11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Prena Prendi

Gëzuar Pashkët…!

Për të gjithë ,kudo jeni
Katolikë e muslimanë
Të gjithë së bashku,festa kemi
Siç kem’ Pashkë ,kem’ Ramazan-ë.
Sakrificë e Jezu Krishtit
Pa dallim për njerëzimin
Na ruej o Zot ,prej të ligut
Shëndet e Paqë,përcjell urimin.
Njerëzit tanë e ju miqësi
Del nga zemra ime ,thellë…
Gëzime paçi e harmoni
Si burim që kurrë nuk shterrë.
Një urim më se special
Për këdo në nevojë
E them me shpirt e jo veç fjalë
Zoti i madh ,tu ndihmojë.
Shumë nga ne ,tanët mungojnë
Nuk festojmë si çdo herë
Në Paqë ata të pushojnë…
Me lot në sy ,urimi del.
Gëzuar dhe politikanë…
Paçi më shumë dakortësi
Për të gjithë ,Krishti u ringjall
Qoftë për ne mrekulli.

P.Prendi 16.04.2022 Firenze(Itali)

“”””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Në kërkim të fatit…!
Përtej detit,hedh vështrimin,
ndër mendime.
Atje larg e kam lënë shpirtin,
mjaltën time.
Tokën djerr ,shtëpinë me dry,
dashurinë…
Nëpër ëndrra me lot n’sy,
kujtoj rininë.
Mëmëdhe ,më e bukura fjalë,
shpirtin më prek.
I lamë prindërit,kërkojmë fat,
shtet më shtet.
Gjurmën kudo kemi shkelë,
jo të lumtur…
Në vend të huej ,si të mjerë,
shpirtkëputur.
Hedh vështrimin nëpër botë,
lufta vret.
Vesh xherdanin se jam Shotë
atdheu m’thërret…
Se harrova kurrë atë breg,
nis nga deti.
Nëpër dallgë e shteg më shteg,
kërkoj fatin …s’di ku mbeti…?
Ah …,mallkuar qoftë kurbeti!

P.Prendi 20.04.2022 Firenze

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.