Gezuar festat….!
C’ka te thur,e shkruaj me pare
Per flamur e per liri
Derdhen gjakun per vatane
Plot njezet e tete mije.
Zemra nenash u thermuan…
Rrjedhen gjak e verbuan sy
Jeten e tyre qe flijuan
Krenohemi gjithe shqiptari.
Kuq e zi flamurin tone
E valevisim ,kudo jemi
Jem nje gjak e jem nje komb
Nje Shqiperi se bashku kemi.
O moj nena c’na ka gjete
Jem’ perca me shoqi shojne
E kane mendjen ,per pushtet
Gjakun djemeve,duen te mohojne.
Jemi plak,me historine
Ka dy data ,ne kalendar
Mos mohoni pavaresine
As clirimin tone kombetar.
Feston Vlora e Shqiperia
Per lirine qe sot gezojme
E bashkuar shqiptaria…
Gjithe me bukur te festojme!
P.Prendi nentor 2021 Itali