10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Prena Prendi

Mall per vendlindjen…atdheun…!Mund të jetë një imazh i 1 person, qiell dhe mal

Dua shume edhe kete here
Dy -tre vargje thjesht me shkrue
Per vendlindjen,si perhere
Jemi djeg e pervelue.
Shpesh here them, mendja gaboi
Nuk e dita ,pa provue
Se kurbeti na shkaterroi
Prind e gjak me u permallue.
Gabim them ,e hodha hapin
Me genjeu pasuri…
Asnjehere s’e ndala vrapin
Sikur jete kam dy a tri.
Zemra me con ,kudo ne Shqiperi
Nga Vermoshi,ne Konispol
Shkova ne Korce e ne malesi
Nga Saranda ne Kosove.
Afer shkova ,cdo shqiptari
Na lidh gjuhe ,na lidh tradite
Mall pa fund ,ka mergimtari
Mall kam shume per ty Mirdite!

P.Prendi 21.11.2021 Itali

“””””””””””””””””””””””””””

Nga Marjana Suli Brozi..Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze

Sot ne rubriken “Kuvendojme me grate e vajzat mirditore” ju sjell Prena Prendi

Prena na trego dicka rreth vetes.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kam lindur ne Koder Rreshen dhe jam e para e femijeve ne familjen e Dod Gjet Tusha (MELYSHI).
Nena ime ka punuar edukatore çerdhe ne fshat ndersa babai im revizor ne NT Rreshen.
Shkollen 8 vjecare e mbarova ne fshat dhe te mesmen ne Rreshen.ne mesime kam qene gjithmone shume mire por e drejta e studimit nuk mu dha ne ate kohe.
Punoja ne kooperative per tre vjet, isha e jam nje person qe mendoja se puna duhet te me jape te mirat materiale e asnjehere sduhet te jetoj me djersen e tjeter kujt.
U martova ne Rrubik dhe pa shkeputje nga puna mbarova shkollen ekonomike ne Shkoder, me besoni kisha deshire te madhe te studioja e studioja naten per ta mbaruar shkollen.
pas mbarimit te shkolles u emerova llogaritare arketare ne N B Rreshen.
Kjo dite ka qene dita me e bukur e jetes time.
Me vone ne vitin 2004 zgjodhem udhen e larget e te mundimshmr te kurbetit,e aktualisht jetoj ne Firenze ne Itali.
Kudo shkova neper bote
Nje Mirdite mora me vehte
Ca urime e amanete
Bash si fjongo mora Fanin
Mora tinguj ciftelie
Cep me cep mora vatanin
Dhe mikpritjen e malesise time.
Ne kurbet zbulova se jam atdhetare e flakte, kam kuptuar se zakonet tona i ruaj me shume dashuri,dhe nuk i nderroj me asnje zakon ne bote,dhe se dhe se malli per prinderit e mi per vendin per shoqerine e miqesine me bren cdo dite.
Kam tre femije dy vajza e nje djale e jam shume krenare per ta.
Jeta emigrim me filloj me zbulimin e nje tumori dhe jeta me ndryshoi menjehere, cdo gje qe kisha planifikuar mu nderpre ne mes ,shkolla qe doja te beja,endrrat pra dhe nje here tjeter mu nderprene endrrat.
Per fatin tim kjo gje ndodhi 16 vjet perpara e une jam ktu sot jam mire e falenderoj Zotin per kte.
Prena ti jeton ne Firenze,sa mungon Mirdita ne Firenze?
Mirdita mungon shume e cdo dite,edhe pse punoj e jetoj mire perseri shija eshte me e kendshme ne vendin tim.
Me besoni se kur kthehem nga Shqiperia mundohem te marr cdo gje ne menyre qe gjerat qe kam ne shtepi te kene lidhje me vendin tim……atje kam nene e babe kam shpirtin.
Me e cuditshmja eshte kur degjoj te flasin shqip hy ne muhabet me ta e i pyes nga jane , o kur me ka rastis te kem punetore shqiptare afer shtepise edhe byrek ju kam bere dhe jua kam ofruar ta hane, mendoj per nenat e tyre qe i kane larg.
Integrimi ne jeten e shoqerise italiane ka qene i lehte apo i veshtire?
Ne emigrim asgje nuk eshte e lehte ,por une edhe pse jam nenshtetase italiane ndjehem shqipare me kedo e kudo.
une punoj jetoj me punen qe une dhe familjaret e mi bejme,une jam nje qytetare e mire,pagauj taksat dhe rrespektoj te gjitha ligjet e rregullat.
Por jam Mirditore ne cdo moment.
Lidhja me poezine…
Letersia me ka pelqyer shume dhe me pelqente shume te studioja per Gjuhe Letersi por rrjedha e jetes mori tjeter drejtim.Vitin qe shkoj mora guxim dhe i mblodha poezite e mia ne nje liber.
Poezia e pare eshte per nenen e cils hap librin tim.
Poezia eshte shprehja e shpirtit tim.
Do me pelqente shume te lexoja nje poezi te krijuar nga ti nje poezi per grate e bukra mirditore, per forcen, per sakrificat, per nenat tona heroina.
Te them te drejten e kam menduar shpesh here nje poezi te tille por jam frenuar.sepse mendoj se per te shkruar per kto burrnesha duhet nje pene e madhe e jo pena modeste e imja.
por do mundohem ta provoj do te ve gjithe talentin tim e gjithe dashurine per ta krijuar nje poezi per nenat mirditore.
Prena ti je nje grua e zonja nje grua e forte e nje grua qe shpirti ka fjalet e tij e ne formen e poezise dhe i thote me gjithe forcen .
Te falenderoj nga zemra per kte rrefim te shkurter por shume interesant.
Ti me shkruajte shume gjera interesante por une zgjodha gjerat me te bukra e nuk preka disa pika te dobta sic jane humbja e vellait apo dhimbja e prinderve te tu per kte humbje.
Sot une deshirova qe ti te ulesh pas perfundimit te dites tende te gjate te punes dhe se bashku te kuvendonim per kte rrefim dhe besoj ja arritem qellimit dhe po e mbyllim me nje copez te poezise tende.
Vendi ku u linda e ka emrin Mirdite
Aty ndrin dielli me heret nder male
Eshte vendi ku gjen gjithe miresite
Atje rriten vajzat si shtojzovallet
Faleminderit PRENA PREND
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.