21.2 C
Tiranë
E hënë, 8 Qershor 2026

Prend Buzhala

VDES PROFESOR BEQIR BEQIRI (1938 – 2021)May be an image of 3 njerëz, mjekër dhe E brendshme
Ai ishte profesori ynë i gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë, i gjeneratës së parë (1968/69), ku jepte Gjuhën e letërsinë shqipe. Mandej ka qenë drejtor i këtij gjimnazi (më ra ta kem edhe profesor, edhe drejtor, kur u pranova në punë, në gjimnaz).
1.
Gjimnazistët e mbajnë në mend si mësimdhënës që me këmbëngulje kërkonte leximin e veprave letrare, e pa këtë lexim, gjimnazistët nuk mund as të ëndërronin të kishin notë kaluese. E mbajnë në mend që kërkonte shumë poezi të autorëve tanë të traditës për t’i mësuar përmendësh. Kur vinte në klasë, e niste me një humor orën e mësimit, mandej shpjegonte me seriozitetin më të madh.
Sado që kishim momente mospajtimi, prapë se prapë kjo ishte në të mirë të bashkëpunimit dhe ky bashkëpunim, personalisht, nuk më ka munguar me këtë profesor (mbaj mend, kur, festonim kurrë as fyerjen më të vogël e as dhunën nuk e ka përdorë ndaj ndonjë nxënësi.
Vitin e parë të hapjes së gjimnazit, përgatitëm, së bashku me këtë profesor, nj. recital dramatik, veshur me rroba kombëtare). Një bashkëpunim që vazhdoi me orët letrare, me bisedat rreth veprave letrare.
2.
Kur ishte drejtor, vinte në Kijevë, së bashku me këshilltarët pedagogjikë. Erdhën në disa orë të mia të hospitonin, me këshilltarin Beki Kurti. Kur i kërkuan planprogramet, ua prezantova jo vetëm ato vjetore e mujore, por edhe javore, edhe plankonspektet ditore, edhe planet për aktivitete të lira, edhe për mësimin shtesë e mësimin plotësues. Dhe shumë shënime tjera.
Kur vjen raporti nga Enti pedagogjik, ata më shpallën me titullin PROFESOR I DALLUAR. Vetë Bekiu me drejtorin erdhën, e profesor Beqiri, me mburrje të ligjshme thoshte: “Është nxënës imi.” Dhe ishte edhe titulli tjetër që mu dha: profesor i dalluar i rajonit të Dukagjinit (ku vepronte Enti pedagogjik i Pejës). “E ndiejmë veten mirë me këto rezultate”, u shpreh drejtori.
Këtë formulë (“është nxënës imi”), e tha edhe në takimin para më shumës e një dekade në Pejë, më 2007, në një manifestim kulturor, ku jetonte, meqë ishte nga Peja), kur ia dhashë disa botime të mijat dhuratë. Iu ndrit fytyra dhe u thoshte miqve afër nesh: “Është nxënës imi”.
Dhe shpesh, kur kishim bashkëpunim kulturor me Pejën, na vinte e na vizitonte… E ndiente veten pjesë të Klinës.
3.
Mikel Gojani, në librin e tij kushtuar Frrok Gojanit, ka edhe një Dejklarat a shënim nga profesor Beqiri për profesor Frrokun. Ndfër të tjera, shkruan:
“Unë dhe Murat Gorani jemi punësuar në SHF ‘Vuk Karaxhiqi’, tash ‘Ismet Rraci’ në Klinë, më 1 shtator 1963 dhe atëherë aty punonin me Normale vetëm Gjergj Skeli dhe Avdyl Demaj. Dëshira e të rinjve për të mësuar ishte e madhe, por kushtet ishin të vështira. Nxënësit udhëtonin nga fshatra të largëta, por vullneti për dije ishte i madh. Gjendja ekonomike ishte e dobët, por dëshira për mësim i mposhti të gjitha këto pengesa. Gjimnazi në Klinë u hap më 1968, si paralele e ndarë e gjimnazit ‘11 Maji’ në Pejë, për t’u pavarësuar si gjimnazi “Luigj Gurakuqi” në Klinë.
Në fillim ishin pesë paralele (katër në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbokroate), të cilat mësonin pasdite në lokalet e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”.
Nxënësit vinin nga komunat dhe fshatrat përreth dhe gati të gjithë udhëtonin këmbë, sepse autobusë nuk kishte e orari i qarkullimit të trenit nuk u përshtatej.
Atëherë në Klinë jetonin vetëm tri familje shqiptarë: Palucajt, Nocajt dhe Palushajt.
Kur Kjeva u nda nga Malisheva ajo iu bashkëngjit Klinës, por edhe atje u hapën paralelet e ndara të gjimnazit “Luigj Guakuqi”.
Frrok Gojani u caktua si përgjegjës i këtyre paraleleve dhe unë atë e njihja nga vitet e pesëdhjeta.”
Për mua, kur po e bëj këtë shënim, me rëndësi është ta ruajmë kujtimin e mirë për pedagogun.
Ai më shumë ishte i Klinës se sa i Pejës.
Dhe ai e ka hisen e vet të historisë në arsimin shqip në komunën e Klinës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Ngushëllime të afërmve, kolegëve dhe atyre që e kanë njohur!
Pushfoftë paqe!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.