26.5 C
Tiranë
E shtunë, 30 Maj 2026

Prend Buzhala

ÇABIQI (DHE PRISHTINA) HUMBIN EDHE NJË NJERI TË VLERAVE, ELMI KRASNIQIN, (ndër themeluesit e spitalit të parë ushtarak të UÇK-së në Likoc)
Çabiqi (katundi im) humb edhe një njeri të dalluar të vlerave: ndërron jetë Elmi Krasniqi (Çabiq) ishte një vit më i ri se unë. Ishim shokë gjenerate për 12 vjet në fillore (Ujëmirë) e në gjimnaz (Klinë).Imazhi mund të përmbajë: 1 person, kostum
Është i afërm i famluujes së komandantit dëshmor, Mujë Krasniqit. Ka punuar, për një kohë të gjatë në spitalin e Prishtinës dhe jetoi në Prishtinë; edhe pse dekadave të fundit humbi shikimin, ai punonte dhe vlerë mbi vlerë kishte ndihmën e komunikimin e tij për të tjerët.
1.
Elmiun po e veçoj për katër tipare që e kanë dalluar:
– njeri gazmor, me humor të natyrshëm, që i jepte sharm ndejës e bashkëbisedimit,
– komunikimi me të tjerët, spontan, i gatshëm për ta dhënë ndihmën e tij;
– njeri i guximshëm. Gjatë viteve ’80, kur isha i përndjekur politikisht, policia ndalonte jo pak njerëz që bisedonin a qëndronin për një kafe. Ai jo vetëm që nuk frikësohej, por merrte taksinë dhe “si zotni” (si shprehej ai), shkonim deri te vendi i caktuar (meqë policia më kishin ftuar në “një bisedë informative” në Prishtinë).
Ende pa arritur atje, në rrugë na ndalon policia, na legjitimon dhe kontrollon. E pyet Elmiun se ku punon: “Jam kryeshef në kompaninë MHFFFLQ (ia shtonte nja pesë gjashtë germa, çfarë i vinin në mend”). Polici: “S’po dukeni shefa as ti e as ky kolegu yt” ( e kishte fjalën për mua). “Kujdes, mos i jep vërejtje kryeshefit… Kryeshefat nuk janë mendjemëdhenj… “, ia kthen Elmiu, tregon një batutë aty për aty, policët mbajnë barkun në duar dhe na lirojnë.
Na priste një tjetër destinacion: ajo ftesa e “bisedës informative”. Mirëpo Elmiu nuk u nda prej meje. Ai erdhi deri te stacioni i policisë dhe qëndronte te dera. Nuk largohej, deri sa më liruan…
Herëve tjera e mbante një kravatë rezervë “për t’u dukur shef”! Këso momentesh janë të shumta dhe që pashlyeshme…
2.
Sot, me ndarjen nga jeta, bëhet i ditur edhe një fakt tejet i rëndësishëm për Kosovën; se ishte i gatshëm (edhe ashtu pa shikim) të ndihmonte për çështjen e madhe, mjafton të lexohet edhe lajmi i sotëm nëpër mediat shqiptare: se ishte ndër themeluesit e Spitalit të parë ushtarak të UÇK-së në Likoc, duke ndihmuar me ilaçe e me veprimtari tjera.
Ai nuk mburrej as fliste për ato që ka bërë…
Lamtumirë, shoq!
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që e kanë njohur.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.