30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Prele Milani

NJË DEPUTET SI PROF KOLË PRELA
May be an image of 8 njerëz dhe people standing
Sot 73 vite me pare në pranverën e 32-të Profesor Kolë Prela Deputeti i parë i Dukagjinit u flijua në gijotinën e diktaturës komuniste. Foto që po shikoni tregon deputetin përpara gjyqit inkuzicional . Jeta e Prof Kolë Prelës është ajo e një atdhetari të flaktë, e një intelektuali të pa lodhur, e një apostulli të pralamentarizmit dhe një martiri të fjalës së lirë tek i cili mishëroheshin vetitë më të skalitura të gjakut arbërorë shartuar me sythet më të shëndetshme perëndimore. Jeta e Kolë Prelës është ajo e një idealisti në shërbim të parimeve të shenjta të iluminizmit me ëndrra te mëdha per një rilindje konteporane . E gjithë jeta e Prof Kolë Prelës është ajo e një luftëtari dhe intelektuali që u soll rreth tre idealesh të mëdha, dashurisë per arsimin, per atdheun dhe demokracinë liberale perëndimore. Profesori nuk ishte patriot kafenesh as orator sloganesh populiste .Ai braktisi punën komode në Lice dhe ju bashkëngjit kauzës antifashiste duke u ngritur mbi ndasitë gjithëfare llojshme të kohës së tij.
Antifashistin e pa angazhuar në as një formacion politik te kohës disa syresh dhe të verbër e akuzuan si komunist. Profesori shumë i qetë dhe stoik pati thënë:- ”Pasha Krishtin do vdes e nuk do behëm komunist” ! Në vitin 1946 kur po votohej kushtetuta e re komuniste disa miq i thanë:-Profesor çfarë do të besh?-Pasha Krishtin kurrë nuk do ta votoj këtë kushtetutë, pasi historia nuk do ta harrojë per keq dhe nuk dua të bëhem bashkëfajtorë. -Pra kanë me çartë e këshilluan shoket e tij më të ngushtë.- Ani se!Pasha Krishtin tetanë ma grishin trupin si duhanin me ata që na tradhtuan e morën vetë gjithë pushtetin nuk do të bahem! Kam luftue per një Shqipëri të lirë antifashiste dhe me shumë parti dhe nuk i ha fjalët e mija.
Ky njeri i mrekullueshëm ishte i parakohshëm, per kohën kur jetoi, marrëzinë dhe brutalitetin e së cilës e sfidoi per të çliruat vendin e tij të prangosur nga zemërimi i “zotave” inatçarë. Shqipëria dhe demokracia qenë ideali i jetës së Prof Kolë Prelës, per të cilat punoi, vuajti, luftoi dhe u martirizua Martirët nuk qahen me qyrravitje as me mallkime. Martirët vlerësohen nderohen dhe ndiqen pas gjurmëve. Jeta e Prof Kolë Prelës është drama e një patrioti dhe martiri emri i të cilit i përket historisë. Pushka nuk turpëron as kënd! Diktatura e vrau brutalisht, biologjikisht Kolë Prelën, por historia profesorit I fali pavdekësinë! Profesor Kolë Prela akoma edhe sot është parakohshëm dhe i pa pranuar në habitatin e një demokracie hibride të shpërfytyruar dhe degraduar me të cilën idealet Profesori ndryshojnë si nata me ditën. Në kështjellën shkodrane, edhe pas 30 vite “pranverë demokracie” profesorit deputetit heroik pa varr, ju mohua propozimi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini që një Shkollë në rajonin më ri të qyteti të merrte emrin e tij U rrezua Profesori i lauruar në Torino, u rrezua publicisti, studiuesi dhe kritiku arti. Nuk ju mbushi hiç hesap ish Drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit dhe Profesori i Letërsisë, Latinishtes dhe Greqishtes në Liceun e shtetit Shkodër. Disa otomanist fanatikë “qytetas” dhe në veçanti disa barbon dukagjinas në Këshillin Bashkiak që votuan kundër nuk kanë as gje te perbashket me Profesorin. Ju jeni marrëzia dhe lakuriqësia e një epoke pa ideale. Në se duhet të ngrihemi nga balta dhe llumi ku jemi zhytur modele si Kolë Prela duhet të na udhëheqin në horizont. Emri i Kolë Prelës duhet të jetë një refleksion dhe protestë per politikën diskriminuese të mos përfaqësimit, të shpërbërjes, rrënimit dhe degradimit të një embleme historie e shqiptarie të thuktë si Dukagjini Epër !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.