TEK LINE LEKJA ISHIN MISHERUAR CILESITE ME FISNIKE TE NJE GRUAJE MALESORE TE KOHES SE SAJE
(Simjet kumbara yt Bal Marku ka me te thirre ndrikulli ne luminimin e pernasit)
Jete, o jete gjithekend solle ne djepin tend e more pa harruar as nje.
Nga nje tervese ndrikullash shembullore qe kam Line Lekja ishte me e veçanta, sespse qe me e moçmja dhe e vetmja ndrikull e Bal Markut qe jetonte akoma. Miresisht ne moshen 85 vjeçre mbylli syte per gjithmone dhe u be ” nuse” ne jeten e pasosur e ndriçuar nga nje vegim drite e pa praruar.
Ndrikull Lna pardje iku, por me ringjalli jo pak kujtime te hershme duke mu pershfaqur tamam si atehere 50 e kusur vite me pare kur vinte veshur hijshem, paster, thjeshte me kotull korbe pala, pala, opinga safjani te kuqe, çorape te thurur me shtiza e shputa te qendisura plot shkroljla, me krahol cohe e shami mendafshi. Ne krah mbante traste te leshte qe varej deri tek brezi punuar ne katoliq stiluar me ngjyrat me te ndezura te. E prisnim me gezim ardhjen e saj se ishte e dashur, e embel, por edhe na binte plot dhurata qe ne ate kohe ishin molle e ndaluar Dada gjyshja ime(Katrine Prekja) thoshte: Nuk ka shoqe strajca e Line Lekes! Edhe kur ishte e ndaluar vinte regullisht cdo mot ne te ashtu quajtur te thirrurna. Aty beheshin edhe me Sose Prelen e Palajve ( nje grua shume fisnike e pashme dhe dhimshur). Sosen linte gjithmone ne krye te vendit se ishte me e moshuar . Nga sa kane regjistruar radaret e mije kureshtare edhe ato ndisheshin shume mire, qendronin me lirshem se gjithkund tejter. Ndihmonte gjyshen dhe nene per ndonje pune dore, ndersa me perqafonte e uratonte shume. Pinte nga nje gote raki pa i bere kurre dy . Une u afroja vene dhe i siguroja se nuk ju ben keq se ashte vene Pepsumajsh. Ani i thoshte Lina, Soses edhe po na bani keq jemi te kumbara, por jo nuk bindej ta shterronte goten.
Lines i therrisnin ndrikull edhe kushrite e mje. As nje here nuk shkonte pa ba edhe nje vizite te Dede Lushi dhe Katrine Tomja. Lina Lekja doli nga shtepia e te kenduarit Nik Vukasnit(bash e mbesa) dhe erdhi ne nje dere te kamur, te mirepermendur dhe nga me tervestaret e Shoshit. Te bej kete shkrim me dha shtyse edhe nje fjale e ish nxensit tim Milan Çun Fusha kur me plot sinqeritet tha:
– Grua moshatare me te mire se Lin Lekja nuk kishte katuni i Ndreajve.Kurre nuk ju ndie zani, kurre nuk beri fjale me askend , kurre nuk endi fjale as nxiti sherre me askend.
Tek Line Lekja ishin misheruar cilesite me fisnike te nje gruaje malesore te kohes se saje. Lima misheronte virtytet me te çmuara te nje nene shembullore, te nje blete punetore, te nje satanice pastertore, te nje Zoje shtepie te zgjuar, zemer madhe , qe dinte me mate e me pre.
Lin Lekja ishte bujareshe rrace ajo sakrifikoj, gjumin e nates, pushimin e dites, ndau kafshaten e gojes, zbrazi vegshin e femijve me prite e perciellete te njohur e te pa njohur qe bujten ne deren ndertare te Lulash Pjters e Mirash Mehillit. Nuk ishte grua qe piculohej me lule- lajle, por gjithmone e veshur paster thjeshte e bukur.Femijet e saj ishin jo vetem me mesimdashesit, por me te pasterit e mireveshurit veç prej duarve puntore te Lines.Shtepise shihi oborrin dhe te tregon se si eshte brenda dhe çfare zoje shpie ka. Se paku ne diten e lamtumures se fundit duhet shkundemi nga egoizmat e vegjel . Ne kohen kur ne Shosh qendronte e ulur kembekryq skamja, dhe perçdisht mje mungese e pa justifikuar higjene.Shtepia e Pjeter Lulashit, shkelqente nga pastertia, muret e bardha bore, dyshemja e laare, rrobat qe u vite arma fije ose sapum dhe kjo nga duart e Lines e ndihmuar me vone edhe nga vajzat qe i ngjane.Ndihem mire kure sot pas 50 vitesh shume ish kuadro nga jugu, Shqiperia mesit dhe veri lindja shprehen;-Te Pjetr Lulashi kemi gjetur, ngrohtesi, bujari pasteri dhe rregull. Larg qofte sikur te kishte qene nje Line tjeter nuk do flisnin keshtu. (Besa fort me lehte ishte te prisje mje tervese malesore se dy kuadro te ardhur nga lart). Vetem Zoti e dune sa kan vuajte prite e percelle Lina dhe Pjetri nder ato vite te veshtira duke i bere ndere gjithe Shoshit. Ne qe jemi deshmitare pse nuk e themi, kete fakt sa themi se shtepia Pjeter Lulashit ishte shtepi partie.Jo more jo mbi te gjitha ishte shtepi ndere dhe bujarie shembullore. Ndrikull bujaje, rrugen per ne Parajse ja shtrove vetes me thjeshtesi , dashuri, bujari e njerezi. Le pas 10 femje emer mire shembedhtyre e miresis sate! Pushofsh ne paqe e lumin me Zotin. Kur te vine muaj i te thirrurave simjet kumbara yt Bal Marku ka me te thirre ndrikulli ne luminimin e pernasit.