4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Prend BUZHALA:

KUJTESË SHKRIMESH (3)

Në 30-vjetorin e rënies dëshmorë të vëllezërve Simon e Shtjefën Dushi nga Deja e Klinës. Shkrimi i parë, për këta dy rënë dëshmorë, ka qenë një përkujtimore te revista “TRIBUNA” nr 2 (janar 1992) e Forumit të Intelektualëve Shqiptarë “Luigj Gurakuqi” të Klinës. Ishte revistë e shaptilografuar. Në një shkrim të përbashkët për me nëbntitullin “Të martirizuarit tanë” e me titullin “Të japësh jetën për lirinë”, të asutorit Mikel Gojani, përkujtoheshin Jetullah Desku, Simon e Shtjefën Dudhi dhe Ali R. Berisha.

Pas luftës, në përvjetprin e të rënëve, përgatita një shkrim përkujtimor për këta dy të rënë që u botua te gazeta “Rilindja” e datës 14 shtator 2001. Ishte shkrimi i parë sadopak i plotë që u dedikohej këtyre dy të rënëve.

============
RILINDJA
E PREMTE, 14 SHTATOR 2001
HOMAZH PËR VËLLEZËRIT DËSHMORË SIMON DUSHI E SHTJEFËN DUSffl, NË 11 VJETORIN E RËNIES
Lule gjaku për lirinë e Kosovës
Vëllezërit Simon Dushi (1958-1990) e Shtjefën Dushi (1964-1990), nga fshati Dejë i komunës së Klinës, ranë në përleshje me armë me policinë serbe, më 13 shtator 1990, duke e vulosur me gjakun e tyre Kushtetutën e Kaçanikut e lirinë e Kosovës
Shtatori i vitit 1990 në Kosovë shpërtheu me tensione të shumta të ngjarjeve që i dhanë vulën dekadës që erdhi pas. Protestat për arsim, shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut, vrasjet në komunën e Podujevës e të Klinës, emra të rinj martirësh. Regjimi militarist scrb, i tërbuar tej mase, për shkak të ngjarjeve që po ndodhnin, të shprehura atëbotë përmes një kryengritjeje paqësore, vazhdoi ta intensifikojë dhunën e terrorin edhe me vrasje e konfrontime të hapëta.
Ranë kur u shpall Kushtetuta e Kaçanikut
E tillë ishte edhe ajo ditë e 13 shtatorit të vitit 1990, në afërsi të Klinës. Patrulla të shumta të milicisë serbe ishin vënë në lëvizje. Njëra ndërto gjendej rreth tri kilometra larg Klinës, afër fshatit Grabanicë. Ishin vëllezërit Simon e Shtjefën Dushi, të cilët po ktheheshin nga Zvicra ku kishin shkuar të punonin, por edhe të strehoheshin, sepse soldateska serbe i ndiqte hap pas hapi. Nëna u kishte dërguar telegram se ishte e sëmurë.
Mezi priste Nënë Prena që t’i shihte edhe njëherë djemtë, sepse, jo vetëm sëmundja, jo vetëm mërzia për djemtë, po edhe vizitat e shpeshta policore, bastisjet e egra të saj, e kishin bërë të vetën. Babai Jaku kishte vdekur që më 1981, kurse për të pesë djemtë kujdesej nëna Prenë.
Më 13 shtator arrijnë afër fshatit të tyre ,Dejës, përballë fshatit Grabanicë. Patrulla e milicisë serbe u kishte rënë në gjurmë, i ndalin dhe i legjitimojnë.
Më 13 shtator arrijnë afër fshatit të tyre, Dejës, përballë fshatit Grabanicë. Patrulla e milicisë serbe u kishte rënë në gjurmë, i ndalon dhe i legjitimon.
Në të vërtetë milicia i njihte mirë se kush ishin ata, si armiq të përbetuar, prandaj urdhërojnë që të dalin nga makina. Por të dy vëllezërit nuk dorëzohen. Vendosin të qëndrojnë. Luftë e pabarabartë. Komandanti serb i togës i urdhëron të shtijnë mbi ta. Automatikët serbë vjellin me tërbim mbi trupat e Simonit e të Shtjefanit. Fshatrat përreth tronditen. Djemtë kërkojnë pushkë… E kush t’u ofrojë pushkë? Zëri i tyre dëgjohej, por përgjigje nuk kishte. Ata bien, martirizohen për Kosovën. Kushtetuta e Kaçanikut vuloset edhe me gjakun e këtyre dy djemve.
Të nesërmen, më 14 shtator, forcat atdhetare organizojnë varrimin e dy të rënëve me nderime kombëtare. Ndonjëri i përpoq që ta zbehë gjakun e tyre të derdhur si dëshmi për Kosovën Nënë, ndërsa, Ndrecë Zeqiri (arsimtar nga ky fshat), tek ndahej për herë të fundit nga dy dëshmorët, thoshte:
