be an image of një ose më shumë njerëz

Një syzeze me fund te gjanë

Tana bjeshkëve po u ban hije

Në livadh kur po mbledhë sanë

rrjedhin krojet musht dashnie

Magjistare faqe hanë
Shami kuqe bjeshkatare
lum lendina qe shkele me kambë
seç më dogje e m’banë zhare.
Ç’ po ta tundë era fustanin
T’ rasha në gji me pushue
xixëllonjë q’ ndritë akshamin
Tjetër gja Zotit si due!
Ba me ra n’ çaklat t’ mija
O çoban o arushë mali
qe besa të nxë rakia.
sa nuk din me shku te stani!
N’ të pastë zanë dashunia
Mana jam lule mos prek
bjen në gjak pa shku të shpia
– Le të bie s’po kam dert!
– Çoban shkreta gozhup gjatë
Të dhanshin gji t’ lumet e malit
dora thatë nuk ka uratë
unë jam “ndrikulla” e bajraktarit!
-Shami kuqe të shytoftë zana
bajraktari asht me prijë
me ngranë desh edhe skopana
si ka hije me shkue me ty!
-Bajraktari i do tetana
shko me gra, vra e kthjellë
i ka fal Zoti napolona
Napolonin din me hedhë!

Çoban t’ baftë Zoti derman

Se boll mu lute në kroje e mriza

tu dhimbt shumë një dash sharan

me gjithë dele ta preu bisha.

“””””””””””””””””””””””

EGOIZMI I LAFITUR
Egoizmi i tepruar
asht një sëmundje e rrezikshme
të bën kafshë të tërbuar
me dëshira të pa ngishme….

Ai mendon vetëm per vete

per te bota s’ekziston

pijë një det dhe prap ka etje

i mal me arë s’ lumturon.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.