Gaz i madh na ka mbledh sot
Nga qerpiku del dhe nje pike lot
Te na falin miqte tane
Me Anisen porsi zane.


Asnjehere nuk e harrojme
Kete dite qe eshte ne tetor
Data dhjete eshte e njejta dite
Ne kete dite gjyshi i tij ka linde.
Tridhjete vite gezoi i gjori
Po ne tetor vdekja e mori
E la Enin shume te vogel
Nuk gezoi prinder,vella e moter
E la nusen shume te re
Krah i djathte u be per ne
Rriti djalin me dashuri
Me i miri nder shoqeri.
Zot i madh nuk na harroi
Enin tone e trashegoi
Mori nusen bash si drita
Nga familje me tradita
Nikolinin ta nderojme
E ditelindjen t’ja kujtojme
E Nikolen ta pagezoje
Mot per mot te mbreteroje.
Gjithe sa jemi gjak i tij
Thurim fjale me krenari
Te gjysherit ne Shqiperi
Sot me ty kujtojne rinine
E u vjen ne zemer gazi
Me i madh se vete Korabi
Te jehoje kenga dhe buzeqeshja
Det me vale te behet zemra
Shporte urimesh paska thurur
Porsi kenga me e bukur.