11.5 C
Tiranë
E hënë, 30 Mars 2026

Prena Prendi

Shqip…!

Në të madhen “BOTË” jam
Shkova e shkela e ç’ka nuk shikoj
Tingullin më të bukur,në vesh kam
Fjalën e bukur shqip kur dëgjoj.
Në sy e njoh ,shqiptarin kudo
Rrudhat në ballë,mundin tregojnë
Buza në gaz atë e dallo
Gjaku i kombit me to na afrojnë.
Dashurinë që japim e mirësinë
Askund se gjeta te askush tjetër
Brez pas brezi kem’ bujarinë
Pa dallim të rinj e të vjetër.
Na lidh një gjuhë,na lidh traditë
Njëri- tjetrit i japim dorën,
Mburremi ne ,me të gjitha cilësitë
Si vëllezër e motra tashmë shpërna botës.
Shqipen e bukur ,mësojmë trashëgimtarëve
Nipave e mbesave lind në vende të tjera
Është dëshira e gjithë mërgimtarëve
T’u trasmetojë brezave cilësi edhe vlera.

P.Prendi 11.06.2022 Firenze

“””””””””””””””””””””””””””””

Miku e cifliku
Jeta,na mesoi,te njohim shume
Dike ne shkolle,jete edhe pune
Rrethuar,me miq,e njerez te mire
Ka ndonje dhe me shpirt”te ngrire”.
Kane thene te tjere,s’e them une
“Miku i mire,me shoke shume”
Me nje dore jep,me tjetren merr
Zoti dyfish,ja ben c’ka nxjerr.
Ne cdo epoke a kohe te lashte
Nuk jane,te gjithe njesoj or mik
“Fjale te bukura,guret ne traste”
Ne “shqelm” te gjuan,per nje ciflik.
Ne mes te mikut e “pazarit”
Kush e zgjodhi, kete te dytin
Ne jete ,nuk ja sheh hajrin
S’di nga i vjen,por ja zen fytin.
I pabesi,afron shume…
Fjale te embla e te bukura
Eshte pervoje e jetes,te “hedh” ne lume
Nga njerez te tille,s’kem dite te lumtura.
Be rrejshmi eshte i pafytyre
As nuk ka dinjitet…
Diten qan,per mua,per ty…
E naten po ai …na vret.
Mikun e mire,ne te keq ,e njeh..
Te jep doren,te behet krah
C’ka ben per te tjere,nuk sheh
Shpesh here, del i afert si vella.
Miq te mire ,akoma, ka
Eshte fat,me i takue
Miqesi e mire,eshte “parajse”
Kudo qofte,ne skaj te dunjase…!

P.Prendi 08.06.2021 Itali

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.