
Mirditores…
Penen mbusha ,plot me boje
Nisa vargun me mall e perkushtim
Nenes e motres mirditore t’i kushtoj
Grua e veshtiresive,burrneshe e heroine.
Te zesh me goje,emrin mirditore
Ke thene bote,ke thene dunja…
Eshte e zgjuar,eshte punetore
Gjithe cilesite e mira ka.
Kthehem nder vite ,kujtoj me mall
Nenat tona,me djep ne shpine
Ne te zbardhur dita,me shat ne are
Pa u ankue e pa c’faq merzine.
Lodh e copetue gjithe diten e gjate
C’do gje drite me pasterti
Hapej dera pa pertese,ne mesnate
Trokiste shoqi a miku,per rast a vaki.
Vuajtjet nenave,t’u qajme …
Duhet te jete poet me fame
Meritojne per to,romane ne radhe
Per respekt po shkruaj ,thjeshte pak fjale.
Mirditorja eshte ,krejt mend
Toleron…ka yrz e njerezi
Nuk lejon ,me kembe me shkel
Ne bisht te luges t’jep uje me pi.
Mirditore eshte pak me thene
Lum kush fatin lidh me ty
Je si drite e je si hene
Je me e mira dashuri.
Je e bukur shtojzavalle
Shtatin gjate porsi selvi
Je per kenge e je valltare
Shpate e mprehte,per padrejtesi.
U uroj me te bardhen zemer
Kudo jeni ne bote shpernda
Mirditore ,kush mban kete emer
Shendet e te mira ,te ju me pa!
P.Prendi Itali
“””””””””””””””””””
Gabimi eshte mesim…!
Dy tre vargje,per fajin tim…
Nisem ne pune, si cdo here
E dime te gjithe se ne mergim
S’punon dot ,po s’je shofer.
Me dekada per bukuri
Tu punue nga mjesi ne darke
Gjithe shofere ,pleq e te ri
Po c’me gjeti mue te ngrate.
N’mes te rruges,fiket makina
Me njerez te mi jap “kushtrimin “
Mire qe s’ndodha ,ne rruge me shina
Me u ba nami…o bllokue qarkullimin.
Tu kerkue mend’t e krese
Disa vite tu nga makine
Ne mes rruges,ba pengese
As jelek,as sinjal ,frike dhe policine…
Pas nje jave ,shume me keq
Kesaj radhe ,tu kthye n’shtepi
Ktheva koken ,si per dreq
I rashe tjetrit,por pa fatkeqesi.
Makina ime cope e grime
Nje pesim,mesim ne jete
Kete mesazh ,per gjithe miqesine
Sa shpejt ,behet aksident…!
Me te mijtat e sekondit
Sapo hap e mbyll sy
Ish c’kujdesi ndaj timonit
Mund te mbysja dhe njeri.
Te hapim syte e shtojme kujdesin
Nje sekond ,mos neglizhojme
Jeten tjetrit ne mes i presim
Ne qafe marrim,vehten tone.
Do u lutem, o rini
Celular jo ne rrugetim…
Gjithe vemendja mbi makine
Ky pesim ,qofte mesim….!
P.Prendi 14.12.2021 Itali