– Populli do kësi trimash e kësi njerëzish. Populli njerëzit e ndershëm ata nuk i fyen, po i ruan në kujtesën e tij. Unë isha mësues i tyre dhe i kam njohur si djem të mirë e nxënës të mirë. E si mësues, me dhembjen për lirinë e këputur, po ndahem prej jush.
Kurse forcat serbe, anise vunë kudo postblloqe, nuk arritën ta ndalin popullin për të mos marrë pjesë në përcjelljen e fundit të dy vëllezërve.
Në lëvizjen kombëtare deri në rënie
Familja e Jak Dushit, e ardhur nga Doblibarja e Gjakovës, dallohej për burrërinë, mikpritjen dhe besën, siç thuhet me të drejtë në vëllimin “Gjaku i lirisë” (vëllimi II). Nënë Prena i kujton ato ngjarje, të përcjella brez pas brezi, kur më 1912 soldateska serbe digjte, lidhte njerëz në zinxhirë, kryente mizori të pafund. Serbët vranë patër Luigj Palajn, që po e kundërshtonte konvertimin e shqiptarëve katolikë në ortodoksë serbë. Savë Batarja vazhdonte të kryente mizori pas mizorie. Dëbimet dhe arratisjet i provoi edhe familja e Dushëve, që shpërngulet në Laç të Shqipërisë, mandej në Dugajevë e së fundi në Dejë të Klinës.
Simon Jak Dushi u lind më 1958 në Doblibare të Gjakovës, ku e kreu filloren, kurse shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Luigj Gurakuqi”, të Klinës. Kurse vëllau tjetër Shtjefën Jak Dushi, po ashtu u lind në Doblibare, më 1964. Të dy vëllezërit u dalluan gjatë viteve ’80 me veprime konkrete në Lëvizjen kombëtare. Sado që policia i burgoste me pretekste tjera, ata ndiqeshin edhe si armiq e “terroristë”. Kështu, siç rrëfen i burgosuri politik Haki Morina, së bashku në një dhomë ka qenë edhe Shtjefen Dushi, i cili iu është bashkangjitur të burgosurve politikë, jo vetëm me veprime konkrete, po edhe me bindje e qëndrime kombëtare.
Kështu, krijuesi Gjon Gjergjaj rrëfen:
– Siç dihet, gjatë viteve ’70, mbi fshatrat Dollc e Gremnik qëndronin parullat e regjimit “Tito- Partia”, që i kishte vënë me “aksione rinore” ish-. Lidhja e Rinisë Socialiste. Ato i pati hequr ish i burgosuri i njohur Metush Krasniqi. Ndërsa herën e dytë ato i hoqën vëllezërit Dushi.
Po ashtu gjatë viteve ‘80 këta dy vëllezër kanë shkruar parullat “Kosova Republikë” në shumë mese të Klinës. Ata kanë qenë në ballë të protestave të viteve 1988-1990, kur policia serbe vinte pengesa e kordonë për t’i ndaluar demonstruesit, ishin këta dy vëllezër që i çanin kordonët e mësynin përpara. Helikopterët fluturoin mbi kokat e demonstruesve. Kurse demonstruesit me flamuj e brohoritje, vinin nga të gjitha anët. Në protestat e marshimet për mbrojtjen e autonomisë, më 1988, në demonstratat e viteve 1989-1990, fluturonin helikopterë ushtarakë mbi kokat e demonstruesve. Kurse demonstruesit me flamuj e brohoritje, vinin nga të gjitha anët. Në protesta c marshimet për mbrojtjen e autonomisë, me 1988, në demonstratat e viteve 1989 e 1990, kudo i gjeje Simonin e Shtjefenin. Shpesh policia i rrethonte, për t’i arrestuar si “terroristë”, por ata e çanin rrethimin. Kudo ishte e pranishme policia federale. Miq e shokë të të rënëve, rrëfejnë se Simoni i Shtjefëni kërkonin eksploziv për ta çuar në ajër bazën ushtarake policore te “Nora”, afër Klinës.
Shtjefni në burg iu bashkëngjit edhe grevës së urisë së të burgosurve politikë, tregon Hakiu.
Duke qenë në dijeni për të gjitha këto, armiku nuk mundi t’ua falë dhe i vret në lulen e rinisë. Se çfarë urrejtjeje kishte armiku ndaj këtyre dy vëllezërve, vëllau Preni tregon:
– Edhe për së vdekuni ua shanin nënën shqiptare. Edhe për së vdekuri në trupat e tyre i zbrazën nga 40-50 fishekë.
Sot varret e tyre prehen së bashku me ato të dëshmorëve të UÇK-së në fshatin Zajm, pasi rivarrosen. Ata i mbetën besnikë betimit në burg, siç thotë Haki Morina se do të punojnë për Atdhe. Ranë në lulen e rinisë, por u shndërruan në lule gjaku për lirinë e Kosovës.
Prend BUZHALA
+2
Agron Dushi, Fetah Maliqi dhe 40 të tjerë
14 komente
Pëlqej

Komento
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.