23.5 C
Tiranë
E hënë, 1 Qershor 2026

Prend Buzhala

KUJTESA E SË BUKURËS

(Tregim me pak fjalë)Imazhi mund të përmbajë: 1 person, jashtë

Sa herë i fanitet përpara takimi me atë vajzë, ia nis e pendohet.

E quante: kujtesa e së bukurës. Pendohet, sepse përfytyrimi dikur shndërrohet në pikturë surrealiste, të shpërqendruar, krejtësisht irracionale. Humb pamja e së bukurës. Ndjesitë trazohen, bëhen lëmsh. Humb kufiri midis ëndrrës dhe kujtesës, midis kllapisë dhe përhumbjes. S’ka më hapësirë për përhumbjen e tij, për humbjen e mendjes së tij rreth saj, s’ka më kufi në zhytjen e tij në thellësi. Nuk e dinte në e kishin mbërthyer kujtimet e rinisë apo është vetëm një hutim pa përcaktim, pa objekt, kuturu.

Dikur zë e i humb edhe vetëdija, meqë humb kuptimi i hapësirës. Në fakt, mbrëmë te ai iu duk se kishte qenë Veronika, e cila tani iu duk se erdhi përsëri, iu fanit se i erdhi te dera, se po trokiste për të hyrë brenda. Përsëri kllapuritja, një të folur ndër dhëmbë, me psherëtima e klithma të pakuptimta, përhumbja, përsëri mjegullimi i hapësirës, rrahjet e zemrës që shpejtohen. Priste përqafimin me të. Dera nuk po hapej. Tha: ta hap unë dhe t’i hidhem në përqafim. Ashtu, në atë vrull, kur e hapi, pa te dera një foto të moçme, të para shumë dekadash, që e kishin zbehur motet dhe i kishin grisur cepat e saj.

(24 janar 2021)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.