Përshëndetje për ju …!
Para jush përulem
Rrafsh dua të ulem
Nga gëzimi ,të dehem
Për ju ,me ju të rrëfehem.
U falenderoj me zemër
Të gjithë emër për emër,
e kam të pa mundur
Sa më bëtë të lumtur.
Faleminderit Jehona Shqiptare për dashurinë e jehonën që jepni,për vlerësimin tuej .
Do të ngelet në memorjen time për sa jetë të kem atmosfera festime në Shoqatën Jehona Shqiptare e datës 8 dhjetor 2022 e për të cilën falenderoj përzemërsisht drejtuesen e saj z.Zamira Korance ,miken time Anila Kodra e gjithë stafin e kësaj Shoqate.
Prezenza e Mretëreshës Shqiptare “Nderi i Kombit”z.Margarita Xhepa ishte emocioni i parë sa hyra,që as në ëndërr se kisha parë e për orë afër saj ishte magji për mua.
Faleminderit ikona jonë shqiptare që jo vetëm në katër poezitë e mija që interpretuat ,por edhe ato që miq të tjerë poetë zgjodhen vetë e recituan ,çdo varg e ndoqët me vëmendje e duke u pasur afër dëgjoja e shihja pohimet tuaja e citoje mesazhet e tyre,plagën e emigracionit e të tjera çështje sociale.
Mirënjohje pafund për vlerësimin tuej e nderuar!Flm dhe motrës juej për prezencën .
Miq poetë ,të ardhur nga larg e afër ishte e pa imagjinueshme” e një relaks në shpirtin tim prezenca juej .
Dua t’u falenderoj pafund të gjithëve e do më fali ndokush që mund të kem harrue emrin.
Prof z.Namik Selmani,redaktor i librave të mij që më nderoi jo vetëm me prezencën e që se prisja por dhe me fjalën e tij rreth penës e meje e që nderit të kombit z.Margarita Xhepa i la mbresa me pohimet e saj.
Prof.z.Mark Simoni drejtues i shtëpisë botuese Muzgu ku kam botuar 3 librat për të qenit prezent e përshkrimin e vargjeve dhe autores ku la mbresa të thella edhe te aktorja e madhe Margaritë ku shpesh herë pohonte e vlerësonte me “bravo”.
Z.Vullnet Sadiku president i ABC poetike Shkup që na nderuan me prezencën e tyre së bashku me dy poete zonjat Meri Mezini e Leme Ahmedi e cila edhe recitoi një poezi timen.
Për ju dr e poeteshë z.Eli Kanina që ishit prezent e folët gjatë duke njohur mua nëpërmjet vargjeve të interpretuara bukur ,kam falenderime pa fund.
E dashura prof,poeteshë e piktore ku prezenca ,interpretimi e piktura juej e portretit tim në pak minuta ,më la pa fjalë e respekt e mirënjohje për ju!
Bujana Malaj ,një poete e talentuar që jo vetëm kënaqësinë që ndjeva për njohjen ,në panel së bashku ,interpretimin por dhe te sofra në këngë.Mirënjohje e respekte mike.
Prof.Kozeta Zavalani ,u falenderoj që ishit pjesë e këtij eventi ku pë mua ishte kënaqësi njohja,interpretimi e dashuria që më dhe.
Prof.Dudiana Lela flm që i shtove gëzimit tim atë nurin tënd që trasmetoi dashuri e vlerësim në interpretimin e vargjeve të mija.Suksese e mirënjohje për ju.
Prof Teuta Biqaku që edhe pse për herë të parë u takuam ,me atë buzëqeshje e që më shoqërove në këngë e në valle ,mu duk se u njifja nje jetë të tërë e falenderime të përzemërta mike.
Mike poete që ishin prezent Afërdita Vela u faleminderit.Flm patriotja ime ,poete e talentuar Margarita Nikolli Bardhi që jo vetëm me prezencën suprizë por me interpretimin e vlerësimin dinjitoz ndaj meje,e paraqitur bile si motër.Sa nevojë kemi për njerëz të tillë pa ambizie të këqija në shpirt.Mbarësi paç në jetë e dashur.Vlerat tua ke shtue më shumë se të mijat.
Mrika Përgega u falenderoj për rrugën nga Rrësheni për të qenë prezent e për çdo koment tëndin nga dita kur kapa penën.
Mariana Suli Brozi ,dua tu falenderoj me përulje për gjithë emocionin që më ke dhënë që një vit më parë .Edhe pse jemi rreshense nuk njiheshim ndaj vlerësimi yt ka qenë një mbështetje e fortë për mua shpirtërisht.Suksese në detyrën tuej fisnike e nderuar!Flm edhe mikes suej Ana Karajani për prezencën.
Flm Lisjana e Lean që shijova vallen e këngën me ju e u uroj suksese në rrugën e bukur të artit.
Flm menaxherja e Jehona Shqiptare Emrije Hoxha.
Flm dy motrat binjake me aftësi të kufizuar për prezencën.
Jam e bindur që ka dhe të tjerë që ishin prezent por s’kam mund tu njoh si emra por falenderimet për ju janë njësoj e më falni për mos citimin (në emër).
Faleminderime për ju :
Miket e mija gjimnaziste që nuk më kanë lënë kurrë ,më keni përkrah edhe pa shkruar asnjë fjalë ,në sa halle e gëzime kam pasë e nuk mu ndanë as në këtë event.
Mësuesja ime Drane Cara,njëkohësisht mike.Jo nga rëndesia u lashë në fund po ju më dukeni më të mijat pasi u rrita me ju.
Në çdo përkrahje e koment që jo vetëm më ke vlerësue por zbukurue vargun tim me poezi tuat e ke kompletue e ndrit.Flm për prezencën e fjalën tuej në mbështetje e vlerësim.
Jolanda Lleshi dua të të falenderoj që ishe prezent në këtë ditë të veçantë ,siç ke qenë gjithmonë me komentet super të gjata e në mbështjetje për mua.Respekte për gjithë jetën e dashur.
Marije Nikolli Deda flm shoqe për prezencën e përkrahjen gjithmonë.
Liza Lleshi të falenderoj për ardhjen e fjalën tënde atë ditë si shenj respekti .Shëndet e mbarësi u uroj .
Në fund një falenderim për kushërirën time Vitore Tusha Prenga që më zbukuroi gjithçka me prezencën ,buzëqeshjen ,vallëzimin ,fotot e bukura ku e “xhelozova”.Flm motrushe.
Flm vëllai im Gjetë me djalin Klesi,pasi jeni dashuria e mbështetja ime .
Flm motra ime Marije me vajzën Ardita ku dashurinë e kemi në deje e prezenca juej më dha forcë e kënaqësi!
Faleminderit edhe ju miqësi që për arësye transporti pasi orari ishte vonë e ditë dimri nuk keni pasë mundësi të ishit prezent por shpirti e dëshira juej ka qenë me ne te Jehona .

Falenderoj dhe Zotin që mbajti dhe koha si ditë vere e shijuam në detaje deri në fund festën e promovimit të 3 librave të mij që me kushtet e kohën në emigracion për mua janë shumë arritje.
Mirënjohje për të gjithë!
foto me të gjithë gjeni në postimin e Jehona Shqiptare edhe në faqen time.