Drejt vendit tim të bekuar
Aty ku marr frymë thellë
Me mjergull ditën filluar
E do shëlqejë pastaj diell.
E do bëhem si sorkadhe
Të vrapoj sikur flutur
Me ju Shoqata Shqiptare
Do kalojmë patjetër bukur!
.
Do ndaj vargjet me miqësi
Interpretimi juej ,vlerë u shton
Ndaj më prit Shqipëri
IDrejt jush ,jam në avion.
Kudo ne bote ,ku ka shqiptare
Kenge e feste ,per ty SHQIPERI
Valevitet flamuri kombetar…
Ngjyre e bukur ,kuq e zi.
“”””””””””””””””””””””””””””
Mark Simoni

Shënime rreth librit “Not në ujra të turbullta” të poetes Prena Prendi, botim i Shtëpisë Botuese MUZGU
Që në librin e saj të parë “Udha e ëndërrave”, poetja Prena Prendi i dha sinjale lexuesit se misioni i saj poetik nuk do të mjaftohet vetëm me një libër, por trajektorja e udhës së saj letrare do të jetë e gjatë, mbasi kjo autore ka shumë për të thënë, shumë ndjesi për t’i shpallur para opinionit letrar, plot
materie letrare për të shkruar, misione të tëra për të realizuar. Destini i saj poetik do te jetë i largët.
Edhe me këta tre librat e deri tanishëm të Prena Prendit, lexuesi e ka të mundshme të përfytyrojë parabolën e udhës së kësaj autoreje, mbasi nëpër faqet letrare të këtyre teksteve dallohen energjitë e forta, temat e misioneve të rëndësishme, shqetsimet
universal, dhimbjet e mëdha, që kurrësesi nuk mund të mbyllen dhe të kryhen me një libër të vetëm, me një jehonë fillikate, por duan kohë, hapsirë, rezistencë, qëndrushmëri.
Tektonika e trupit dhe e ndërgjegjes së kësaj
autoreve, shugullon nga brenda, mall e halle,
dhimbje dhe brenga, edhe ngjarje të thekshme edhe gëzime të forta. Poezia e saj jo rrallë i drejtohet opinionit për sëmundjet e forta që ka shoqëria, defektet që duhen rregulluar. Dhe këto poezi i japin P. Prendit dhe poezive të saj tisin e misionares, të njeriut që ka shqetësime të përbotshme dhe vihet në shërbim për të rregulluar sa të mundet në zemrekun e gjërave që kësaj bote i shkojnë keq.
Përdorimi i një fjalori të thjeshtë dhe komunikativ për të gjitha shtresat e lexuesve, është i qëllimshëm nga autorja, mbasi vetëm kështu poezia do të shkojë tek të gjithë, do ta kryej misionin për të cilën është shkruar dhe është nisur, dhe nuk mbetet në guackën e hermetikës.
Gama e temave të këtij libri është shumë kozmike, që nga mikrokozmosi i gjërave dhe halleve të vogla e të përditshme, e deri tek makrokozmosi i tramundanave,
ngjarjeve tronditëse, mësimeve të mëdha universal dhe të përbotshme. Uni poetik i Prena Prendit është në syrin e ciklonit të këtyre ngjarjeve, përherë duke ngritur zërin e saj
njerëzor, dhe duke i drejtuar gishtin akuzues zullumqarëve që i sjellin njerëzimit kaq shumë plagë, halle dhe telashe.
Poetja me vargjet dhe ndjesitë e saj futet nën lëkurën e të gjitha grave të lënduara, të puntoreve të emigracionit, të
zonjave që duhet të marrin në dorë fatet, të motrave që u janë dëmtuar familjarët, të vajzave që i merr malli për
prindrit dhe vendlindjen, të nënave që mëkojnë fëmijët me dashuri dhe niprit me bekime. Prena Prendi e dërgon spektrin e vargut të saj kudo, me syrin e saj vëzhgues e
të vemendshëm sheh ccdo hall e dhimbje, ndërsa trupi i saj poetik, nuk është gjë tjetër veccse një antenë shumë e
ndjeshme që fërgëllon nga sinjalet dhe lajmet e temave të forta, që me patjetër kjo grua misionare duhet ti kthejë në vargje poetike.
Umberto Eco, si dhe disa studiues të Metaletërsisë kanë arritur në konkluzionin se autorët nuk mund të ikin dot përfundimisht nga ndikimi i drejtpërdrejtë
apo i tërthortë i arealit dhe abitatit në të cilët janë rritur, “Në ndërgjegjen e tyre krijuese dallohet dhe ndjehet relievi i gjeografisë së jetës së tyre.”
Prena Prendi është rritur në disa kodra të buta
të Kodër Rrëshenit, që shullahen në diell, që
prodhojnë të gjitha frutat e botës, që përherë bari i tyre rrezëllit nga vesa, që ka njerëz të mbushur me dashuri, respekt dhe zotnillek. Ndaj tek Prena Prendi ka shumë dashuri për njerëzit, dhimbje të lehta, mall për vendlindjen, aq sa ka dhe nerv, qëndrim korrekt dhe të ashpër, karakter të fortë, revoltë të pakompromis sepse kjo Autore vjen
nga një fis me profil karakterial solid, me njerëz të drejtpërdrejtë, që e masin fortë fjalën dhe nuk e thonë lehtë, por kur e thonë ajo zë vend si një vragë drejtësie. Prena Prendi vjen nga një prej fiseve më në zë të Mirditës, një prej krahinave më dinjitoze në raport me rregullat, trimëritë, heroikën e saj. Vjen
nga Melyshët e famshëm. Ndaj në poezinë e Prena Prendit ka dhe konseguencë, krenari dhe stoicizëm.
Kjo autore ka për të thënë shumë, ka për të vargëzuar botën e saj të pafund edhe në të ardhmen, ndaj e urojmë dhe besojmë që do tia dalë në shtegtimin e saj, në relievin e bukur dhe plot rreziqe të letërsisë!