13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Prena Prendi

Solidaritet…Mund të jetë një imazh i 1 person dhe bar

Ah kjo fjale dhe ne gjume me nget
Prinderit e mij ,me kane “vaksinue”
Kush ka hall,nuk jam e qete
Me dhemb koka ,si me i ndihmue.
Qe e vogel ,e mbaj mend
E u plaka me thinja ne koke
Dere e shtepise,hapur eshte gjend
Ne nevoje ,per miq e shoke.
Solidar do te thote miresi
Me dhene doren ,ne nevoje
Se bashkimi eshte fuqi…
Sic eshte sot ,ka qene gjithmone.
O mor mik e moj mikeshe
Jep me njeren se merr me dy
Me mire te dish se sa te kesh
Me mire i varfer se zemerngri.
Bujari e kurrnaci,njelloj jane
Keshtu eshte thene qemoti
Te jemi me shpirt solidare
Sepse mire na e ben Zoti!

P.Prendi 04.12.2021 Itali

“””””””””””””””””””””””””””

Te isha femije…!
Sa doja te isha dhe nje here femije…
Ta filloja jeten nga e para…
Te luaja ne bore e ne shi…
Te me tregonte gjyshja perralla.
Shpesh them me mire me kandil
Te studioja me qef e lezet
Gjer naten vone ,por me deshire
Na “mbyti”e sotmja ,gjithe internet.
Doja te isha e vogel femije
Rrugen ta zgjidhja per mos me u rrezue
Nga zeroja te filloja perseri…
Mos te perserisja,cfare kam gabue.
E vogel ta prisja kete vit te ri …
T’i lutesha babagjyshit ,si dikur
Kete radhe na hiq pandemi
Na bllokuan maskat,buze edhe hunde.
Te lutesha o vit qe po vjen…
Stinet me radhe,te kene kuptim
Buzeqeshje na sjell,shprese e pranvere…
Ndryshoje per mire edhe njerezine!

P.Prendi 08.12.2021 Itali

“””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe lule

IRONIA…
Thjeshte e bute e me pambuk
Per ata,qe s’kane miresi
Do godas ndonje tek- tuk
Kujt ne qef,vetja i ka hy.
Per dembelin qe gjume don
Oren mban gjithmone dymbedhjete
Prej punetorit perfiton
Perdor mashen,mos me u djege.
Ironi por me lezet
Pa perdor ,eshte e veshtire
Per ndonjerin ne pushtet
Se per popullin s’duan ta dine.
Ironi e barcalete…
Kem’pa fund per ne mjekesi
E lejn’ tjetrin, lehte me vdeke
Nese ngrohte s’eshte xhepi i tij.
Pak shaka e te verteta
Iken vitet pa kuptue
Qesh e ngjesh,na iku jeta
Shkruajme vargje ,me u qetesue.
Por te tille nuk ka shume
Embel-embel po e themi
Ka te afte e jemi fatlume…
E me ta ,te ardhme kemi!

P.Prendi 06.12.2021 Itali

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.