10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Prena Prendi

Prena Prendi,nji poete qe sa vjen dhe lartesohet perpara lexueseve,krijimet e saja flasin me shpitin e lexuesit.Prena eshte vetvehtja ne krijimtarin e saje,flete shpirti me vargun,e vargu me lexuesin,gjithçka reale,gjithçka me te vertetat e jetes.Urimet ma te sinqerta per juve krijuese Prena.Juve sapo promovuat liberin e pare me krijimet tuaja,uroje te lexojm edhe liberin e radhes.

Akademik,gazetar dhe botues  Gjin Musa

Mos pengoni…!Mund të jetë një imazh i 1 person dhe qiell

Lermeni te qaj ,kur ndodh fatkeqesi
Lermeni t’i shpreh me lot e fjale
T’i them me shpirt,jo mendjemadhesi
Se me mbysin permbrenda,duen me dale.
Lermeni te vallezoj kur kam gezim
Dhe nese vallen,mire se terheq
Dua ti shkruaj ne poezi
Keq apo mire si zemra ma ndjen.
Pellumbit mos u mundo t’i shkurtosh krahe
Bindu ,me lart ka me u ngjite
Respektin ,miresine ne shpirt e ka
Stuhite i çan,ç’ka don me arrit.
Mos u mundo,t’i heqesh dhuntite e Zotit
Nuk i ndrron dot,gjakun neper vena
Njeriu qe lindi,ne shtepi te rodit
Respekton rregullat,privatesine…
mos e pengoni ç’ka i thote zemra.
Dalloje diten me diell nga ajo me shi
Mirenjohjen mos harro ,asnjehere
Dallojme gezimin me fatkeqesi
Jeta vazhdon gjithsesi ,panderprere…!

P.Prendi 09.02.2022 Itali

“”””””””””””””

Vargu…!
Mallin ,dua ta hedh në vargje
Trishtimin po ashtu…
Të flas për gëzime e halle
Askênd mos me shqetësu-e.
Kurrë jo s’ke pêr ta besuar
Nëse provuar vete s’e ke
Ç’do të te thotë emigruar
Si zog je,pa fole.
Nëse shëndetin ,ke pasê gjithmonë
Gëzohem’ e ta urojme ta kesh
Të sëmurë e ne depresion
Ndoshta ,i ke përqeshë.
Nëse objektiva vehtes
Kurrë në jetë ,s’ke vue
I ke buzëqesh të keqes
Tjetrin e ke përgojue.
Kur të pyet tjetri nga je
Thuaje drejt e me gëzim
S’po të pyet shpi ku ke ble…
Të pyet për origjinë.
Ah…sa e sa të tjera…
Lodhin njeriun e shkretë
Ta thotë shpirti e mendja
Me vargun,bëj muhabet.
Bota është ngjyra- ngjyra
Askush nuk është njëlloj
Nuk dua njerëz ,me dy fytyra
Me vargun kendshem ,paqësoj…!

P.Prendi 31.01.2022 Itali

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.