11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Prena Prendi

FUND VITI

Pa kuptue ikën një vit
Fundin ka,po numëron ditë
Një më pak në jetën tonë
Sikur pema,një frut lëshon.
Më e “varfër” duket pema
Fillojnë gjethet e zveniten
Duam ,s’duam ,t’shkrueme e kena
Pa u ndi ,na ikin vitet.
E gjithë jeta ,është llogari
I përshtatemi si t’na vijë
Kush punon ,frutin e merr
Ndryshe është kush gjumin zgjedh.
Hesap bëjmë plus-minuset
Pa harrue kurrë dhe huqet
Kush e len punën për nesër
Vitin tjetër ,u uroj kthesën.
Ikën viti pa kuptue
Më i gjatë për të sëmurë
Fundos xhepat me u shërue
Mos e paçi atë fat ,më kurrë!
Ish ky vit që po lejmë pas
Jo gjithkund pa vështirësi
Pandemi e luftra në masë
Më i mbarë ardhtë viti i ri.
Vitin tjetër kemi zgjedhje
Lut’na Zotit mos t’ketë vjedhje
Të jenë të lira si meritojmë
Gjithsecili të votojmë.
Mjaft na ndanë si t’nënës e njerkës
Të gjithë njësoj ,para të vërtetës
Para ligjit ,barabar
Sipas fajit ,dënim me marrë.
Qofshin të këqijat të kaluara
T’i groposim përgjithmonë
Ditët qofshin të bekuara
Shëndet e Paqë të gëzojmë!
P.Prendi Dhjetor 2022 Firenze

PORTRET
Në sytë e tu pashë shkëlqimin
Me vetulla të ngrysura,zemërimin
Kuptova dashuri në buzëqeshje
Gjithashtu dhe mërzinë në heshtje.
Me sjelljen tënde ,nuhata xhelozi
Në suksesin e tjetrit ,shpirti t’u err
Me ambiciet tua rënkon e shfry
Jep dashuri…! Veç vdekja merr.
Formë rrotulluese ,globi ka
Stacioni i bie ,ndalon dhe te ti
Në shpirt e zemër kush është fukara
Zbraztësinë e brendshme,e tregojnë sy.
Gjumi të treti ,s’të mbyllen qerpikë
Fatin gjithkujt ,Zoti ja jep
Vetja në qef tepër ,keq ka rrëshqitë
Shpirtin e tij ,më së shumti godet.
Kur asgjë nuk humb,patjetër fiton
Krasit degët e thata të prodhojë pema
Bukurisë tënde nurin i shton
Hijeshi i jeç vargut,vlerë merr pena.
Në këtë fund viti due me urue
Barërat e këqija t’i shkulim nga bahçe
Një “kirurgji” në zemër ,gjakun t’filtrue
Vitin që vjen: Mirësi edhe Paqe!
P.Prendi Dhjetor 2022 Firenze

PORTRET
Në sytë e tu pashë shkëlqimin
Me vetulla të ngrysura,zemërimin
Kuptova dashuri në buzëqeshje
Gjithashtu dhe mërzinë në heshtje.
Me sjelljen tënde ,nuhata xhelozi
Në suksesin e tjetrit ,shpirti t’u err
Me ambiciet tua rënkon e shfry
Jep dashuri…! Veç vdekja merr.
Formë rrotulluese ,globi ka
Stacioni i bie ,ndalon dhe te ti
Në shpirt e zemër kush është fukara
Zbraztësinë e brendshme,e tregojnë sy.
Gjumi të treti ,s’të mbyllen qerpikë
Fatin gjithkujt ,Zoti ja jep
Vetja në qef tepër ,keq ka rrëshqitë
Shpirtin e tij ,më së shumti godet.
Kur asgjë nuk humb,patjetër fiton
Krasit degët e thata të prodhojë pema
Bukurisë tënde nurin i shton
Hijeshi i jeç vargut,vlerë merr pena.
Në këtë fund viti due me urue
Barërat e këqija t’i shkulim nga bahçe
Një “kirurgji” në zemër ,gjakun t’filtrue
Vitin që vjen: Mirësi edhe Paqe!
P.Prendi Dhjetor 2022 Firenze

LERMËNI
Lermëni u lutem lermëni
Të shijoj ca çaste të jetës
Në këtë fund viti të rrëfehemi
Të ndajmë të vërtetën prej gënjeshtrës.
Më lejoni të shkruaj një kartolinë
Babagjyshit si kurrë ndonjëherë
T‘i lutem të shtojë mes nesh dashurinë
Të na heqë nga shpirti vnerë.
Lodra nuk duam o babagjysh
Një fëmijë sot ka sa një qytet dikur
Na hiq shejtanin ,është ul këmbëkryq
Gjeje fillin e lumturisë,ka humb udhë.
Lermëni t’i them një sekret
Njerëzit kanë humb dinjitet,
për karrierë vëllanë e vret
Të lutem ,kthellohu mend’të.
Kam dhe diçka për të të thënë
Për dikë që gjumi më treti
Pasurinë kur e ka vënë
Më ka shkel e gjetkë më treti.
Babagjysh kurrë s’të jam përgjëruar
Sikurse këtë fund viti
Gjithkush ka emigruar
Nga malli iu përvëlue shpirti.
Të lutna na bëj derman
Të ligave flakën t’u vejmë
Gjithë bota anë e mbanë
Mirësi e Paqë të kenë.

P.Prendi dhjetor 2022 Firenze

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.